Ndonëse me ritme më të ulëta, shqiptarët vijojnë të kërkojnë azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Të dhënat e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.


















