H7 Tools Albania: Vegla dhe Pajisje për Makineri Industriale Metalpunuese në Durrës

H7 Tools Albania është biznes shqiptar i specializuar në shpërndarjen e veglave dhe pajisjeve për makineri industriale metalpunuese. Ndodhemi në Shkozet, Durrës, dhe u shërbejmë punishteve mekanike, fabrikave dhe tornitorëve me vegla për torno CNC dhe frezë CNC, instrumenta matës precizioni dhe mbështetje teknike.

Kush jemi

H7 Tools u themelua me një synim të qartë: t'i ofrojë tregut produktin më të mirë dhe më të kërkuar, duke u përshtatur klientit në çmim dhe cilësi. Pas biznesit qëndron një ekip me përvojë shumëvjeçare në industrinë mekanike, që e njeh punën në punishte nga brenda.

Ofrojmë mallra të markave më të njohura në botë dhe cilësi sipas standardeve evropiane. Motoja jonë është "Quality Wins".

Çfarë ofrojmë

1-Shitje veglash dhe pajisjesh industriale

Vegla dhe pajisje për torno CNC dhe frezë CNC, instrumenta metalpunues për industrinë mekanike dhe instrumenta matës me precizion të lartë. Produktet i gjen te seksioni Produktet.

2-Programim dhe kurse për makineri CNC

Organizojmë kurse programimi për makineri me kontroll FANUC dhe kurse për programin CAM Mastercam.

3-Asistencë për përdorimin e veglave

Një vegël e mirë jep rezultat vetëm kur përdoret saktë. Ndihmojmë klientët ta përdorin çdo vegël në mënyrën që arrin rendimentin maksimal të cilësisë.

Kujt i shërbejmë

Punishteve mekanike, fabrikave të përpunimit të metaleve, tornitorëve dhe frezatorëve, ndërmarrjeve të prodhimit dhe profesionistëve që punojnë me makineri CNC apo manuale.

PRODUKTET: