Horoskopi mujor për muajin dhjetor 2017

Gjate këtij muaji klima do jete përgjithësisht e ngrohte dhe nuk do keni probleme te mëdha ne asnjë fushe. Edhe konfliktet e hershme do dini si t’i zgjidhni me qetësi e largpamësi. Nëse jeni ne një lidhje, duhet t’i besoni me tepër atij qe keni ne krah dhe te bëni çdo gjë se bashku. Mos ngurroni te përgatisni as ndonjë surprize sepse do e bëni partnerin te ndihet edhe me mire. Për beqaret, dy javët e para do jene me te qeta, ndërkohë qe pas datës 16 do dalin mundësi me te mira për takime dhe mund te ndodhin edhe ndryshime. Shëndeti do jete edhe me i mire pas javës se pare. Do keni me shume energji dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne planin financiar duhet te jeni te logjikshëm gjithmonë edhe pse ne fakt ne përgjithësi gjendja do jete e kënaqshme. Ne pune do provoni veten ne fusha te reja dhe do arrini atë qe doni.

Gjate këtij muaji do jeni me te logjikshëm dhe me realiste. Ne këtë mënyrë do afroheni edhe me shume me njerëzit e dashur, me te cilët se fundmi keni pasur mosmarrëveshje. Nëse jeni një lidhje duhet te bëni kujdes me xhelozinë dhe nga ana tjetër nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore partnerin. Beqaret duhet te joshin sa me shume, por nuk duhet kurrsesi te pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Shumica do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, përveç javëve te fundit kur mund te keni dhimbje kockash dhe dhimbje gjunjësh. Sektori i financave do ketë nevoje për një riorganizim tërësor. Fati nuk do ju mungoje, por duhet te dini si te përfitoni sa me tepër. Ne pune do jeni goxha te ngarkuar dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni me pare. Kërkoni ndihme nga koleget sepse vete nuk do ja dilni dot.

Gjate këtij muaji do jeni shpesh te mërzitur dhe pesimiste ju te dashuruarit kështu qe do jene familjaret ata qe here pas here do ju qëndrojnë pranë dhe do ju mbështesin fort. Pas datës 18 do ndiheni me te qete. Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te lini pas konfliktet e vjetra dhe te gjeni një mënyrë për te komunikuar qetësisht me njeri-tjetrin. Mos ia hidhni fajin gjithmonë tjetrit dhe mendoni me pozitivisht. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare dhe pa te ardhme. Gjithçka do jete ne dorën e tyre nëse do hedhin hapa apo do preferojnë te presin edhe pak kohe. Shëndeti do lere për te dëshiruar sidomos gjate periudhës se festave. Kujdes me ushqimin dhe nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti. Financat nuk kane për te qene shume te këqija kështu qe do bëni mire te riorganizoheni. Ne pune do jeni super te ngarkuar dhe lodhja do jete goxha e madhe. Ne disa momente do gjendeni edhe para vështirësive.

Gjate këtij muaji buzëqeshja do mbizotërojë ne fytyrën tuaj dhe çastet e lumtura do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni sa me shume çdo moment. Te dashuruarit do kalojnë edhe periudha stresuese, megjithatë me pak këmbëngulje, optimizëm dhe durim gjithçka do kaloje. Java e trete dhe e katërt do jene me te begata. Beqaret duhet te qartësohen njëherë me veten për atë çfarë duan te bëjnë e me pas te hedhin hapa. Mundësitë për takime do jene te shkëlqyera. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime te vogla si pasoje e lodhjes, stresit dhe te ftohtit. Kujdesuni me tepër për veten. Financat do jene me te mira nga sa e kishit menduar ndonjëherë. Ne pune vërtet do debatoni me disa kolege qe do ju pengojnë, por nga ana tjetër ne momente te caktuara do i dëgjoni këshillat e gjithkujt. Muaji do jete pozitiv e plot arritje.

Ky muaj nuk do jete plotësisht i qete për ju. Ne shume momente do gjendeni ne vështirësi te mëdha dhe nuk do ndiheni te qete. Nëse jeni ne një lidhje, mos kërkoni shume nga partneri ndërkohë qe ju vete nuk bëni as gjerat elementare. Gjithsesi partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do jene shume te rezervuar dhe te turpshëm prandaj nuk do përfitojnë dot as nga mundësitë e shkëlqyera qe do iu jepen. Shëndeti do jete delikat gjate gjithë kohës. Nuk do keni probleme serioze, por nuk do mungojnë gjithë kohës shqetësimet e vogla. Me financat do silleni si profesioniste te vërtetë dhe situata do ketë edhe përmirësime. Tashme mund te blini edhe disa gjera qe me pare nuk mundeshit. Ne pune do ju hiqen disa kompetenca për shkak te mungesës se seriozitetit. Beni kujdes sepse po vazhduat kështu mund te mbeteni edhe pa pune.

Gjatë këtij muaji do jeni te zënë me angazhime dhe do lodheni goxha. Gjithsesi nuk do ndiheni aspak keq sepse do kaloni edhe kohe me te afërmit. Nëse jeni ne një lidhje vëruani veshin personave qe keni ne krah dhe mos u tregoni kokëfortë sepse atëherë kur nuk do e prisni do ju dalin probleme serioze. Beqaret do jene shume te nxituar dhe do bëjnë gabime te njëpasnjëshme qe do ju lënë pasoja për te ardhmen. Zemra ne vend qe te ndihet e gëzuar do trishtohet. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë një kure me vitamina dhe pak me shume proteina do ju bëjnë mire për te përballuar dimrin. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm. Te gjitha masat qe keni marre kohet e fundit do japin rezultatet e veta. Ne pune do iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve dhe do arrini atje ku e keni programuar.

Gjate gjithë këtij muaji do ju pushtoje harmonia dhe begatia. Klima yjore do jete mjaft e ngrohte dhe do ndiheni kurdoherë mire. Te dashuruarit do ecin ne te njëjtën linje me partnerin e tyre dhe kjo do i afroje akoma me shume me njeri-tjetrin. Pas javës se dyte ata mund te marrin edhe vendime për ndonjë bashkëjetesë ose për ndonjë hap me serioz. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te qete dhe te mos nxitohen. Edhe pa bere përpjekje te mëdha, çdo dëshirë do ju plotësohet me se miri. Shëndeti do jete i shkëlqyer. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se mund te ndiheshit kaq ne forme sa këtë periudhe. Financat do dini t’i organizoni si duhet dhe do e mbani situatën nen kontroll gjithë muajin. Ne pune vërtet do jeni shume te ngarkuar, por duke vendosur fillimisht prioritetet do arrini atë qe keni dashur gjithmonë. Nuk do i zhgënjeni aspak shefat.

Ky nuk ka për te qene një muaj i keq, megjithatë duhet te ruani qetësinë dhe duhet te jeni te logjikshëm për te shmangur çdo debat. Nëse jeni ne një lidhje, mos kërkoni gjeta te pamundura nga partneri dhe nga ana tjetër mos e lini atë pas dore për asnjë çast. Sa me shume t’ia shprehni ndjenjat dhe sa me afër t’i qëndroni ne momentet kur do ketë nevoje, aq me shume do lidheni me njeri-tjetrin. Beqareve nuk do iu mungojnë aspak mundësitë për takime interesante, por duhet te mendohen gjate para se te hedhin hapa. Çdo veprim i gabuar mund t’iu kushtoje shtrenjte. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, pasi stresi do beje te veten. Ecni sa me shume dhe kujdesuni për ushqimin gjithashtu. Ne planin financiar ulini ne maksimum shpenzimet nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa para. Ne pune do merrni vendime me rëndësi, por do ju duhet te luftoni fort qe te arrini majat.

Do jeni shume me hapur këtë muaj dhe nga ana tjetër me te duruar për gjithçka. Nëse jeni ne një lidhje, asgjë dhe askush nuk do e trazoje lidhjen tuaj edhe pse ne fakt te shumte do jene ata qe do mundohen t’ua prishin harmoninë. Ju dhe partneri do jeni aq te afërt me njeri-tjetrin saqë do i bëni balle çdo lloj stuhie. Beqareve do ju rrahe zemra fort qe javën e pare dhe do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe ta kenë pranë atë qe pëlqejnë. Gjendja shëndetësore mund te ketë shqetësime vetëm javën e pare, por me pas do ndiheni ne forme perfektë. Ne planin financiar do bëni mire te mos rrezikoni shume. Lërini për me vone shpenzimet e mëdha dhe mundohuni te grumbulloni para për nesër. Ne pune do jeni shume te motivuar, serioze dhe te guximshëm. Për ju nuk do ketë aspak pengesa te pakalueshme nëse i vini qellim vetes.

Gjate këtij muaji do jeni shume te palogjikshëm dhe here pas here mund te bëni gjera qe do i lëndojnë te tjerët. Marrëdhënia mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do jete aspak e qete sidomos javën e pare. Do jeni shume te palogjikshëm dhe do debatoni me partnerin për gjene me te vogël. Pranojini edhe gabimet tuaja dhe mos ja hidhni për gjithçka fajin tjetrit. Beqaret do kenë një muaj te begate dhe te mbushur me plot njohje te reja. po u treguan te kujdesshëm dhe te zgjuar do afrojnë pas vetes personin ideal. Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht me e qëndrueshme se një muaj me pare. Financat do dobësohen goxha sepse do jeni shume te pamatur me shpenzimet. Ne pune nuk do ju mungoje asnjë çast ambicia dhe këmbëngulja, vetëm se do i besoni verbërisht disa kolegeve qe nuk ua duan te mirën.

Gjate këtij muaji do dilni gjate gjithë kohës, do argëtoheni dhe do i shikoni gjerat me shume pozitivizëm. Ne përgjithësi nuk do keni probleme ne te gjitha fushat. Nëse jeni ne një lidhje, partneri do ju vlerësojë me shume dhe do ju beje te ndiheni për mrekulli. Ne disa dite surprizat do jene aq te mëdha saqë do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do afrohen me tepër me një mik te vjetër dhe ka gjase qe me ta te fillojnë se shpejti lidhje afatgjata dhe mjaft serioze. Ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin ndryshe nga sa i imagjinon. Shëndeti do ketë shqetësime aq te vogla saqë do jene thuajse te papërfillshme. Ne planin financiar do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe ju kishin dale kështu qe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni. Ne pune do luftoni fort për te arritur majat. Mund te bëni edhe disa sakrifica, por do arrini atje ku doni.

Ky muaj ka për te qene përgjithësisht i trazuar dhe i mbushur me surpriza te pakëndshme. Ne shume raste do gjendeni edhe para sfidave dhe zgjedhjeve te vështira. Nëse jeni ne një lidhje duhet te pranoni te hapni rruge ne disa momente dhe jo te tregoheni kokëfortë. Te gjithë bëjnë gabime, por e rëndësishme është te gjendet gjuha e përbashkët. Beqaret do angazhohen shume me pune dhe nuk do i kushtojnë rëndësi jetës sentimentale. Gjendja shëndetësore do jete me periudha, prandaj here do ndiheni mire e te qete e here ne një gjendje delikate. Po e late veten pas dore situata do përkeqësohet goxha. Sektori i financave do jete shume here me i mire se me pare prandaj do jeni ne gjendje te bëni edhe investime. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me diplomate qe te mundeni sepse vetëm ashtu do arrini te ruani gjendjen te qëndrueshme.