FËMIJËT E ARTË – KLINIKË TERAPEUTIKE PËR FËMIJË DHE ADOLESHENTË NË TIRANË
Klinika Terapeutike “Fëmijët e Artë” – Mbështetja e duhur për një zhvillim të suksesshëm dhe një të ardhme të fortë!
Në klinikën “Fëmijët e Artë”, ne besojmë se mbështetja e hershme, ndërhyrjet profesionale dhe qasja individuale janë çelësi për zhvillimin e plotë të fëmijës tuaj. Ne ofrojmë një mjedis të ngrohtë dhe profesional ku çdo hap i programit monitorohet dhe përshtatet me kujdes, duke garantuar efektivitet maksimal dhe përfitime të qëndrueshme për fëmijët dhe adoleshentët.
SHËRBIMET TONA KRYESORE:
- Konsulta dhe vlerësime zhvillimore: Përdorimi i instrumenteve të përshtatshëm shkencorë për të identifikuar me saktësi aftësitë dhe nevojat e fëmijës.
- Ndërhyrje me metodën ABA (Applied Behavior Analysis): Ndërhyrje e strukturuar për përmirësimin e sjelljes, komunikimit, si dhe të aftësive sociale dhe mësimore.
- Plani Individual i Edukimit (IEP): Krijimi i një plani të personalizuar për çdo fëmijë, me objektiva të matshme dhe progres të monitoruar hap pas hapi.
- Terapia e sjelljes dhe mbështetje emocionale: Trajtime të specializuara për fëmijë dhe adoleshentë që kalojnë sfida të ndryshme të rritjes dhe zhvillimit.
- Trajnim dhe këshillim për prindërit: Program i veçantë për të përfshirë familjen në mënyrë aktive në procesin e zhvillimit të fëmijës.
- Programe të integruara: Zhvillimi i gjuhës së kuptuar dhe të folur, si dhe nxitja e integrimit social dhe emocional të fëmijëve.
Na kontaktoni për të rezervuar një konsultë dhe për t'i ofruar fëmijës tuaj mbështetjen që meriton!
Adresa: Komuna e Parisit, Kompleksi Niku, Hyrja 2, Apt. 5, Tiranë
Tel: 0692859599