Horoskopi mujor për muajin shtator 2019

Gjatë këtij muaji do i keni idetë shume te mjegullta dhe ne shume momente nuk do dini nga t’ia mbani. E urreni pavendosmërinë, por nuk keni çfarë te bëni. Për çiftet priten periudha te tensionuara kur do mendohet edhe ndërprerja e gjithçkaje. Gjithsesi mire është qe vendimet te mos merren ne inat e sipër dhe familjaret te dëgjohen me shume. Beqaret nuk do jene aspak realiste dhe ka mundësi te zhgënjehen nga zgjedhjet qe do bëjnë. Për shëndet me te mire duhet te praktikoni rregullisht një aktivitet fizik dhe te kujdeseni me tepër se zakonisht për ushqimin. Ne planin financiar situata nuk do jete e keqe, por duhet te gjeni kohen e duhur për te kryer shpenzime. Ne pune nuk do jeni ambicioze dhe shpesh do ju mungoje dëshira për te bere ato qe do iu kërkohen. Gjerat ne këtë fushe do lënë për te dëshiruar.

15 ditët e para te këtij muaji do jene goxha delikate e te trazuara. Ne shume momente do gjendeni neper udhëkryqe dhe vetëm me besim e maturi do ja dilni. Ata qe janë ne një lidhje do kenë probleme goxha serioze. Jo vetëm qe do acarohen me disa gjeste te personave ne krah, por do dëgjojnë edhe thashethemet dashakeqe te te ashtuquajturve miq. Beqaret vetëm duhet te joshin dhe t’ia lënë çdo gjë kohës. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje ne periudha te ndryshme. Shpesh mund te mbylleni ne vetvete dhe do ndiheni te dërmuar nga lodhja e mërzitja. Ne planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogarite edhe sikur te keni te ardhura te mira. Vjen një dite qe çdo gjë mbaron. Ne pune duhet te reflektoni me kujdes dhe te diskutoni me koleget për disa ide qe keni ne koke.

Deri ne datën 10 te këtij muaji duhet te jeni me te vëmendshëm ndaj gjerave qe do ndodhin rrotull jush e pas kësaj date mund te merrni vendime. Ju te dashuruarit do bëni mire t’i dëgjoni këshillat qe do iu japin familjaret sepse ata kane me shume përvojë dhe e dine mire çfarë ju thonë. Fundi i muajit do jete me i begate për ju. Beqaret do kalojnë një periudhe vërtet interesante e te mbushur me takime impresionuese. Shëndeti nuk do jete perfekt megjithatë jo dhe shume i keq. Po u kujdeset për veten do ndiheni edhe me mire. Mos harroni te pini shume ujë. Buxheti do jete i kënaqshëm dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Do shpenzoni për gjerat qe doni. Ne pune do jeni edhe me te motivuar se me pare dhe cep detyre do ju duket me e lehte se me pare.

Këtë muaj do ndiheni me te qete se muajin qe kaloi. Me ne fund do arrini te sqaroni edhe disa gjera me miqtë. Te dashuruarit duhet te tregohen përherë te logjikshëm e te arsyeshëm sepse po ju filluan problemet kane për t’i vuajtur gjate pasojat. Pas datës 17 dielli ne planin sentimental do jete me i forte. Beqaret do arrijnë te kenë disa takime dhe do gjejnë personin qe ju përshtatet me se miri. Po i morën gjerat shtruar do dalin edhe me te fituar. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Do jeni ne forme dhe nuk do keni aspak shqetësime. Financat do fillojnë te normalizohen pas javës se dyte për shkak te masave qe keni marre. Ne pune duhet te jeni me te vëmendshëm ndaj detajeve dhe ashtu nuk do bëni gabime. Shikojini gjerat me kujdes e me pas veproni, por mos ju besoni asnjëherë verbërisht kolegeve.

Nëse nuk doni te keni probleme serioze gjate kësaj dite, mire është te argumentoni çdo gjë qe do thoni e te mos flisni kot se koti. Për te dashuruarit nuk do ketë as probleme serioze as emocione te jashtëzakonshme. Merreni çdo gjë sa me shtruar dhe mundohuni te përgatisni surpriza qe jeta mos behet monotone. Beqaret do mërziten goxha javët e para sepse do bëjnë përpjekje për te gjetur dashurinë dhe nuk do ja dalin dot. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, për shkak te mbingarkesës. Sektori financiar do mbetet i qëndrueshëm dhe kjo do ju gëzojë. Ne pune rruga qe do ndiqni do jete e vështirë dhe e mbushur me pengesa, megjithatë nëse nuk dorëzoheni edhe mund t’ia dilni mbanë. I fituar është ai qe duron dhe qe nuk e lëshon veten.

Ky do jete muaj me i favorshëm për miqësinë dhe dashurinë sidomos 15 ditët e para. Jeta juaj ne çift do jete e këndshme. Do dini te thoni fjale te ëmbla dhe do përkëdheleni pafundësisht me njeri-tjetrin. Nga java e fundit mund te përplaseni për disa gjera, por menjëherë do reflektoni e do zgjidhni gjithçka. Beqaret do kenë fat dhe do arrijnë me ne fund te fillojnë lidhjen e tyre te ëndrrave. Shëndeti nuk do jete i keq nëse nuk e teproni me lodhjen dhe nuk ngarkoheni me shume sesa duhet. Kujdes sepse mund t’i hapni goxha telashe vetes. Ne pune fillimi do jete paksa i vështirë. Do jeni si te çakorduar dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Pas datës 10 situata do filloje te ndryshoje.

Këtë muaj do mendoni t’i bëni gjerat ndryshe dhe do kërkoni me çdo kusht t’i përmirësoni gjerat. Nëse jeni ne një lidhje here pas here do bëheni nostalgjikë dhe mund te bini ne dëshpërim. E mira është te bëni ato qe do ju thotë partneri dhe keni për t’u ndier me se miri. Besojini atij dhe nuk do pendoheni. Beqaret do jene me te bindur për hapat qe duhet te hedhin dhe nuk do mendohen dy here për këtë gjë. Shëndeti mund te kaloje edhe momente disi te trazuara, por ju nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë arsye. Financat nuk do jene problematike. Përfitoni për te bere një riorganizim tërësor. Ne pune nuk do keni kohë te mërziteni sepse do jeni gjithë kohës me angazhime. Mund te lodheni pak, por do ndiheni mire kur te realizoni çdo gjë.

Disa sektorë, e veçanërisht ai i dashurisë, do favorizohen këtë muaj. Te dashuruarit do kenë vetëm momente te këndshme, por pas datës 12 do fillojnë emocionet e vërteta. Si ata edhe ai qe kane ne krah do dine te sillen me delikatese dhe nuk do kenë aspak probleme. Beqaret do jene më me fat se me pare dhe do fillojnë lidhje vërtet interesante e te veçanta. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete e keqe, megjithatë nga mesi i muajit duhet te tregoheni me te kujdesshëm. Sektori i financave do varet tërësisht prej jush. Sa më me kujdes te silleni aq me shume fat do keni. Çështjet profesionale do jene te privilegjuara. Eproret do i dëgjojnë me kujdes ato qe keni për te thënë dhe mund t’iu lejojnë te nisni një projekt te menduar prej kohesh.

Buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kohës këtë muaj dhe do ndiheni mire. Për çiftet ambienti do jete harmonik, por mire është ta lini partnerin te shprehet me lirshëm. Keni për te fituar pike nga kjo gjë. Ne përgjithësi do mbizotërojë bashkëpunimi. Beqaret do jene shume kërkues dhe vështirë se mund te gjejnë një person aq perfekt sa e duan. Ftesa do marrin gjithë kohës dhe duhet t’i shfrytëzojnë. Shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni gjithë kohës plot energji dhe madje edhe morali do jete me i ngritur. Financat do mbeten te kënaqshme dhe do ndiheni plotësisht te qete kur te shpenzoni. Nëse sektori profesional ka qene delikat kohet e fundit, këtë muaj gjithçka ka për te ndryshuar. Do jeni karizmatike dhe do fitoni detyra te rëndësishme. Ne disa momente nuk do ngurroni as te rrezikoni për te arritur me shume.

Fale komunikimit te mire 15 ditët e para te muajit do jene shumë te mira. Nëse vazhdoni me atë sjellje gjithçka do ece si duhet edhe me vone. Ata qe kane një lidhje nuk do kenë debate te ashpra dhe ne tërësi marrëdhënia do jete e qete. Te dy palët do i kenë idetë te qarta. Beqaret do jene shume te afruar dhe mund te fillojnë miqësi me këdo. Ne fakt disa persona do i shohin me një sy tjetër. Shëndeti nuk do jete i qete dy javët e para dhe mund te keni disa shqetësime nga barku ose kockat. Pas datës 13 situata do normalizohet. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Ne pune do jeni me te guximshëm dhe do e dini mire cilën rruge te ndiqni për t’ia dale. Nuk do ngurroni as te bashkëpunoni me kolege qe dikur keni debatuar.

Nëse doni te jeni sa me te qete këtë jave, mundohuni te largoni energjitë dhe mendimet negative. Shikojini gjerat me më shume optimizëm dhe do dilni te fituar. Çiftet qe kane pasur probleme duhet t’i dëgjojnë me kujdes këshillat e miqve dhe familjareve sepse ata e bëjnë për te mirën e tyre. Fundi i muajit do jete paksa i mërzitshëm. Ju beqaret duhet t’i bëni sytë katër dhe duhet te zini muhabet me persona te rinj. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë lodhja mund t’iu beje ndonjëherë te ndiheni pa fuqi. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe duhet te mësoni t’ia dilni me aq. Ne pune do ju duhet te merrni vendime te rëndësishme te cilat mund t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Reflektoni mire para se te vendosni përfundimisht.

Muaj dinamik do jete ky për ju. Do jeni plot ide dhe dëshirë për te ecur përpara. Nëse jeni ne çift do tregoheni përherë diplomate dhe do ruani një marrëdhënie te këndshme me partnerin. Nuk do jeni as ju dhe as ai autoritare si me pare. Beqaret do kenë me shume mundësi për te realizuar njohje interesante dhe duhet patjetër te përfitojnë prej tyre. Shëndeti do jete me i mire se me pare. Do ndiheni ne forme dhe nuk do keni aspak shqetësime. Financat duhen pasur më nën kujdes. Bëni kujdes edhe mos tundoheni nga lojërat e fatit. Ne pune mos dëgjoni thashethemet dhe fjalët qe qarkullojnë lart e poshtë, por shihni hesapin tuaj. Përqendrohuni tek detyrat e dhëna dhe çojini deri ne fund.