Autoshkolla Priska : Qender Kursesh Patentash ne Tirane
Patenta e shoferit është më shumë se një dokument: është hapi i parë drejt pavarësisë, lëvizjes së lirë dhe përgjegjësisë në rrugë. Në Autoshkolla Priska, Tiranë, e ndërtojmë këtë rrugë me kujdes, përmes një përgatitjeje të qartë teorike dhe praktike, që kandidati të arrijë në provim i qetë, i sigurt dhe i përgatitur mirë.
Kush jemi
Autoshkolla Priska është një qendër trajnimi për drejtues mjetesh, me mbi 17 vjet përvojë dhe më shumë se 9000+ kursantë të aftësuar gjatë kësaj kohe. Jemi të angazhuar që çdo kandidat të bëhet shofer i përgatitur, i sigurt dhe i përgjegjshëm në rrugë, sepse një patentë e marrë mirë është themeli i një drejtimi të sigurt.
Çfarë ofrojmë
- Kurse për kategoritë e patentës: A, B, C, D, BE, CE dhe nënkategoritë përkatëse
- Përgatitje teorike dhe praktike me instruktorë profesionistë me përvojë
- Mbështetje gjatë gjithë rrugës drejt provimit
Për të kryer teste online falas, kliko këtu.
Per te pare programin e pergatitjes teorike , kliko ketu.
Pse të na zgjidhni ne
- Mbi 17 vjet përvojë në fushën e trajnimit të shoferëve
- Mbi 9000+ kursantë të aftësuar
- Instruktorë profesionistë me përvojë
- Përqindje e lartë kalueshmërie
- Test teorik online falas për përgatitje më të mirë
Oraret e teorisë dhe praktikës
Kurset zhvillohen çdo ditë nga e hëna deri të premten.
Teoria
- 10:00 - 11:00
- 18:00 - 19:00
- 19:00 - 20:00
Praktika
- 08:00 - 19:00
Kursanti zgjedh një orë gjatë kësaj periudhe, sipas asaj që i përshtatet më mirë.