Dopeisazh është një biznes peizazhistik me bazë në Elbasan, i specializuar në dizajnimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme — kopshteve, oborreve dhe ambienteve dekorative. Themeluesi i biznesit është i pasionuar pas ambienteve të gjelbra dhe e ka mësuar teorinë dhe praktikën e gjelbërimit në Angli, ku ka punuar dhe shërbyer klientë anglezë dhe të huaj në Londër nga viti 2003 deri në 2009. Më pas ka vazhduar shkollimin në Tiranë, duke u kualifikuar me një Diplomë në fushën e Gjelbërimit. Me 18 vjet eksperiencë pune, stafi i Dope Isazh është i specializuar në të gjitha drejtimet për projektimin e një kopshti të thjeshtë në atë Modern/Peizazh, duke qenë i gatshëm të transformojë dhe dekorojë kopshte e lulishte të mëdha e të vogla, në mënyrë estetike dhe në kohë rekord.

Shërbimet:

  • Mbjellje pemësh dekorative dhe lulesh – mbjellje pemësh me forma të ndryshme dhe lule natyrale sezonale, të përshtatura me kopshtin ekzistues.

  • Ndërtim mure me tulle – ndërtim gardhesh/mureve ndarëse me blloqe, gurë etj.

  • Prerje dhe shkurtim pemësh – shërbim për pemë të rritura, të vjetruara ose të dëmtuara nga fatkeqësi natyrore (erë, stuhi).

  • Instalim tapeti bari natyral – transformim i menjëhershëm i kopshtit me instalimin e barit natyral.

  • Transformim kopshtesh – kalim nga kopsht i thjeshtë në atë modern, me dekorim imitim pllakash (me stampim), forma dhe ngjyra sipas zgjedhjes së klientit.

  • Arredim dhe dekorim i jashtëm – zbukurim ambientesh të jashtme, krijim ishujsh dekorativë ose mbjellje përgjatë murit rrethues.

  • Pastrim oborri/kopshti – shërbim pastrimi profesional për ata që nuk kanë kohë apo mjete.

  • Sisteme ujitjeje – instalim sistemesh ujitjeje me pop-up (spërkatës të fshehur/mbrojtur).

Kontakt: