Horoskopi mujor për muajin tetor 2019

Gjate këtij muaji do i keni idetë shume me te qarta dhe do dini ta bëni jetën tuaj me te animuar. Shpesh do veproni ne mënyrë direkte dhe pa u menduar gjate. Te dashuruarit duhet te mësojnë edhe te heshtin ne disa momente ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin sa me mire. Javët e fundit do bëhen edhe me romantike dhe kënaqësitë do jene me te forta. Beqaret do kenë me tepër mundësi për te realizuar takime te veçanta dhe do marrin ftesa interesante. Ata duhet ta harrojnë te shkuarën dhe duhet te mendojnë vetëm për te ardhmen. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, përveç ndonjë incidenti te vogël qe mund t’iu ndodhe po nuk patet kujdes. Financat do i mbani nen kujdes gjithë kohës. Ne pune do dini si te veproni ne çdo situate dhe do ja dilni mbanë me sukses.

Një fllad dinamizmi do fryje këtë muaj për ju. Dilni, argëtohuni dhe bëni çdo gjë qe do dëshironi. Ata qe janë ne një lidhje do bashkëpunojnë me tepër se ndonjëherë me pare me partneret reciproke dhe do bëjnë edhe gjera te jashtëzakonshme se bashku. Beqaret do flirtojnë dhe do joshin gjate gjithë kohës. E sigurte qe këtë muaj do e ndryshojnë statusin. As me shëndetin nuk priten probleme. Për fat te mire do ndiheni te qete dhe nuk do keni shqetësime serioze. Lodhja mund te sjelle dhimbje koke ose shpine, por çdo gjë do kaloje shpejt. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë nëse nuk doni qe te ardhurat te dobësohen. Ne pune do jeni tejet te ngarkuar dhe nuk do keni kohe te çlodheni. Te gjitha përpjekjet do japin rezultate te javën e trete dhe me saktësisht ne datën 21.

Gjate këtij muaji keni për te qene shume me te qete se me pare dhe do reflektoni mire për çdo hap qe do hidhni. Dijeni se po u treguat te arsyeshëm keni për te dale te fituar. Çiftet nuk duhet ta ndërlikojnë me dorën e tyre jetën sentimentale, përkundrazi ata duhet te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet për te thënë çdo gjë lirshëm. Gjithsesi përballje te forta nuk ka për te pasur. Ju beqaret, nëse zemra ju ka zgjedhur një person, mos luftoni me veten për ta larguar atë sepse do vuani shume. Shëndeti do vije dite pas dite duke u përmirësuar. Nëse javën e pare mund te keni disa shqetësime dhe do ndiheni pa fuqi, pas datës 8 do jeni me ne forme. Ne planin financiar do jeni me fat sidomos nga data 1 deri më 13. PR sa i parket punës, ju do keni goxha ide te mira dhe pak nga pak do realizoni çdo objektiv. Asgjë dhe askush nuk do ju ndale dot. Ne datën 12 madje do merrni një lajm te shkëlqyer.

Ky do jete një muaj përgjithësisht i mire për juve qe jeni ne një lidhje. Gjerat do rrjedhin fiks ashtu si i keni ëndërruar. Partneri do beje te pamundurën t’ua plotësojë te gjitha dëshirat një e nga një. Lëreni atë sa me te lire dhe mendoni here pas here ta surprizoni. Beqaret do bëjnë gabime me sjelljen e tyre dhe ka rrezik te mos i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen. Shëndeti do jete delikat. Mund te keni probleme me mishrat e dhëmbëve dhe shqetësime te tjera si: dhimbje koke, mesi apo barku. Financat me zor do arrini t’i mbani te stabilizuara. Joshja për te kryer ndonjë investim do jete e madhe. Ne pune ka rrezik te keni vonesa dhe te papritura. Pranoni te shkëmbeni mendime me koleget dhe mos mendoni se keni gjithmonë ju te drejte për ato qe thoni.

Sfida e këtij muaji për ju është vendosja e një ekuilibri midis jetës personale dhe asaj profesionale. Mos privilegjoni me shume asnjërën prej te dyjave. Mese keni një lidhje mos e telefononi gjithë kohës partnerin dhe lëreni pak me te lire. Ne këtë mënyrë ai do ndihet me mire dhe do iu dashuroje ashtu si do e mendoje. Beqaret nuk duhet ta neglizhojnë jetën sentimentale pasi sa me shume ta lënë pas dore aq me keq do jete. Me mire le te përfitojnë nga mundësitë e reja për njohje. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë nuk duhet te luani aspak me zjarrin. Me financat do e dini mire si te silleni ne çdo moment. Gjendja ne këtë sektor nuk do jete problematike. Ne pune ne përgjithësi gjerat do ju ecin si duhet. Kujdes duhet te tregoni nga mesi i muajit, pasi do ju duhet te merreni me një çështje delikate.

Priten te reja këtë muaj për juve qe jeni ne një lidhje. Pas kaq kohesh diskutimesh dhe debatesh me ne fund do bëni zgjedhjet e duhura ne konsensus me njeri-tjetrin. Do ndiheni te qete dhe me ne fund te çliruar. Beqaret do kenë takime te shumta, por nuk duhet kurrsesi te bëjnë premtime pa qene vete te qarte dhe te sigurte. Mund te bëjnë gabime te pafalshme. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire. Dy javët e para do jeni te stresuar dhe do ndiheni pa fuqi. Mundohuni te relaksoheni e te qetësoheni sepse keni për te vuajtur me tepër. Financat do jene te turbullta ne çdo moment dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Ne rastin me te keq kërkoni hua nga te afërmit. Ne pune tregohuni me autoritare atje ku ju takon dhe zgjidhini me diplomaci te gjitha problemet qe do ju dalin. Kujdes nga intrigat e disa mive te supozuar.

Gjatë këtij muaji gjërat nuk kanë për te ecur keq përveç sektorit te ndjenjave. Te dashuruarit do kenë edhe periudha bashkëpunimi, por shumicën e kohës do debatojnë dhe do grinden për gjera elementare. Asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do kenë disa kritere ne koke dhe nuk do pranojnë te dalin me këdo qe do i ftoje. Ata do e dëgjojnë zemrën me shume se çdo gjë tjetër. Shëndeti nuk ka për te pasur probleme serioze, përkundrazi shumicën e ditëve do jeni ne forme. Kjo nuk do te thotë qe ju ta teproni me lodhjen. Me shpenzimet do jeni te matur. Do ecni me llogari strikte dhe çdo hap do e hidhni me diplomaci te madhe. Ne pune jo vetëm qe do jeni te moderuar, por do ecni përherë me plane. Nuk do ketë aspak disfata, megjithatë rruga jo përherë do jete e drejte e pa pengesa.

Gjate gjithë këtij muaji do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj dhe debatet do jene pa mbarim. Nuk do ndiheni aspak mire, përkundrazi here pas here do mbylleni ne vetvete dhe do vuani tej mase. Vetëm ne javën e fundit ambienti do filloje te stabilizohet. Për beqaret mund te ndodhe gjithçka kështu qe duhet t’i bëni sytë katër ne çdo moment. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e te ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripen duhet te përgatiteni për probleme nga me te ndryshmet. Me financat nuk do i keni punët mire. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Ne pune do jeni këmbëngulës dhe te vendosur për te arritur atje ku dëshironi. Mund te lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Do i kushtoni edhe me shume rëndësi këtë muaj jetës suaj ne çift ju te dashuruarit. Çdo moment te lire do preferoni ta kaloni me atë qe keni ne krah. Pas javës se dyte mund te mendoni edhe për disa pushime te jashtëzakonshme. Beqaret ka rrezik qe te mbeten vetëm edhe pse do e kërkojnë ne çdo moment princin e tyre te kaltër. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Do ndiheni me te qete dhe nuk do keni me dhimbje koke apo stomaku. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po u treguat te kujdesshëm gjendja do jete e qëndrueshme. Ne pune do jeni tejet te ngarkuar dhe nuk do keni shume kohe te lire qe te çlodheni. Ne fakt për këtë arsye do merrni edhe goxha shpërblime.

Muaj përgjithësisht i qete. Do ndiheni te motivuar ne çdo moment dhe do i shihni gjerat me optimizëm. Ata qe janë ne një lidhje duhet t’i kushtojnë pak me tepër vëmendje personit qe kane ne krah sepse po e lanë shume pas dore kane për ta humbur. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë shume sepse mund te zhgënjehen tej mase. Me mire t’i heshtin hapat një nga një. Shëndeti fatmirësisht nuk do jete problematik. Ushqehuni shëndetshëm dhe flini sa duhet qe te ndiheni edhe me ne forme. Financat do jene pike e dobët për ju, megjithatë do e kuptoni gjendjen ku ndodheni dhe nuk do e teproni. me mire te merrni masa vone sesa kurrë. Ne pune do ju duhet durim dhe maturi për t’ia dale mbanë. Do ju dalin shpesh pengesa, por nuk ka asgjë te pakalueshme. Mos u dorëzoni dhe mos mbani shume shprese tek te tjerët.

Gjate këtij muaji do jepni përherë idenë tuaj për çdo gjë dhe do jeni shume te qete. Ne përgjithësi gjerat do ju ecin mire. Ata qe kane një lidhje do jene te gatshëm te bëjnë çdo vetëm për ta bare marrëdhënien me te bukur dhe te mbushur me hare. Me partnerin do dashurohen me pasion dhe vërtetësi. Beqaret do duan te jene përherë ne qendër te vëmendjes dhe për këtë do ndryshojnë stilin e veshjes dhe atë te flokëve. Nuk do mungojnë ftesat ne fakt, por kurdoherë duhet te tregohen te kujdesshëm. Shëndeti do jete i mire përveç disa ditëve kur mund t’iu dhembe koka ose te keni pagjumësi. Gjendja e parave nuk do jete e keqe kështu qe mund te ndiheni pak me te lire. Ne pune do ju vlerësojnë për seriozitetin dhe arritjet qe keni pasur. Do jete një muaj përgjithësisht pozitiv.

Nëse një muaj me pare mund te keni pasur probleme me ata qe ju rrethojnë, këtë muaj gjerat do jene shume me te lehta. Ata qe janë ne një lidhje do e shtojnë bashkëpunimin dhe nuk do debatojnë për gjera elementare. Pas javës se dyte çdo gjë do jete me e bukur për ta. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te realizuar takime, por zemra e tyre nuk do ndihet ende gati për te pranuar dike. Për shëndetin java e pare nuk do jete shume e qete, por gjithçka do përmirësohet me shpejt nga sa mund ta mendoni. Probleme serioze nuk priten. Për financat ky do jete muaji i qëndrueshmërisë dhe zgjidhjes se te gjitha problemeve. Ne pune do lodheni pak, por do i arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Do i bindni edhe kundërshtarët dhe do arrini majat shume shpejt.