Lithium Albania - Servis per Skutera, Biçikleta dhe Motorra Elektrikë në Tiranë

Kur skuteri ose biçikleta jote elektrike nuk karikohet më, humb autonomi ose nuk ndizet fare, shpesh problemi është te bateria ose te një pjesë e vogël që mund të riparohet. Në Lithium Albania me 7 vite përvojë i kthejmë automjetet elektrike në gjendje pune, me servis, pjesë këmbimi, bateri litiumi dhe battery pack me porosi.

Servis për skutera, biçikleta dhe motorra elektrikë në Tiranë.

Kush jemi

Lithium Albania është qendër servisi dhe shitjeje për skutera, biçikleta dhe motorra elektrikë në Tiranë, me 7 vjet përvojë dhe 500 + kliente nder vite me synimin që çdo klient të ketë një automjet elektrik që punon siç duhet dhe zgjidhje që zgjasin.

Ofrojmë servis dhe pjesë këmbimi për skutera, biçikleta dhe motorra elektrikë, shitje baterish me shumicë e pakicë, krijim të battery pack me voltazh dhe amperazh sipas kërkesës, si dhe riparim baterish.

Sherbimet tona

1-Servis për skutera, biçikleta dhe motorra elektrikë

Në Lithium Albania mund të sjellësh skuterën, biçikletën ose motorrin elektrik për servis dhe zëvendësim pjesësh. Kontrollojmë problemin, e diagnostikojmë dhe e zgjidhim, me pjesë që i përshtaten modelit tënd.

2-Shitje me shumicë dhe pakicë

Shesim bateri litiumi, Lead-Acid, Ni-Cd dhe NiMH, si me pakicë ashtu edhe me shumicë. Nëse duhet të ndërrosh baterinë e skuterës ose e një pajisjeje tjetër, këtu mund të gjesh llojin e duhur.

3-Battery pack me porosi: voltazh dhe amperazh sipas nevojës

Krijojmë battery pack me voltazh dhe amperazh të ndryshëm, sipas kërkesës së klientit. Kjo është zgjidhje për ata që duan më shumë autonomi ose që kanë nevojë për një bateri që nuk gjendet e gatshme në treg.

4-Riparim baterish

Në vend që të blesh një bateri të re, shpesh mund ta riparosh të vjetrën. Ofrojmë riparim dhe servisim të baterive të ndryshme, që shpëton kosto dhe ia kthen jetën baterisë.

5-Pjesë këmbimi dhe aksesorë për Citycoco dhe skutera elektrike

Gjen pjesë këmbimi dhe aksesorë, si baza e baterisë, kabulli i baterisë dhe doreza e gazit për Citycoco, si dhe produkte të tjera në dyqanin tonë online [Ketu].

Bëhu partner i Lithium Albania

Nëse ofron shërbime turistike, ke mundësi të bëhesh partneri ynë në biznes. Bashkëpunimi është për:

• Guida turistike

• Agjensi turistike

• Hoteleri dhe turizëm

• AirBnb host

• Guest house dhe akomodime të ngjashme

Partnerëve u ofrojmë komisione të favorshme, mbështetje teknike në çdo kohë dhe transport të biçikletave kudo që dëshirojnë. Qëllimi është që ju të ofroni klientëve tuaj një përvojë të re, ndërsa ne kujdesemi për biçikletat dhe mbështetjen teknike.

Adresa

Rruga Teodor Keko, Tiranë 1100

Orari

[ E hene - E shtune / 8:00 - 18:00 ]

PRODUKTET TONA

1-Aksesorë Biçiklete

2-Aksesorë Skuteri

3-Bateri

4-Controller

5-Doreza Gazi

6-Karikuesa

7-Kopertona & Komerdare

8-Pjesë Motorrike