_klinike-gjinekologjike-ne-tirane

KLINIKA BYLYKBASHI

 RRUGA MINE PEZA, Pallati 256/3/3 (Perballe Politeknikumit Harry Fultz)

TIRANE


 069 95 09 448  /  04 225 7558    

 bylykbashi.clinic@gmail.com  

LABORATORI

E Hënë  - E Premte    

08.30 - 20.00

E Shtunë  

08.00 - 13.00

E Dielë           

pushim


 

VIZITAT

E Henë  - E premte   

08.30 - 12.30

16.00 - 20.00

E Shtunë  

08.00 - 13.00

E Dielë            

pushim

Klinika obstetrikale - gjinekologjike  "BYLYKBASHI ", lindi me 1997, si nevoje per nje perqasje te re me pacientet, ne pergjigjie te kerkesave qe ato parashtronin.

Objektivi yne primar, ka qene te gjenim zgjidhje per femrat qe n'a besonin shendetin e tyre, duke konsideruar secilen prej tyre, nje individ me karakteristika unike, e qe per rrjedhoje kerkonte nje zgjidhje unike.

Sot, klinika ka marre nje karakter me gjitheperfshires, duke vendosur ne fokus, mireqenien psikofizike te femres por edhe te ciftit.

Diapazoni i ekzaminimeve eshte shtrire ne perputhje me kerkesat bashkekohore , qe zhvillimi I teknologjise imponon. Aktualisht, prane nesh kryhen nje game e gjere ekzaminimesh ne fushen e obstetrikes, gjinekologjise, infertilitetit bashkeshortor, me aparatura te niveleve bashkekohore dhe protokolle te miratuara boterisht.

Ajo qe na ben unik, eshte eksperienca teoriko - praktike dhjetra vjecare e mjekeve qe kane punuar duke vene baza solide, e qe punojne aktualisht ne sherbimin Obstetrikal e Gjinekologjik, duke e cuar perpara vizionin e nje Klinike qe ne qender te saj ve KERKESAT INDIVIDUALE te cdo pacienti.

Ne jemi nje perpetum mobile qe gjeneron zhvillim ne gjithe aspektet; teknologji, pergatitje dhe vizion.

Aktualisht, klinika udhehiqet nga Dr.Shk.Mjekesore Ilir Bylykbashi dhe Ph.D. Edlira Bylykbashi, te specializuar ne fushen e obstetrike - gjinekologjise, dhe te trajnuar e specializuar jashte vendit, ne nendege te rendesive te vecanta si; ekografia obstetrikale, ekografia gjinekologjike, ekografia e gjirit, kolposkopia dhe patologjite cerviko - vaginale, kardiotokografia amtaro-fetale, disiplina, te cilat, praktikohen prane klinikes sone.

 

SHËRBIMI OBSTETRIKAL:
1-Depistim paraprak i shtatzanisë
  • Testet diagnostike hormonale(dozimi i BHCG) -Ekografia abdominale ose transvaginale
2-Ndjekja e shtatzanisë ne tremujorin e I
  • Protokollet e ndjekjes
  • Ekzaminimet bazë
  • Matja e Translucences nukale, (BiTestit, TripleTestit)
3-Ekografia morfologjike dhe ajo e rutinës
  • Ekografia 3D/4D (tre dhe katër dimensionale)
4-Depistimi i vuajtjes fetale nëpërmjet Fluksimetrisë Doppler dhe Kardiotokografie fetale
5-Kontrolli i gjoksit dhe organeve genitale pas lindjes në periudhën puerperale
 
SHËRBIMI GJINEKOLOGJIK:
 
1-Konsulta të rregullta gjinekologjike
2-Vizita të ndryshme gjinekologjike
3-Trajtim të çrregullimeve menstruale
4-Konsultim dhe ndjekje të problemeve të sterilitetit në cift.
  • Screening i gruas
  • Screening i burrit
5-Ekografi abdominale dhe transvaginale sipas rastit
6-Monitorizim i pjekjes së folikulit në kushte normale dhe pas stimulimit
7-Dozime hormonale, rutinë, infektive dhe markues tumoralë për patologji të ndryshme
8-Depistim i hershëm i patologjive të qafës së mitrës dhe vaginës
  • Kolposkopi
  • PapTest
  • Biopsi e kolumit nën pamjen kolposkopike
  • Diatermokoagulim të patologjive cervikale(DEK)
9- Keshillim për planifikim familjar
10-Keshillim dhe trajtim i grave në premenopauzë dhe në menopauzë
 
SHËRBIMI I LABORATORIT
 
1-Analiza të thjeshta (gjak komplet,urine komplet,sekrecione vaginale)
2-Analiza të ndryshme biokimike
3-Analiza hormonale për problemet obstetrikale, gjinekologjike dhe depistime hormonale si për tiroiden , pankreasin, mbiveshkoren etj.
4-Analiza markuesish tumorale për sferën genitale
5-Analiza infektive të sferës urogenitale (kulturë sekrecionesh, urokulturë, kulturë e qumështit të gjirit, spermokulturë dhe në rast nevoje të shoqëruara me antibiogramë)
6- Depistimi T.O.R.C.H
7-Depistimi i ureaplazma, mykoplazma, clamydia.
 
SHERBIME TE TJERA:
 
1-Konsulta të përgjithshme
2-Konsulta dermatologjike
3-Konsulta endokrinologjike
4-Konsulta dhe vizita kardiake
5-Ekzaminime radiologjike si :
  • Eko e gjirit
  • Eko e gjendrës Tiroide
  • Eko abdominale
  • Eko e vazave të gjakut
  • Eko e testeve

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.