_____________albanet-ferme-per-kopshte-shkolla-tirane

FERMA ALBANËT

 GROPAJ, PRUSH, TIRANË


 0697042007  /  0682013381

 info@fermaalbanet.com

HAPUR NGA 20 SHTATORI - 24 NËNTOR

E Hënë       08.00 - 15.00

E Martë      08.00 - 15.00

E Mërkurë  08.00 - 15.00

E Enjte       08.00 - 15.00

E Premte   08.00 - 15.00

E Shtunë    pushim

E Dielë       pushim 

Ferma Albanët, aty ku Edukimi bëhet Argëtim!

Ferma Albanët është mjedisi më i mirë edukativ, mësimor dhe argëtues që një institucion arsimor të lidhë njohuritë e marra në shkollë me vetë natyrën. Eshtë vëndi ku fëmijët ndërveprojnë me natyrën dhe mësojnë prej saj. Eshtë vendi ku familjet apo miqtë shkëputen nga zhurma dhe smogu duke kaluar kohë cilësore me fëmijët dhe njeri tjetrin. Këtu produktet organike vijnë nga parcela në tryezën tuaj. Gatimet tradicionale janë të bëra me shumë dashuri dhe përkushtim nga stafi ynë i palodhur.

Në fermë mund të vizitoni:

- Minimuzeun etnografik, i cili është vendi që ruan dhe promovon trashëgimine kulturore dhe tradicionale të një populli. Ky minimuze përfshin seksione të ndryshme, si veshje tradicionale, objekte arti, mjete pune dhe elemente të tjera që pasqyrojnë jetesën dhe zakonet e një komuniteti të caktuar.

- Kafshët (Shtëpia e kafshëve)

Në fermën tonë kemi një minikopësht zoologjik me kafshë të ndryshme si mace, qen, pula,  gjela, rosa, pata, poni, pallonjtë, lepujt, dhitë, kecat, delet, qingjat etj.

- Serën dhe parcelat e bimeve

Sera dhe parcelat me bimë i njeh fëmijët me llojin e bimës dhe i specifikon ato. Informon fëmijët mbi kushtet e nevojshme për rritjen e bimëve përfshire dritën, lagështinë, tipin e tokës. Përshkruan nevojat për përkujdesje si ujitja, plehërimi, dhe mbrojtja nga sëmundjet. Si dhe bën njohjen nga fëmijët të ngjyrave, aromave dhe format e bimëve

- Këndi i lojrave dhe rërës

Këndi i lojrave dhe rërës është një hapësirë e vecantë e dedikuar për argëtim dhe zhvillim të fëmijëve. Ky ambjent është i mbushur me lodra të ndryshme si fushën e gjelbërt, lisharëset, shtëpizat e vogla, kalimet zbritëse etj. Ky kënd është dizenjuar për të ofruar siguri duke i lejuar fëmijët të luajnë lirshëm dhe të ekplorojnë.

CFARË MUND TË BËNI NË FERMË?

Fëmijët në fermë mund të angazhohen në shumë aktivitete interesante dhe edukative.

Ja disa prej tyre: 

- Kujdesi për kafshët. Të ndihmojnë me ushqimin, pastrimin dhe kujdesin per to.

- Të mbjellin dhe të kujdesen për perimet dhe frutat duke mësuar për to.

- Vjeljen e perimeve dhe frutave të stinës

- Mbledhjen e vezëve

- Pregatitjen e biskotave, byrekun

- Pregatitja e sallatës

Aktivitetet konsistojnë në interaktivitetin e fëmijëve me natyrën, edukimin dhe zbavitjen e tyre. I ndihmon ata ta shohin botën që i rrethon me ngjyra. Ta duam mjedisin, natyrën dhe ta mbrojmë atë.

Ju mirëpresim për të zbuluar bukurinë dhe qetësinë e fermës Albanët. 

Për më tepër informacion ju ftojmë të na telefononi në 0697042007 dhe 0682013381

Vizita shkollore
 
- Aktivitete & projekte shkollore
 
- Organizime festive
 
- Restorant
 
- Vizitë në fermë
 
- Aktivitete në fermë
 
- Kënde lojrash
 
- Kamp veror

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.