Diten e merkure vendi yne pritet te jete nen ndikimin e masave ajrore relativisht te paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranesira. Reshje shiu te izoluara pergjate relieveve malore kryesisht ne mesdite e pasdite.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Diten e merkure vendi yne pritet te jete nen ndikimin e masave ajrore relativisht te paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranesira. Reshje shiu te izoluara pergjate relieveve malore kryesisht ne mesdite e pasdite.
Akademia e Shkencave rekomandoi sot vaksinimin me nje doze te grup-moshave 12-18 vjeç dhe nje doze shtese per grup-moshat mbi 60 vjeç si menyre kjo qe mund te shpejtoje arritjen e imunitetit te tufes. I ashtuquajturi “imunitet tufe” eshte situata kur shumica derrmuese e popullsise ka fituar imunitet ndaj nje infeksioni dhe kjo parandalon natyrshem shperhapjen e tij.Referuar nje studimi te vijuar qe vitin e shkuar pikerisht per imunitetin, Akademia tha sot se autoritetet shqiptare duhet te shpejtojne vaksinimin edhe te 500 mije personave te tjere (rreth 20% te popullsise) ne menyre qe ta arrije imunitetin e tufes perpara stines se dimrit.
Autoritetet kosovare kane nisur dje aplikimin e mases se reciprocitetit per targat e automjeteve nga Serbia. Por, qytetaret serbe kane bllokuar rruget ne afersi te pikes kufitare ne Jarinje, ne shenje pakenaqesie.
Ministria e Shendetesise raportoi sot 451 raste te reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete ne 24 oret e fundit. Ministria e Shendetesise i ben apel qytetareve te vaksinohen sa me pare, per te mbrojtur veten dhe shendetin e te tjereve.
Mbremjen e sotme, policia rrugore njofton se nga monitorimi ne rrugen interurbane Tirane – Durres-Tirane ka pezulluar 9 leje drejtimi, per shpejtesi qe varionin nga 133 km/h deri ne 147 km/h, ndersa ka vendosur masa administrative nga 6.000 leke deri ne 10.000 leke te rinj.