FERMA ALBANET - AKTIVITETE ARGETUESE DHE EDUKUESE NE FERME PER INSTITUCIONET NE PRUSH, TIRANE
Aktivitete Edukuese, Ferme Argetuese
10 korrik 2026
Albest Team

FERMA ALBANET - AKTIVITETE ARGETUESE DHE EDUKUESE NE FERME PER INSTITUCIONET NE PRUSH, TIRANE

Ferma "Albanet" eshte nje vend ku natyra, mesimi dhe argetimi takohen, ne Gropaj, Prush, Tirane. Nje hapesire e gjelbert ku femijet mund te mesojne per jeten ne ferme, te luajne, te prekin, te krijojne dhe te ndihen te lire. Per familjet eshte nje mundesi per t'u shkeputur nga perditshmeria dhe per te kaluar kohe cilesore mes natyres, kafsheve dhe ushqimeve te fresketa.

Ne besojme se pervoja me e bukur eshte ajo qe te lidh me token, ritmin e saj te qete dhe me njerezit perreth. Ne nuk jemi thjesht nje ferme - jemi nje hapesire per te mesuar, per te eksploruar dhe per t'u frymezuar.

Ferma "Albanet" ofron programe edukative te krijuara posacerisht per shkolla, kopshte dhe institucione te tjera arsimore. Femijet kane mundesine te mesojne per natyren, kafshet, bimet dhe te argetohen nepermjet tyre.

Cdo vizite ketu perfshin:

- Takim me kafshet e fermes

- Eksperienca praktike mbi mbjelljen e perimeve dhe kujdesin ndaj kafsheve

- Mini-gatime me produkte natyrale

- Lojra edukative dhe aktivitete ku zhvillojme kreativitetin dhe bashkepunimin

- Eksperimente me pune dore

- Mini-muze etnografik ku njohim traditat, veshjet, mjetet dhe menyren e jeteses se te pareve tane

Vizitat ne fermen tone jane te sigurta, te pershtatura sipas moshes dhe krijojne nje pervoje te gjalle, argetuese dhe edukative per cdo femije. Ejani te eksploroni, te mesoni dhe te krijoni kujtime te paharrueshme ne cdo hap te fermes sone!

Per me teper informacion ju ftojme te na telefononi. Ju mirepresim!

Vendndodhja: Gropaj, Prush, Tirane

Tel: 0697042007 / 0682013381

FERMA ALBANET - AKTIVITETE EDUKUESE NE FERME TIRANE | Albest