Bashkia Shkodër ka hapur zyrtarisht këtë të diel sezonin turistik në plazhin e Velipojës. Në një aktivitet të ndërthurur me sporte të ndryshme, kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia uroi për një sezon të mbarë. Ai tha se Shkodra ka resurse të jashtëzakonshme turistike dhe se jemi munduar të përmirësojmë infrastrukturën rrugore, si edhe zgjerimin e hapësirave të gjelbërta.


















