FABRIKE BULMETI NE SHQIPERI Fabrika e perpunimit te qumeshtit "SHAKA" e pozicionuar ne qytetin e Korces, e ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 1996 duke nisur si nje biznes i vogel familiar. Themelusit e kesaj kompanie te cilet dhane idene e krijimit te ketij biznesi e praktikuanne nje ndertese te vogel modeste, me nje siperfaqe prej 100 m vetem me angazhimin e pjesetareve te familjes. Ditet e para te punes filluan me nje sasi te vogel te lendes se pare (rreth 60l), sasi kjo e cila dita dites filloi te shtohet. Jo vetem sasia e qumshtit dhe produktet perfundimtare ishin ne ritje, me e rendesishmja ishte ritja e kerkeses , produktet kerkoheshin dhe pelqeheshin nga konsumatoret i cili ndihmoi dhe dha shtyse per nje zhvillim te kapacitetit te kesaj fabrike. Prodhoheshin djathra te bute, kryesisht djathe lope dhe djathra te forte si kaçkavall dele dhe kashër, te gjitha sipas tradites. Ne vitin 2000 filloi investimi i ri ne projektin ekzistues te sotem, ku siperfaqja perpunuese arriti 1500 m dhe parametrat hidrosanitare ishin te duhurat. Kapaciteti ditor i lendes se pare kaloi nga 5-6 ton ne dite ne 15-20 ton qumesht ne dite. Drejtimi i FABRIKES SE PERPUNIMIT TE QUMESHTIT SHAKA vazhdon te jete prodhimi i djathit te bardhe (lopes, dele, dhise), kaçkavalli i lopes dhe i deles dhe gjithashtu nenproduktet si gjalpi dhe gjiza. Ndersa vitet e fundit ne rruge indistruale mbi bazen e qumeshtit te lopes prodhohet dhe salca e kosit. Nje avantazh teper i madh per kete kompani eshte pasterizatori i qumeshtit me kapacitet perpunimi prej 3 ton qumesht/ore, pajisje e cila dhe impuls tjeter edhe ne drejtim te standartit dhe sasise perpunuese te cilat paten nje rritje. Me nje investim te ri ne vitin 2018 me pajise te teknologjise se fundit, dhe nje prodhim te automatizuar, sot kjo fabrike prodhon produkte shume cilesore te cilat jane te njohura ne te gjithe Shqiperine me marken tone SHAKA BOBOSHTICE. Fabrika qendrore eshte e lokalizuar ne qarkun e Korces, ne fshatin Boboshtice. Produktet SHAKA mund ti gjeni ne : - 2 pikat e shitjes ne qytetin e Korces - Tirane (ne linjen e supermarketeve BIG MARKET, HIPO MARKET, EURO MARKET, ECO MARKET, ANA MARKET dhe pika te tjera pakice) - Gjithashtu mund te gjeni produktet tona ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise si : Durres, Elbasan (ne dyqan pakice te vete kompanise) Sarande, Vlore, Shkoder, Fier, Pogradec. JU MIREPRESIM !