RESTORANT NONA – GATIME TRADICIONALE DHE DREKA PËR VAKI NË TUFINË, TIRANË
Restorant Nona – Kuzhinë tradicionale me shije shtëpie dhe organizime dinjitoze për çdo rast!
Edhe pse si emër vjen si një nga hapësirat më të reja në kryeqytet, "Restorant Nona" mbart pas vetes një eksperiencë të pasur mbi 20-vjeçare në fushën e kulinarisë. I vendosur në Tufinë, në Rrugën Myslym Keta, restoranti ynë vjen me një vizion të ri, duke gërshetuar traditën e gatimit me një mjedis modern e të ngrohtë, të përshtatshëm për të gjitha stinët.
Në kuzhinën tonë të specializuar, çdo pjatë përgatitet me pasion, kreativitet dhe produkte tejet cilësore e të freskëta. Me një ambient të bollshëm dhe një staf të kualifikuar e mikpritës, ne jemi zgjedhja juaj e besuar jo vetëm për të kaluar një drekë të këndshme mes miqsh, por edhe për organizimin e ngjarjeve tuaja më të rëndësishme familjare apo periudhave të vështira të jetës, ku kërkohet përkushtim dhe respekt i plotë.
PRODUKTET DHE SHËRBIMET TONA:
- Gatime të shijshme tradicionale shqiptare dhe kuzhinë e pasur
- Shërbim i specializuar për dreka vaki (drekë mortore) dhe ceremoni përkujtimore
- Organizim i festave, gëzimeve familjare dhe eventeve të ndryshme private
- Menu të personalizuara me produkte të kontrolluara dhe tejet cilësore
- Ambient i bollshëm, i ngrohtë dhe i arreduar me shije
- Parkim i garantuar dhe i sigurt për të gjithë klientët
Misioni ynë është që përmes shijes dhe shërbimit korrekt t'ju qëndrojmë pranë në çdo moment. Ju mirëpresim!
Adresa: Rruga Myslym Keta, Tufinë, Tiranë
Tel: 0697739424