Paruke Profesionele - Floke te reja , pamje e re natyrale

Humbja e flokëve, një trajtim mjekësor ose thjesht dëshira për një pamje të re mund të ndryshojnë mënyrën si ndiheni. Paruke Profesionale është dyqani i specializuar për paruke profesionale në Shqipëri dhe Kosovë, ku çdo klient merr një zgjidhje të përshtatur për veten, me flokë natyral dhe pamje që nuk vihet re.

Kur Duhet Një Zgjidhje Flokësh?

  • Pas kimioterapisë: kur flokët humbasin gjatë trajtimit dhe duhet kujdes e diskrecion.

  • Në rast alopecie: kur rënia prek një zonë ose gjithë kokën.

  • Për floke të rënë: nga stresi, hormonet, trashëgimia apo sëmundjet.

  • Për një ndryshim luku: më shumë gjatësi, volum ose një ngjyrë e re, pa dëmtuar flokët tuaja.

Ejani në Dyqan ose Porosisni Online

Në dyqanin tonë në Astir, Tiranë, i provoni modelet nga afër dhe merrni këshillim personal. Nëse jeni larg, na shkruani në Instagram, zgjidhni modelin dhe ne e dërgojmë me porosi kudo në Shqipëri dhe Kosovë (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë e më tej), të paketuar me kujdes dhe diskrecion.

Nga Zgjedhja te Rezultati Final

Ju tregoni nevojën, ne sugjerojmë zgjidhjen më të përshtatshme mes parukës, toperit apo shtesave, dhe e përshtatim me formën e kokës dhe ngjyrën e flokëve tuaja, që rezultati të jetë krejtësisht i natyrshëm. Modelet i gjeni në seksionin e produkteve më poshtë.

Ndiqni modelet e reja në Instagram: @paruke_profesionale.