EMANTE SHPK
AUTOSTRADA TIRANE-DURRES, MUCAJ, VORE
0672086666
E Hënë 08.00 - 17.00
E Martë 08.00 - 17.00
E Mërkurë 08.00 - 17.00
E Enjte 08.00 - 17.00
E Premte 08.00 - 17.00
E Shtunë 08.00 - 17.00
E Dielë pushim
Ne jemi Emante Manufacturing, kompani leader në fushën e prodhimit të paneleve sanduiç. Qëllimi ynë kryesor është arritja e standardeve më të larta të përsosmërisë. Të specializuar në prodhimin e paneleve sanduiç nëpërmjet teknologjisë e fundit, ne synojmë të sjellim produkte të besueshme që përmbushin më së miri kërkesat e investitorëve modernë dhe ekspertëve të industrisë. Vite të tëra ne ia kemi kushtuar hulumtimit dhe inkorporimit të teknologjisë së fjalës së fundit, kryesisht në ndërtimin e banesave publike dhe private. Emante kërkon të përqafojë teknika të suksesshme dhe efikase në mënyrë që më tej të ketë rezultat të punën e saj origjinale.
Që prej shkurtit të vitit 2006, Emante merret me tregtimin dhe import-eksportin e materialeve të ndërtimit, si panele sanduiç, profile metalike dhe plastike, përpunim llamarine, aksesorëve të ndryshëm për panele sanduiç dhe prodhimin e kontejnerëve. Me një kosto të ulët të shërbimit dhe të përkushtuar për të sjellë gjithmonë cilësi dhe saktësisë, ne finalizojmë çdo projekt duke përdorur produktet më të mira të disponueshme në treg. “Emante” sh.p.k synon të kryesojë në industrinë e prodhimit të paneleve, si dhe të zgjerojë më tej sipërmarrjet e saj financiare.
Në zemër të Mesdheut, Emante Panel ndodhet në bregdetin shqiptar të Adriatikut, vetëm 10 minuta me makinë nga porti i Durrësit. Ambientet e kompanisë, që zënë një sipërfaqe prej 30,000 metrash katrorë, janë të krijuara posaçërisht për prodhimin e paneleve sanduiç duke përdorur fletë çeliku të galvanizuar, të paralyera e të mbushura me poliuretani. Me anë të një teknologjie të avancuar, Emante Panel ka një kontribut të rëndësishëm në industrinë e materialeve të ndërtimit brenda dhe jashtë territoreve të Shqipërisë.