KLAUDIA'S AESTHETIC - EPILIM ME LASER PER FEMRA TIRANE
Rruajtja, dylli dhe piskatorja të marrin kohë çdo javë dhe shpesh lënë irritim. Epilimi me laser është një zgjidhje afatgjatë për reduktimin e qimeve të padëshiruara, dhe në Klaudia's Aesthetic, e realizojmë me pajisje profesionale dhe protokolle të sigurta, të përshtatura për tipin e lëkurës tënde.
Kush jemi
Klaudia's Aesthetic është studio estetike dhe akademi profesionale në Tiranë, me bukuri të rafinuar dhe rezultate që zgjasin. Studio udhëhiqet nga staf mjekësor dhe dermoestetik, i trajnuar dhe i licensuar ndërkombëtarisht, dhe ofron epilim me laser, skinbooster dhe mesoterapi, vetulla dhe qerpikë, permanent make-up dhe heqje tatuazhesh me laser.

"Klaudia's Aesthetic Studio & Academy"
Çfarë është epilimi me laser?
Epilimi me laser ofron një zgjidhje afatgjatë për reduktimin e qimeve të padëshiruara tek femrat. Realizohet me pajisje profesionale dhe protokolle të sigurta duke ofruar një trajtim komod dhe efikas, të përshtatura për tipin e lëkurës.

"Epilim profesional me laser, i përshtatur për tipin e lëkurës"
Zonat ku bëhet epilimi me laser
Mund të trajtosh çdo zonë të trupit, nga paketat e plota deri te zonat e vogla:
• Total Body
• Total Fytyrë
• Total Këmbë
• Total Krahë
• Bikini + Sqetulla
• Bikini
• Sqetulla
• Gysma e Këmbëve
• Parakrahë
• Viza e Barkut
• Mjekra
• Mustaqe
• Gusha
• Hairline
Çdo seancë zgjat nga 10 minuta deri në 1 orë, sipas zonës.





Sa seanca nevojiten për epilim me laser
Zakonisht nevojiten 6 deri në 10 seanca, në varësi të zonës, tipit të lëkurës dhe ciklit të qimeve. Plani i seancave përcaktohet pas konsultës, sipas nevojës së çdo klienteje.
Si zhvillohet trajtimi
1. Konsultë dhe test patch
2. Plan seancash sipas zonës dhe lëkurës
3. Aplikim profesional me laser
4. Verifikim dhe këshilla pas çdo seance
Përfitimet e epilimit me laser
• Reduktim afatgjatë i qimeve
• Trajtim i sigurt dhe profesional
• Përshtatur për tipin e lëkurës
• Trajtim komod dhe efikas
Për kë është i përshtatshëm?
Epilimi me laser është për femra që kërkojnë epilim afatgjatë. Mund të bëhet për të gjitha tipet e lëkurës (pas vlerësimit) dhe për zonat e ndjeshme ose të zgjeruara.
Çfarë duhet të dish para trajtimit
• Rruaje zonën me brisk 24–48 orë para seancës (mos përdor dyll ose piskatore)
• Shmang ekspozimin në diell dhe solariumin para trajtimit
• Paraqitu në seancë me lëkurë të pastër, pa losion ose krem në zonën që do të trajtohet
Kujdesi pas epilimit me laser
• Shmang ekspozimin në diell dhe solariumin
• Përdor krem mbrojtës ndaj diellit çdo ditë
• Mos përdor dyll ose piskatore ndërmjet seancave
Rezervo Epilimin
Orari
[E hënë – E premte /10:00 – 19:00]
[E shtunë /09:00 – 17:00]
[E diel /mbyllur]