Po kërkoni vendin ideal për pushimet tuaja familjare në Tiranë?

Ky apartament modern 2+1 ndodhet vetëm 2 minuta në këmbë nga Pazari i Ri, zona më e gjallë dhe më e dashur për turistët!

I projektuar posaçërisht për familje ose grupe deri në 5 persona, apartamenti ofron çdo komoditet modern: Wi-Fi të shpejtë, ajër të kondicionuar, lavastovile, lavatriçe dhe një ballkon privat. Edhe pse ndodhet në zemër të qytetit (vetëm 10 minuta nga Sheshi Skënderbej), pozicioni i tij në një zonë të qetë ju garanton pushim dhe siguri maksimale. Zgjedhja perfekte për t'u ndier si në shtëpinë tuaj!

Kapaciteti:

  • 1 dhomë gjumi me krevat doppio

  • 1 dhomë gjumi me dy krevat tek

  • 1 divan i përshtatshëm për një të rritur, ose dy fëmijë

  • Deri në 5 mysafirë

Pajisjet e apartamentit:

  • WiFi falas me shpejtësi të lartë

  • Ajër i kondicionuar

  • Kuzhinë e pajisur plotësisht

  • Frigorifer

  • Furrë

  • Mikrovalë

  • Çajnik elektrik

  • Lavastovile

  • Lavatriçe

  • Hekur hekurosjeje

  • Tharëse flokësh

  • Ballkon

Distancat Kryesore:

Sheshi Skënderbej – 10 minuta në këmbë

Pazari i Ri – 2 minutë në këmbë

Kalaja e Tiranës – 8 minuta në këmbë

Zona e Bllokut – 25 minuta në këmbë

Autobusi për Aeroportin – 8 minuta në këmbë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – rreth 25 minuta me makinë

Pse të zgjidhni këtë apartament?

  • Vendndodhje perfekte në qendër të Tiranës, afër Pazarit të Ri

  • Pranë Sheshit Skënderbej

  • WiFi i shpejtë falas

  • Kuzhinë e pajisur plotësisht

  • Zonë e qetë dhe e sigurt

  • I përshtatshëm për familje ose deri në 5 mysafirë

  • Parkim për makinë, rreth 600 m larg, kundrejt pagesës

Mikpritja Jonë

Qëllimi ynë është që çdo mysafir të ndihet si në shtëpinë e vet.

Para mbërritjes do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për hyrjen në apartament. Udhëzimet janë të qarta dhe të lehta për t'u ndjekur, ndërsa ne mbetemi gjithmonë të disponueshëm për t'ju ndihmuar gjatë qëndrimit tuaj.

Pavarësisht nëse vizitoni Tiranën për pushime, biznes apo një fundjavë relaksuese, Daily Rent Apartment është zgjedhja ideale për një qëndrim të rehatshëm në zemër të qytetit.