Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale një lajm të shumëpritur për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Gjermani. "Për fat të mirë ua hoqëm edhe këtë pengesë!" - tha Winfried Herrmann, ministri i transporteve të Landit Baden Württemberg, në cilësinë e tij si kryetar i Konferencës së Ministrave të Transportit, teksa po fliste për njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova, të premten në Bundesrat.


















