Materiale Zeneli operon prej disa vitesh në tregun shqiptar, e specializuar në tregtimin me shumicë dhe pakicë të veglave të punës, materialeve elektrike, hidraulike dhe sistemeve të klimatizimit. Kompania tregton brande ndërkombëtare si Total, Ingco, Emtop, Tolsen, si dhe bashkëpunon me partnerë strategjikë si Albaelettrica (përfshirë linjën profesionale Milwaukee).
Materiale Zeneli ofron zgjidhje teknike të plota të shoqëruara me garanci zyrtare për sektorin e ndërtimit, industrisë, elektricistët, hidraulikët dhe përdorimin individual.
Kompania ofron një portofol të gjerë që përfshin vegla elektrike e me bateri, vegla dore e mekanike, materiale elektrike e ndriçim LED, pajisje hidraulike, vegla matëse me laser, pajisje saldimi, kompresorë ajri, gjeneratorë, aksesorë e konsumues, pajisje mbrojtëse personale (PPE), si dhe shërbim të specializuar për shitjen dhe montimin e kondicionerëve.















