MANEKINA & AKSESORË - PAJISJE PËR DYQANE DHE BUTIKE, TIRANË
MANEKINA & AKSESORE - TIRANE ka operuar me sukses në tregun shqiptar të tregtimit të pajisjeve për dyqane, butike dhe garderoba personale. Që në krye të herës së aktivitetit tonë, ne jemi orientuar në ofrimin e zgjidhjeve më të mira dhe më cilësore për manekina, karrela, varëse rrobash dhe aksesorë të ndryshëm prezantimi.
Suksesi i rritjes tonë ka qenë dhe mbetet lidhja e fortë me produkte cilësore, trajtimi personal i çdo klienti dhe marrja në konsideratë e kërkesave të tyre. Në fushën e pajisjeve tregtare dhe aksesorëve për butike, ne shërbejmë me kompetencë profesionale për t'ju ofruar gjithçka që ju nevojitet për të hapur ose rinovuar ambientin tuaj.
Theksojmë se çmimet tona janë nga më të mirat në treg dhe për këtë mjafton që të drejtoheni tek MANEKINA & AKSESORE - TIRANE. Nuk do të zhgënjeheni nga shërbimi ynë!
Çfarë ofrojmë:
Manekina të plota, gjysmë, treçerekshe, rrobaqepësie dhe specifike për fëmijë
Karrela dopio, teke dhe të formave të tjera për dyqane ose garderoba personale dhome
Varëse rrobash të modeleve dhe materialeve të ndryshme
Aksesorë të shumëllojshëm për mure dhe panele prezantimi
Kosha për ekspozim mallrash dhe organizim të ambienteve tregtare
Produkte cilësore dhe zgjidhje të plota për hapjen e dyqaneve të reja ose butikeve
Na kontaktoni për më shumë informacion rreth gamës sonë të gjerë të produkteve. Ju mirëpresim!
Vendndodhja: Pranë Medresesë, Disheza, Kati 2, Tiranë
Kontakti:
Tel: 0694444663