HOTEL RESTORANT "EMBLEMA"
PETRELE, TIRANE, ALBANIA
0682184984 / 0692072059
NON STOP
24 ORE
0 vende aktive
Hotel Bar Restoran EMBLEMA Që prej vitit 2001, restorant Emblema ka mikpritur cdo ditë klientët e saj duke ofruar gatime tradicionale shqiptare dhe një kualitet të garantuar. Moto-ja jonë është cilësia, pastërtia dhe shërbimi. Këto të treja bashkë simbolizojnë Emblemë-n.
Tashmë me një vendodhje të re , në qytezën turistike të Petrelës ku behen bashkë monumente të periudhave të ndryshme historike, Emblema ndodhet vetëm 25 min larg me makinë nga qendra e Tiranës, 10 min nga qendra tregtare TEG dhe 60 min nga aeroporti “Nënë Tereza” Rinas Hoteli ynë ju ofron komoditetin e nevojshëm duke zgjedhur një nga 14 dhomat bashkë me fasilitetet e tyre. Me dhomën tonë familjare , të përshtatur për 3 persona, e pajisur me minibar , TV me ekran të sheshtë, vaskë me hidromasazh do gjeni rehatinë e dëshiruar.
Natyra e virgjër dhe peisazhi mahnitës që rrethon Emblemën do t’iu bëjnë të ndiheni si në një oaz magjik dhe relaksues, nëse zgjidhni të qëndroni në suitën tonë qe perbehet nga 3 dhoma dopje me ballkon , dhe një dhomë ndenje me oxhak per ditë të ftohta dimri. Disa nga sherbimet qe ju ofron hoteli janë : Wifi falas, parking falas, mëngjeset e përfshira në cmim, ajër të kondicionuar në cdo dhomë, peshqir të personalizuar etj.
Një ndër vlerat tona kryesore është sherbimi i ofruar nga stafi ynë , duke ju plotësuar cdo nevojë tuajën. Restoranti është i pajisur me një verandë ku mund te shijoni gatimet tona në ajrin e fresket e të pastër të Petrelës . Menyja e restorantit tonë është një kombinim i tradicionales, produkteve bio (të prodhuara nga vendasit) dhe një listim verërash të perzgjedhura. Në katin zero ndodhet gjithashtu një sallë ngrënie me oxhak po ashtu e një kantinë vere.
Ju mirepresim !
- HOTEL ( 14 Dhoma )
- BAR
- RESTORANT
- PRODUKTE BIO
- KANTINE VERE
- SALLE KONFERENCASH
- PARKING I GARANTUAR
- WIFI
RESTORANTI
HOTELI