LITHIUM ALBANIA - KRIJIME BATERISH DHE SERVIS PER MJETE ELEKTIKE

Çdo mjet elektrik është aq i mirë sa është bateria e tij. Lithium Albania në Tiranë është e specializuar te bateritë: battery pack me porosi, kthim nga Lead-Acid në Li-ion dhe LiFePO4, karikues dhe servis për mjetet e vogla e të mëdha, nga skutera e biçikleta elektrike deri te buggy-t e hapura, piruna elektrikë dhe transbaleta.

Battery pack me qeliza cilësore NMC dhe LFP

  • Battery pack me porosi, me qeliza cilësore nga 5Ah deri në 300Ah.

Prodhojmë battery pack me porosi, me qeliza të brendeve të njohura si EVE dhe LG, në teknologji NMC dhe LFP (LiFePO4).

  • Kapacitet nga 5Ah deri në 300Ah

  • Tensione dhe konfigurime sipas mjetit apo pajisjes

  • Garanci mbi 12 muaj

  • Qeliza NMC kur kërkohet energji e lartë në peshë të vogël

  • Qeliza LFP kur kërkohet jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri

Kthim nga bateria Lead-Acid në Li-ion dhe LiFePO4

Bateritë me plumb janë të rënda, zgjasin pak dhe humbin shpejt kapacitet. I ndërrojmë me bateri litiumi për:

  • Sisteme UPS

  • Mjete elektrike të të gjitha llojeve

  • Pajisje të ndryshme me bateri

Rezultati: më pak peshë, më shumë autonomi dhe më shumë cikle jete.

  • Kalimi nga plumbi në litium ul peshën dhe rrit autonominë.

Bateri për mjete më të mëdha dhe për industrinë

Nuk ofrojmë vetëm bateri për skutera. Punojmë edhe për pajisje më të mëdha, si:

  • Buggy elektrike (mjete të hapura për lëvizje të shkurtra)

  • Piruna elektrikë

  • Transbaleta

  • Pajisje të tjera industriale me bateri

Për mjete të tilla, bateria dimensionohet sipas përdorimit, tensionit dhe orëve të punës.

Servis dhe pjesë për mjete elektrike

Ofrojmë servis, bateri dhe pjesë këmbimi për motorra, biçikleta dhe skutera elektrike të brendeve të njohura si: Segway-Ninebot, NIU, Honda, Sur-Ron, Kukirin, OUXI, Xiaomi, Kugo dhe të tjera.

  • Servis të plotë elektrik e mekanik

  • Controller, sensorë dhe pjesë elektrike e mekanike

  • Riparim dhe rindërtim baterish

  • Personalizim dhe përmirësim të autonomisë së baterive

    Karikues normal dhe fast charger

Kemi karikues normal dhe fast charger nga 12V deri në 100V, të përshtatshëm për bateri litiumi dhe pajisje të ndryshme.

Biçikleta elektrike me qira ditore

Mund të marrësh me qira një biçikletë elektrike për një ditë, për shëtitje, turizëm apo lëvizje në qytet.

Bashkëpunim me hotele dhe agjenci turistike

Bashkëpunojmë me biznese të hotelerisë, agjenci turistike dhe subjekte të tjera, me komision të favorshëm. Ofrojmë edhe transport të biçikletave kudo në Tiranë dhe rrethe.

Pse të zgjedhësh Lithium Albania

  • 7 vjet përvojë në servisin dhe shitjen e mjeteve elektrike

  • Qeliza cilësore (EVE, LG) dhe garanci mbi 12 muaj

  • Bateri nga 5Ah në 300Ah, për mjete të vogla e të mëdha

  • Një adresë për bateri, servis, pjesë, karikues dhe qira

Adresa

Rruga Teodor Keko, Tiranë 1100

Orari

[ E hene - E shtune / 8:00 - 18:00 ]