___guida-udhetim-varke-sarande-logo

IONALB TRAVEL & TOURS

 Porti Detar Shëtitore, pranë zyrës së informacionit, SARANDE

 Godina e Terminalit të Pasagjerëve , SARANDE

 069 64 06 671  /  069 64 06 668    

 info@ionalb.com  

IonAlb Travel & Tours është një agjensi turistike me qendër në Qytetin e Sarandës. Misioni ynë është të sjellim më pranë jush një program të gjerë pushimesh, guidash, eventesh dhe dëfrimesh, duke ju garantuar një shërbim korrekt dhe cilësor, si dhe një larmishmëri zgjedhjesh.

ONHEZMUS  1 është e para anije turistike në stilin antik me flamur shqiptar në bregdetin jonian. Emri i saj vjen nga Onhezmi, emër i qytetit të Sarandës, daton që në lashtësi dhe rrjedh nga emri i një ere juglindore, e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet e anijeve, që përshkonin ujërat Joniane.

Ju Mirepresim ! 

“ONHEZMUS 1” organizon një tur ditor prej orës 10:00 deri në orën 17:00, i cili në varësi të kërkesës dhe kushteve klimaterike do të jetë: Sarandë-Gjiri i Pllakotoit ose Sarandë Gjiri i Batit, si dhe një shëtitje në mbrëmje prej orës 20:00 deri në orën 21:00

- Sarandë-Gjiri i Pllakotoit


  • 10:00- Nisja nga Moli pranë Zyrës së Informacionit “Globi”
  • 10:30- Ndalesë e shkurtër për të shijuar pamjen shkëmbore të Kepit të Qefalit
  • 10:45- Lundrim përgjatë Gjirit të Kakomesë dhe ndalesë në plazhin e Krorëzës për not
  • 13:00- Dreka për të gjithë ata që kanë rezervuar paketën e plotë
  • 14:00- Lundrim drejt Gjirit të Pllakotoit dhe ndalesë për not
  • 16:00- Lundrim drejt Sarandës
  • 17:00- Mbërritja në mol
- Sarandë- Gjiri i Batit
 
  • 10:00- Nisja nga moli pranë Zyrës së Informacionit “Globi”
  • 10:30- Ndalesë për not në plazhin e Pulëbardhave
  • 12:00- Lundrim përgjatë Ishujve të Ksamilit dhe ndalesë në Gjirin e Batit për not
  • 13:00- Dreka për të gjithë ata që kanë rezervuar paketën e plotë
  • 16:00- Lundrim drejt Sarandës
  • 17:00- Mbërritja në mol

- Bar Lundrues “ONHEZMUS 1”

Pas përfundimit të shëtitjes, anija “ONHEZMUS 1” funksionon si një bar lundrues. Ju do të keni mundësinë që në lëkundjet e lehta dhe flladin e freskët të detit të shijoni pije dhe koktejle të ndryshme deri në orët e para të mëngjesit.

- Mbrëmje në Gjirin e Sarandës

 

Onhezmus 1 - Saranda Daily Tours - Boat Tours Albania 2019

If you think your summer holidays are like dreams, on Onhezmus 1 they become real. Onhezmus 1, your daily pleasure. #onhezmus1 #bluelove 💙 #summer2019 #visitsaranda #visitalbania #yourdailypleasure

Posted by IonAlb Travel&Tours on Monday, April 15, 2019

ADRESA E ZYRES

200580382_212769057231154_6329569046000872769_n

ADRESA KU QENDRON ANIJA

197928455_2003599693130934_8093662371376095658_n

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.