Dëshironi të qëndroni në pikën më nevralgjike të Tiranës?
Ky apartament modern 2+1 ndodhet vetëm 2 minuta në këmbë nga Sheshi Skënderbej!
I krijuar posaçërisht për familje ose grupe të vogla deri në 4 persona, apartamenti ofron një kombinim perfekt të vendndodhjes qendrore me qetësinë dhe sigurinë e një lagjeje elitare. Ndërtesa është e pajisur me dy ashensorë, ndërsa brenda do të gjeni çdo komoditet modern: Wi-Fi të shpejtë, ajër të kondicionuar, lavastovile dhe një ballkon privat. Plus, përfitoni mundësinë e parkimit në garazhin nëndhesë të godinës! Vendndodhja ideale për të eksploruar Tiranën në këmbë.
Apartamenti
Apartamenti është i mobiluar me kujdes dhe ofron të gjitha kushtet moderne për një qëndrim të rehatshëm. Ndodhet në katin e gjashtë të banimit.
Kapaciteti
1 dhomë gjumi me krevat doppio
1 dhomë gjumi me një krevat tek
1 divan i përshtatshëm për një të rritur
Deri në 5 mysafirë
Pajisjet e apartamentit
WiFi falas me shpejtësi të lartë
Ajër i kondicionuar
Kuzhinë e pajisur plotësisht
Frigorifer
Furrë
Mikrovalë
Çajnik elektrik
Lavastovile
Lavatriçe
Hekur hekurosjeje
Tharëse flokësh
Ballkon
Pavarësisht se ndodhet në qendër të qytetit, apartamenti ndodhet në një zonë të qetë dhe të sigurt, ideale për pushim dhe relaks.
Distancat Kryesore
Sheshi Skënderbej – 2 minuta në këmbë
Pazari i Ri – 10 minutë në këmbë
Kalaja e Tiranës – 8 minuta në këmbë
Zona e Bllokut – 15 minuta në këmbë
Autobusi për Aeroportin – 3 minuta në këmbë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – rreth 25 minuta me makinë
Pse të zgjidhni këtë apartament?
Vendndodhje perfekte në qendër të Tiranës, pranë sheshit Skënderbej
Afër Pazarit të Ri
WiFi i shpejtë falas
Kuzhinë e pajisur plotësisht
Zonë e qetë dhe e sigurt
I përshtatshëm për familje ose deri në 4 mysafirë
Parkim për makinë, në katin nëndhesë të godinës, kundrejt pagesës
Mikpritja Jonë
Qëllimi ynë është që çdo mysafir të ndihet si në shtëpinë e vet.
Para mbërritjes do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për hyrjen në apartament. Udhëzimet janë të qarta dhe të lehta për t'u ndjekur, ndërsa ne mbetemi gjithmonë të disponueshëm për t'ju ndihmuar gjatë qëndrimit tuaj.












