Horoskopi javor nga 27 mars deri 2 prill 2017

0.1horoskopijavor

DASHI21. mars – 20. prill

Nëse doni qe këtë jave marrëdhënia juaj me partnerin te përmirësohet sa me shume, duhet te bëni edhe sakrifica e te hiqni dore nga disa zakone. Po patet dëshirën e mire keni për t’ia dale mbanë gjithmonë. Beqaret do realizojnë disa takime me persona te cilët nuk mendonin kurrë se mund t’i kishin ne krah një dite. Gjerat do fillojnë te behet tejet serioze. Buxheti mund te ketë disa tronditje te vogla për shkak te disa shpenzimeve urgjente qe duhet te kryeni. Shëndeti do mbetet i mire gjate gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë shqetësim. Ne pune do jeni profesioniste dhe do dini te gjeni zgjidhje edhe ne rastet me te vështira. Ne familja do mbizotërojë dialogu dhe bashkëpunimi i ngushte.

DEMI21. prill – 21. maj

Ka shume mundësi qe realiteti te jete shume me i bukur sesa ëndrrat gjate kësaj jave. Do kaloni plot momente te lumtura me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim vërtet te veçante ditën e enjte, i cili do i beje ata ta shohin boten me një sy tjetër. Çdo dite do jete plot diell dhe ngjyra. Financat do kenë disa përmirësime pas te martës dhe do arrini t’i shlyeni edhe disa borxhe qe keni marre. Shëndeti mund te ketë edhe ndonjë shqetësim te vogël, por çdo gjë do kaloje shpejt dhe pa sjelle pasoja te renda. Ne pune do merrni disa lajme shume te mira te cilët do ju bëjnë krenare për veten dhe për gjithë përpjekjet qe keni bere. Jeta familjare ka për te qene shume normale.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave do i shtoni dozat e fantazisë ju te dashuruarit dhe rutina nuk do jete aspak pjese e jetës suaj. Do argëtoheni çdo moment e me shume. Beqaret do mendojnë me tepër te kalojnë momente te këndshme sesa te fillojnë një lidhje serioze. Mundësitë për aventura do jene te pafundme. Financat do jene inkurajuese. Nëse disi si t’i menaxhoni me kujdes paratë qe do keni neper duar, gjendja ka për te qene edhe me e mire. Shëndeti nuk ka për te pasur asnjë lloj problemi. Do jeni ne gjendje te shkëlqyer morale dhe fizike. Ne pune do keni me shume sukses nga çdo here tjetër dhe kjo edhe për faktin qe disa kolege ju kane ndihmuar. Shpërblimet qe do merrni do ua ngrohin zemrën. Ne familja do mbizotërojë harmonia.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Këtë jave do bashkëpunoni edhe me tepër me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do bini dakord qe problemet e se shkuarës t’i lini njëherë e mire pas krahëve. Beqaret duhet patjetër ta largojnë turpin dhe te tregohen sa me te hapur për gjithçka. Vetëm kështu do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen dhe jeta do ju marre drejtimin e ëndërruar. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe si do i menaxhoni te ardhurat. Po shpenzuat kuturu dhe pa i bere llogarite, keni për te pasur tronditje. Qe shëndeti te mos ketë asnjë lloj shqetësimi, mundohuni te shmangni gjerat pikante dhe ato me shume yndyre. Ne pune nuk do e përfundoni dot projektin qe keni nisur, por kjo nuk duhet t’iu dekurajoje. Familja do jete e qete.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do kaloni plot momente intime me atë qe keni ne krah dhe here pas here do ju duket vërtet sikur jeni ne një ëndërr. Pasion, emocione dhe ngjyra. Këto do jene tre fjalët kyçe qe do e përshkruajnë me se miri jetën tuaj. Për beqaret do fillojnë histori dashurie serioze te bazuara tek besimi dhe ndjenjat e forta. Ne planin financiar do keni mbështetjen e planetëve dhe i rregulloni te gjitha problemet qe ju kishin dale me herët. Shëndeti dy ditët e para mund te mos jete ne gjendjen me te mire, por me pak përkujdesje nga ju dhe nga familjaret do riktheheni shpejt ne forme. Ne pune do iu jepet një detyre e re me më shume përgjegjësi e ngarkese, por edhe me më shume fitime.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Periudhe e favorshme ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni vetëm dite te begata, te ngrohta e te mbushura me emocione. Beqaret do kenë me shume takime se asnjëherë me pare dhe do mund te gjejnë një person qe do ju përshtatet me tepër ne çdo pike. Buxhetin mbajeni gjithë kohës mire sepse po filluan problemet zor se mund t’i ndalni dot lehtësisht. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme, por pak yoga, aktivitet fizik apo praktikimi i ndonjë arti marcial do iu beje mire. Ne pune gjerat do eci mire dhe keni për te ecur goxha hapa para. Do siguroni edhe një te ardhme me te ndritur. Jeta familjare do jete e mbushur me surpriza.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Kjo do jete një nga periudhat me te mira dhe me te begata për jetën tuaj ne çift. Venusi dhe Jupiteri do ju bëjnë te ndiheni si mbi re. Beqaret do jene tej mase kërkues dhe askush nuk do ketë mundësinë t’i tërheqë pas vetes. Do jene shume pa fat dhe kështu kane për te mbetur nëse vazhdojnë te kërkojnë te pamundurën. Financat do mbeten delikate gjithë kohës kështu qe mundohuni te shpenzoni sa me pak ne mënyrë qe t’iu mbeten para edhe për nesër. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse konsumoni me shume proteina dhe vitamina do jeni edhe me ne forme. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do ju bëni balle edhe sfidave me te vështira. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Gjate kësaj jave, te nxitur nga planetet, do keni kurajën te flisni edhe për tema delikate me ate qe keni ne krah. Do ndiheni shume me te qete pasi te keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e mëdha qe kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël pasi se fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri te ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nen kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat dhe do i arrini me ne fund objektivat qe i kishit vene vetes. Me familjaret mund te keni mosmarrëveshje te vogla.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Jave e vështirë do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume kokëfortë dhe nuk do pranoni te bëni ato qe do ju kërkojë partneri. Po nuk ndryshuar do pendoheni për gjithë jetën. Beqaret do i rikthehen një lidhjeje te vjetër, por kësaj here do mendohen me kujdes para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do ju duhet akoma me tepër maturi dhe përkujdes. Hua nuk duhet te jepni për asnjë lloj arsyeje. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Nuk do i ndiheni me as shqetësimet qe kishit nga stomaku dhe nga shtylla kurrizore. Ne pune do jeni pasive dhe do i lini gjerat pas dore. Koleget do përfitojnë nga kjo sjellje e juaja dhe ju do humbni shume. Me familjaret gjerat do ecin me se miri.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave nuk do filloje shume mire për ata qe janë ne një lidhje Shpesh do ndiheni konfuze dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Vetëm pas te premtes situata do normalizohet. Beqaret duhet te tregohen sa me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura. Saturni do ju ndihmoje te ruani ekuilibrin ne planin financiar. Do ecni me llogari dhe kjo do i mbaje larg problemet. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane qene me grip apo kane pasur shqetësime te ndryshme, do ndihen disi me te qete. Ne pune do keni pengesa te njëpasnjëshme dhe me zor do i arrini objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje mos u tregoni autoritare, por silluni sa me te qete.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jave mjaft dinamike dhe e veçante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni dhe do bëni gjera fantastike se bashku. Here pas here do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret nuk duhet te justifikohen kot nëse nuk i pëlqejnë personat qe do i ftojnë për te dale. Me e mira është te flasin hapur e pa dorashka. Financat do jene shume te paqëndrueshme, kështu qe tregohuni te matur nëse nuk doni probleme. Shëndeti do jete delikat dhe do ketë nevoje për me shume përkujdes. Mos lini pas dore asnjë shqetësim. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atje ku keni menduar. mund te lodheni paksa, por do ja dilni. Familja pa probleme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave e mbushur me kënaqësi te forta do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pasioni here pas here do ndizet flake dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por për një person zemra do ju rrahe edhe me fort. Pas te enjtes gjithçka do ndryshoje për ta. Financat do mbeten gjithë kohës te qëndrueshme dhe jo vetëm qe mund te bëni investime, por mund te hiqni edhe para mënjanë me te cilat do bëni investime afatgjata. Shëndeti nuk do jete i qete. Shpeshherë do jeni nervoze dhe mund te keni probleme me pagjumësinë, Ne pune do ju dalin pengesa te njëpasnjëshme dhe nuk do arrini dot atje ku dëshironi. Familja do jete mbështetje e madhe.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.