Mobileri Qehaja Tiranë: Mobilje Klasike dhe Neoklasike me Dizajn të Personalizuar

Një shtëpi e ngrohtë nis nga mobiljet që e bëjnë të ndihesh mirë çdo ditë. Në Mobileri Qehaja, në Tiranë, krijojmë mobilje që bashkojnë elegancën e klasikes me linjat e freskëta të stilit modern, për ambiente që duken bukur edhe pas viteve.

Kush jemi

Mobileri Qehaja është një kompleks mobilerie në Tiranë, i njohur për mobiljet klasike, neoklasike, moderne dhe bashkëkohore. Kemi mbi 25 vjet përvojë në treg dhe më shumë se 1.000 projekte të realizuara për shtëpi dhe ambiente të ndryshme. Çdo punim e nisim nga zgjedhja e materialeve dhe nga dizajni, me synimin që mobiljet të qëndrojnë në kohë dhe të përshtaten me stilin e klientit.

Çfarë ofrojmë

Realizojmë mobilje për dhomën e gjumit dhe dhomën e ditës, kuzhina klasike dhe moderne klasike, dyer druri të brendshme dhe dizenjime te plota te ambientit me një dizajn që ndjek ambientin dhe dëshirat e klientit. Ekipi ynë i arkitektëve është pranë teje në çdo hap.

Pse të na zgjidhni ne

- Mbi 25 vjet përvojë në prodhimin e mobiljeve

- Mbi 1.000 projekte të realizuara

- Stile të ndryshme: klasik, neoklasik, modern dhe bashkëkohor

- Materiale cilësore, me dru natyral dhe detaje të skalitura

- Arkitektë që të ndihmojnë të ta realizosh idenë

- Showroom dhe ambient pune që mund t'i vizitosh vetë

Vizito showroomin tonë në Tiranë

Na vizito në showroom dhe shiko materialet, ngjyrat dhe modelet para se të vendosësh. Mund të rezervosh edhe një takim me arkitektët tanë për projektin tënd ketu

Na kontakto

-Facebook

-Instagram

-YouTube

-Pinterest