Horoskopi javor nga 9. janar deri 15. janar 2016

Këtë jave do jeni me te kuptueshëm, me tolerante dhe me te hapur ndaj atij qe keni ne krah. Do bini ne kompromis për gjithçka dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqaret do fillojnë një lidhje pasionante qe ditën e marte ose te mërkurë. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Me financat duhet te jeni me rigoroze dhe te kujdesshëm sepse problemet e vogla ne duke mund te thellohen tej mase. Shëndeti do jete me i mire. Do ndiheni me energjike dhe nuk do keni shqetësime serioze. Ne pune do kenë dite dinamike, por edhe dite te qeta. Merrini gjerat shtruar dhe mos u nxitoni për asgjë ne mënyrë qe te mos gaboni. Me familjaret do ja kaloni gjithmonë mire.

Këtë jave, ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë rutinën dhe te përjetojnë emocione me te forta. Nuk do mundojnë surprizat nga te dy palët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për te rene ne sy. Financat do mbeten ende te mira kështu qe mund t’i kryeni pa iu dridhur dora shpenzimet me te domosdoshme. Huat duhet patjetër t’i shmangni. Shëndeti here pas here mund te ketë disa tronditje te vogla, por për fat te mire asgjë për t’u alarmuar. Çdo shqetësim do kaloje shpejt. Ne pune do merrni aprovime për disa kërkesa qe keni bere dhe do ecni përpara. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Jave mjaft sensuale do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju ndodhin edhe gjera fantastike qe nuk i kishit imagjinuar asnjëherë me pare. Mund te merren edhe vendime te mëdha. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe me pas le te bëjnë disa përzgjedhje. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Për shëndet edhe me te mire duhet te merrni me shume vitamina e proteina. Mos harroni as te pini çaj ne ditët me te ftohta. Ne pune jo çdo gjë do ju ece sipas planeve. Mund te dalin pengesa dhe vonesa. Gjithsesi ju nuk duhet te dorëzoheni. Me familjaret do ja kaloni mire.

Këtë jave ka mundësi qe t’iu dalin disa probleme te vogla ju te dashuruarve. Do jeni kokëfortë ne disa gjera dhe nuk do pranoni te bëni atë qe është me e mira. Beqaret me ne fund do realizojnë ëndrrat e tyre me te bukura dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kane dëshiruar. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nen kontroll dhe duhet te filloni te kurseni nga pak ditët e para, pasi ne fundjave do ju duhet te bëni patjetër disa shpenzime për gjera te domosdoshme. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Ne pune do jeni te matur dhe te vendosur për t’ia dale. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.

Jave shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dini si te silleni dhe si ta bëni gjithmonë për vete partnerin. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe gati për te bere çdo gjë ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire sepse nuk do shpenzoni kuturu. Shëndetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore. Për çdo shqetësim qe do keni merrni masa dhe këshillohuni me specialiste. Ne pune do ketë ndryshime rrënjësore. Do iu jepet një projekt i ri, goxha me i vështirë, por me më shume fitime. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Jeta familjare do vazhdoje te jete e qete.

Jave shume e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet akoma edhe me shume dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni për asnjë çast. Edhe për beqaret do shfaqen mundësi te jashtëzakonshme qe jeta te ndryshoje për mire. Do ju duhet thjesht te jene disi me te vëmendshëm. Sektori i financave do privilegjohet nga Plutoni dhe situata do jete akoma me e qëndrueshme se një jave me pare. Mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër. Shëndeti nuk do jete i keq ne tërësi, por duhet te bëni kujdes kur te përdorni thikat ne kuzhine si dhe gjate ecjes me makine. Ne pune do dini me saktësi çfarë te bëni ne mënyrë qe te arrini atje ku dëshironi. Jeta familjare do jete mjaft normale.

Këtë jave do i gjykoni me kujdes gjerat para se te hidhni hapa dhe te bëni deklarata ju te dashuruarit. Për këtë arsye marrëdhënia me partnerin ka për te qene edhe me e kënaqshme nga sa e kishit imagjinuar. Beqaret do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje te cilën do e kenë zili qe te gjithë. Financat duhet t’i keni me tepër kujdes ne mënyrë qe situata te mbetet e qëndrueshme. Shmangni investimet e njëpasnjëshme dhe për gjera jo shume te domosdoshme. Shëndeti do jete delikat dhe gjithçka do shkaktohet nga stresi. Ne pune do jeni kompetente dhe do i arrini te gjitha objektivat. Ndaj familjareve do tregoheni me bujare.

Këtë jave do jeni me shume xheloze për partnerin tuaj dhe kjo mund te krijoje here pas here momente debati. Mos u mundoni atij t’i vini limite dhe ta kontrolloni sepse keni për ta pasur punën keq. Beqaret nuk duhet te bëjnë asgjë te nxituar e cila mund t’i çojë ne rruge te gabuar. Ditët me te favorshme për takime do jene e enjtja dhe e shtuna. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme sepse keni kohe qe keni marre masa dhe veproni vetëm duke bere llogari. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe disa shqetësime te vogla. Mundohuni te çlodheni dhe te pini çaj ne ditët e ftohta. Puna do jete mjaft e qete dhe nuk do ju sjelle stres. Jeta familjare do jete e ngrohte.

Klima yjore do jete shume here me e ngrohte gjate kësaj jave për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndani çdo mendim dhe ide me atë qe keni ne krah. Beqaret do takojnë persona serioze dhe me një te ardhme te ndritur. Për ta gjithçka ka për te qene e jashtëzakonshme. Perspektivat ne planin financiar do jene te jashtëzakonshme. Gjendja do përmirësohet me shume nga sa e kishit imagjinuar ndonjëherë. Shëndeti nuk do jete i keq megjithatë nëse konsumoni me shume proteina dhe vitamina do ndiheni akoma me mire. Ne pune do ndodhin ndryshime te mëdha, por qe shumica do jene ne favorin tuaj. Ne familje do flisni hapur dhe do bëni disa deklarata.

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire këtë jave. Do konfliktoheni edhe për gjera elementare dhe asnjeri nuk do hape rruge. Ditën e mërkurë ose te enjte mund te fryje ndonjë stuhi e fuqishme. Beqaret do kenë një periudhe te ndërlikuar dhe do jete me mire te mos hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar duhet te jeni te matur dhe mos kryeni shpenzime te panevojshme. Shëndeti do jete goxha i qëndrueshëm sepse ju do dini si te kujdeseni ne çdo moment për veten. Jeta profesionale do ketë shume ulje dhe ngritje. Mundohuni te mos shpërqendroheni dhe te mos ju besoni verbërisht kolegeve. Jeta profesionale do jete e ndërlikuar tej mase.

Do keni disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj jave, por asgjë për t’u alarmuar. Mundohuni te jeni disi me tolerante dhe te kuptueshëm sepse po vazhduat me kokëfortësi do e shkatërroni lidhjen. Beqaret nuk do ndihen aspak gati për te ndryshuar statusin dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Buxheti do ketë vështirësi te mëdha. Po nuk e pranuat ndihmën e te afërmve nuk do ja dilni dot mbanë vete. Shëndeti duhet pasur me nen kujdes. Mos shpenzoni energji kot dhe mos e teproni me aktivitetin fizik. Ne pune me pak me shume besim tek vetja dhe me pak përpjekje do arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jete e kënaqshme dhe pa probleme.

Kjo jave ka për te qene e veçante dhe e mbushur me surpriza për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment keni për t’u ndier mire. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete. Beqaret do kenë disa takime dhe mund te dashurohen si adoleshente me dike. Mund te fillohen edhe lidhje interesante. Ne planin financiar ka rrezik te jeni te pakujdesshëm dhe kjo gjë do sjelle pasoja jo te mira. Shëndeti dy ose tre dite do jete me probleme, por pas te mërkurës situata ka për te qene me e qete. Ne pune do jeni me te hapur ndaj risive dhe mund te filloni edhe disa projekte interesante. Jeta familjare do jete me e mire dhe gjithë kohës do i keni mbështetje te afërmit.