KOPSHTI I LETES – ÇERDHE, KOPËSHT, PARASHKOLLOR DHE AFTERSCHOOL NË DON BOSKO, TIRANË
Kopshti i Letes – Mjedisi i ngrohtë, i sigurt dhe profesional ku fëmija juaj rritet i lumtur dhe zhvillohet si në familje!
I pozicionuar në zonën e Don Boskos, "Kopshti i Letes" ofron kushte komode, funksionale dhe një atmosferë argëtuese për fëmijët e të gjitha grupmoshave. Stafi ynë i kualifikuar dhe me eksperiencë shumëvjeçare në edukimin parashkollor është i angazhuar maksimalisht në ndjekjen e metodologjive dhe teknikave më të reja përmes trajnimeve të vazhdueshme profesionale.
Programet tona arsimore dhe edukative janë të planifikuara me kujdes për të përmbushur nevojat sociale, intelektuale, fizike dhe emocionale të secilit fëmijë. Ne besojmë fort se të mësuarit përmes lojës dhe ndërveprimit social janë shtyllat kryesore për një rritje të shëndetshme. Për më tepër, organizojmë rregullisht aktivitete jashtë institucionit si shfaqje teatrale, ekskursione argëtuese dhe vizita edukative në institucione të ndryshme.
PRODUKTET DHE SHËRBIMET TONA:
- Çerdhe e kujdesshme dhe higjienike për më të vegjlit tanë
- Kopësht me standarde të larta edukimi dhe sigurie
- Program i plotë Parashkollor për një përgatitje të shkëlqyer për shkollën
- Shërbim Afterschool (Studim pas shkolle) për përgatitjen e detyrave me mësues të kualifikuar
- Kurse të ndryshme zhvillimore dhe kreative për fëmijë
- Ambientet komode, praktike dhe të mbikëqyrura në çdo moment
Ju ftojmë të na vizitoni nga afër për të njohur mjediset tona dhe stafin tonë të përkushtuar!
Adresa: Rruga Don Bosko, përballë Vizion Plus, Tiranë
Tel: 0672777055