
FËMIJËT E ARTË - QENDËR TERAPEUTIKE DHE ZHVILLIMI PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTE NË TIRANË
Në klinikën “Fëmijët e Artë” ofrojmë shërbime terapeutike për fëmijë dhe adoleshentë, me besimin se mbështetja e hershme, ndërhyrjet profesionale dhe qasja individuale janë çelësi për një zhvillim të suksesshëm dhe një të ardhme të fortë. Çdo hap i programit monitorohet dhe përshtatet, duke garantuar efektivitet maksimal dhe përfitime të qëndrueshme.
Cfare ofrojme:
- Konsulta dhe vlerësime zhvillimore (përdorimi i instrumenteve të përshtatshëm për të identifikuar aftësitë dhe nevojat e fëmijës)
- Ndërhyrje me metodën ABA (Applied Behavior Analysis) – ndërhyrje e strukturuar për përmirësimin e sjelljes, komunikimit, aftësive sociale dhe mësimore
- Plani Individual i Edukimit (IEP) – krijimi i një plani të personalizuar për çdo fëmijë, me objektiva të matshme dhe progres të monitoruar
- Terapia e sjelljes dhe mbështetje emocionale për fëmijët dhe adoleshentët
- Trajnim dhe këshillim për prindërit, për të përfshirë familjen në procesin e zhvillimit
- Programe të integruara për zhvillimin e gjuhës së kuptuar dhe të folur, social dhe emocional të fëmijëve
Na vizitoni në Tiranë për t'i dhënë fëmijës tuaj mbështetjen e duhur profesionale. Ju mirëpresim!
Vendndodhja: Komuna e Parisit, Kompleksi Niku, Hyrja 2, Apt. 5, Tiranë
Tel: 0692859599