KOPSHTI OHANA – KOPËSHT, ÇERDHE DHE PARASHKOLLOR TE KOMUNA E PARISIT, TIRANË
Kopesht dhe Cerdhe, Edukim dhe Kurse
10 korrik 2026
Albest Team

KOPSHTI OHANA – KOPËSHT, ÇERDHE DHE PARASHKOLLOR TE KOMUNA E PARISIT, TIRANË

Kopshti "OHANA" – Aty ku çdo fëmijë ndihet si në familje, mes ngrohtësisë, sigurisë dhe edukimit profesional!

Kopshti ynë ofron kushte komode dhe një mjedis të sigurt, të ngrohtë e argëtues, i projektuar posaçërisht që fëmija juaj të rritet dhe të zhvillohet i lumtur. Me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare në sektorin e edukimit parashkollor, ne jemi të përkushtuar në përdorimin e teknikave dhe metodologjive më të reja të edukimit përmes trajnimeve dhe programeve të vazhdueshme profesionale.

Programet tona planifikohen me kujdes të veçantë, duke u fokusuar në nevojat sociale, intelektuale, fizike dhe emocionale të secilit fëmijë. Te "OHANA", të mësuarit social dhe ai përmes lojës janë komponentë kyç të programit tonë ditor. Për më tepër, ne i kushtojmë rëndësi të madhe aktiviteteve jashtë mjediseve të kopshtit si shfaqjet teatrale, ekskursionet tematike dhe vizitat edukative në institucione të ndryshme.

PRODUKTET DHE SHËRBIMET TONA:

- Çerdhe dhe Kopësht me standarde të larta sigurie dhe higjiene

- Program i plotë Parashkollor për përgatitjen e fëmijëve për në shkollë

- Kënd lojërash i brendshëm dhe organizim për festa e ditëlindje

- Aktivitete fizike dhe lojëra argëtuese në natyrë

- Mësim i gjuhës angleze përmes metodave interaktive

- Klasa pikture dhe edukim muzikor për nxitjen e kreativitetit

- Ekskursione dhe vizita edukative të lidhura me temat e mësimit

Kopshti "OHANA" ju fton të vizitoni ambientet tona komode, funksionale dhe shumë praktike për të njohur nga afër stafin tonë të mrekullueshëm!

Adresa: Rruga Robert Shvarc, përballë shkollës "At Zef Pllumi", Tiranë

Tel: 0674883647

KOPSHTI OHANA – KOPËSHT DHE ÇERDHE TIRANË | Albest