Emri im është Olga! Adhuroj lulet, sidomos trëndafilat dhe sigurisht ngjyrën rozë. Kam studiuar mësuesi dhe ushtrova profesionin në Akademinë Pedagogjike të Gjirokastrës për shtatë vjet. Nuk e di nëse kam talent të lindur për të krijuar, por që nga momenti i parë që mbaj mënd veten time, më pëlqenin shumë lulet, kapelet, çantat dhe gjithmonë qëndroja e mahnitur përpara xhamave të vitrinave të dekoruara të dyqaneve. Vëzhgoja çdo detaj në ato dhe veçanërisht se si ndërthureshin ngjyrat me pëlhurat dhe modelet. Ndoshta një botë e re po lindte brenda meje që do ta zbuloja për pak kohë... Por le ta ndjekim fillin që nga fillimi ... Gjithçka filloi me .... “Kalimera”! Pastiçeria jonë familjare "Kalimera", një nga pastiçeritë më të mëdha në jug të Shqipërisë, ka qenë pikënisja e imagjinatës sime krijuese. Nxitja nga shumë klientë të dyqanit, kur isha duke bërë ndonjë bombonjere ,kur dekoroja vitrinat e dyqanit ose krijoja shportat e pijeve për festat, ishte mahnitëse. Unë shikoja se si klientët e mi i vlerësonin jashtëzakonisht krijimet e mia të vogla dhe kjo më bëri të inspirohem për ide edhe më të mëdha, për të krijuar gjëra të reja për tregun e Shqipërisë por edhe jasht saj. Në fakt, dashuria ime për krijimin ishte aq e madhe që unë lashë profesionin tim si mësuese dhe u përkushtova plotësisht në këtë fushë. Në fillim me hapa të ngadalta, por sezon në sezoni kisha një frymëzim të tillë për krijime të reja sa nuk më mjaftonte më ambienti i vogël që kisha në pastiçeri, por dëshiroja një ambient timin më të madh dhe më të rehatshëm për nuset e ardhshme që do të gjenin aty një parajsë për ditën më të bukur të jetës së tyre. Kështu në vitin 2009 inaugurova atelienë time me krijime të mrekullueshme martesore ku nuset e ardhshme mund të bënin zgjidhjet e tyre me ndihmën time. Ky ishte ambienti im personal për të krijuar, për të prezantuar, për të organizuar çdo detaj të dasmës të bashkëshortëve të ardhshëm. Por prapë ndjeja nevojën se diçka mungonte për të pasur një paketë më të kompletuar. Dyqani jonë ndodhet në Gjirokastër dhe duhet të gjeja zgjidhje për të sjellë nuset e ardhshme dhe nga vende të tjera të Shqipërisë në atelienë time. Në vitin 2011 prezantova në treg një gamë të gjerë me ftesa martesore të punuar në dorë , unike në llojin e tyre, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej kufijve të saj. Nuset e mia i adhuruan që nga momenti i parë, sepse ato ishin të veçanta,të punuara me materiale cilësore,të punuara totalish në dorë. Së bashku me ftesat stiluam dhe kombinuam bombobjerat në menërë qe të ishin set ,dhe perfeksionuam dhe pjesën tjetër të paketës së dasmës. Krijuam një paketë të plotë nga ftesa ,fustanet dhe cdo detaj tjetër që duhet për dasmën. Cilësia, përvoja shumëvjeçare, pasioni, përgjegjësia e kombinuar me dizajne të mrekullueshme, pëlhurat unike dhe krijimet e punuara në dorë tërhoqën vëmendjen nga shumë çifte të ardhshëm. Tashmë mirëpres në atelienë time nuse dhe çifte nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe së bashku me ta planifikojmë çdo detaj të dasmës së tyre. Në të vërtetë, modelet tona unike të punuara në dorë si dhe krijimet tona u pranuan dhe u mirëpritën edhe nga sallonet më të famshmet të nusërisë në Shqipëri. Në këtë mënyrë u krijua Wedding Planning Kalimera & Ηand made by Olga... Por sfidat nuk mbarojnë këtu, gjithmonë me dashuri për punën tonë, me përkushtim dhe dëshirë të pashterueshme për krijime të reja, Ηand made by Olga bëhet gjithmonë e më shumë një brand i famshëm nga vetë nuset që na besojnë ditën më të çmuar të jetës së tyre, dasmën e tyre. Ia besojnë stafit më profesional dhe me eksperience shumëvjeçare të Wedding Planning Kalimera për të realizuar në perfeksion çdo detaj, duke filluar me përzgjedhjen e fustanit së nuses, deri në ndezjen e qirinjve dhe në vendosjen e luleve në dhomë. Përfundimisht është bukur të krijosh dhe mbi të gjitha të të besojnë ! Dhe janë disa momente në jetën tonë që në të vërtetë dëshirojmë të jenë unike!