Mobileri Besa: Mobilje te Dizenjuara me Porosi
Një shtëpi e mirë nis nga një mobilim që të përshtatet vërtet. Kur mobiljet bëhen sipas hapësirës tënde, çdo qoshe shfrytëzohet mirë dhe çdo detaj ka vendin e vet. Në Mobileri Besa, Shkodër, i japim formë ideve të klientëve, nga skica e parë deri te montimi në shtëpi.
Kush jemi
Mobileri Besa pjese e Besa Group realizon mobilim të personalizuar për shtëpi, apartamente, zyra dhe ambiente biznesi. Çdo projekt e nisim nga përmasat reale të ambientit, nga stili që dëshiron klienti dhe nga mënyra si do të përdoret hapësira çdo ditë.

Çfarë ofrojmë
Realizojmë mobilje me porosi për shtëpi dhe biznese: kuzhina dhe banaka, dhoma gjumi dhe garderoba, mobilje për sallone dhe zona ndenjeje, shkallë druri dhe dyer të brendshme e të jashtme. Çdo projekt ndiqet nga dizenjimi i personalizuar, prodhimi në punishten tonë dhe montimi. Mund të na vizitosh edhe në showroom për të parë punimet nga afër.
Pse të na zgjidhni ne
- Mobilje të bëra sipas përmasave të ambientit tënd, jo me dimensione standarde
- Dizenjim i personalizuar përpara realizimit
- Një partner për të gjithë procesin: ideja, prodhimi dhe montimi
- Vëmendje ndaj detajeve, materialeve dhe përfundimit
- Zgjidhje për shtëpi, zyra, hotele, bujtina dhe resorte
Si punojmë
1. Bisedojmë për idenë, stilin dhe përmasat e ambientit
2. Dizenjojmë projektin e personalizuar
3. Prodhojmë mobiljet sipas porosisë
4. I montojmë në ambientin tënd
Kontaktet
●Dyer : +355694294783
●Kuzhina-Elektroshtepiake-Mobilje-Divana : +355695679999
●Parket-Laminat-Shkalla Druri-Dyer Blinduar : +355692656378