KANTINA “BINJAKËT” – KANTINË VERE ARTIZANALE DHE ATRAKSION TURISTIK NË TIRANË
Kantina Vere, Restorante, Turizëm, Pije Tradicionale
22 korrik 2026
Albest Team

KANTINA “BINJAKËT” – KANTINË VERE ARTIZANALE DHE ATRAKSION TURISTIK NË TIRANË

Kantina “Binjakët” në Tiranë ka hapur dyert që nga viti 2014, duke u shndërruar në një atraksion turistik të veçantë që mahnit vizitorët vendas dhe të huaj. E ideuar nga artistë e dizajnerë profesionistë, kantina ndodhet në një ambient/bodrum unik dhe ofron një kohë tejet relaksuese për të shijuar verëra cilësore dhe raki të prodhuar vetë.

Në ambientet e saj mund të kaloni momente të ngrohta me familjarët ose miqtë, si dhe të organizoni ngjarje apo ditëlindje në grup deri në 28 persona. Verërat dhe rakia ruhen në kushte freskie ideale direkt në kantinë.

Cfare ofrojme:

- Verë e bardhë (Riesling / Shesh i Bardhë)

- Verë e kuqe (Kabernet / Merlot)

- Verë Romantike (musht rrushi)

- Raki rrushi (Moskat) dhe raki kumbulle

- Pije liker Barbarosa

- Menu tradicionale me mishra të miksuar, pancetë, suxhuk, fileto, djathë dhe pije pa limit

Na vizitoni në Tiranë për një përvojë unike dhe mikpritje të ngrohtë nga vëllezërit themelues! Ju mirëpresim!

Vendndodhja: Rruga “Ramazan Kasa”, Pallati i Binjakëve, Nr. 34, Bodrumi 18, Tiranë, Shqipëri

Orari: E Hene - E Diela (ose sipas rezervimit; e shtunë 12:00 – 20:00)

Tel: +355 68 203 4830

Web: www.hapesir.com

KANTINA BINJAKËT - KANTINË VERE NË TIRANË | Albest