Kryeministri Edi Rama pohoi që edhe Shqipëria do të impaktohet nga rritja e çmimit të gazit dhe naftës që është rikthyer sot në pikun e saj që nga viti 2014. I ftuar në Opinion, Rama që sa i përket rritjes së çmimit të energjisë qeveria po përpiqet që të mos rriten, ndërsa theksoi që do të bëhet çmos që qytetarët shqiptarë të jenë të mbrojtur.


















