Për të katërtën ditë, qytetarët nga i gjithë vendi, të organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale do të dalin sërish sot, të shtunën, në një protestë përpara Kryeministrisë, të revoltuar nga çmimet e larta të energjisë elektrike dhe produkteve bazë ushqimore. Në orën 11:00, qytetarët do t’i bëjnë thirrje sërish qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama të heqë taksat mbi karburantet në veçanti.


















