Horoskopi javor nga 12 Dhjetor deri 18 Dhjetor 2016

ihr jahreshoroskop 2017 mit kreis 2

DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave duhet te tregoheni shume te kujdesshëm ju te dashuruarit pasi Jupiteri do ju shtyje te kërkoni liri me shume nga sa duhet. Një sjellje e tille mund te ndeze shpesh debate te forta. Me mire është te tregoheni te matur dhe gjithmonë realiste. Beqaret do kenë një periudhe te mbushur me risi dhe emocione. Ata duhet te përfitojnë nga çdo rast qe do iu jepet për njohje te reja. Financat nuk do jene shume te mira kështu qe do jeni te detyruar te shpenzoni me pak për te mos mbetur me xhepat bosh. Shëndeti here pas here mund te ketë shqetësime qe do lidhen me stresin dhe nervozizmin e tepërt. Ne pune duhet te nxitoni pak sepse konkurrencën do e keni te forte. Jeta familjare do jete e mire

DEMI21. prill – 21. maj

Jave shume e tensionuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje Do grindeni edhe për gjera te kota me atë qe keni dhe krah dhe nuk do arrini dot ta gjeni qetësinë. Asgjë nuk do ju ece si e kishit programuar. Beqaret ndryshe nga çiftet do realizojnë disa takime dhe deri ne fundjave edhe mund te vendosin se me cilin person do vazhdojnë te shoqërohen. Ne planin financiar do keni energji mjaft pozitive dhe do arrini t’i mbani te ardhurat te qëndrueshme. Shëndeti do jete disi delikat ditët e para, por situata do filloje shpejt te përmirësohet. Ne pune do jeni me profesioniste se me pare dhe do i arrini më me lehtësi objektivat qe i kishit vene vetes. Familja pa asnjë lloj problemi.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Asnjë planet nuk do ndikoje tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave prandaj çdo gjë do varet prej mënyrës sesi ju do silleni. Mundohuni sa me pare t’i zgjidhni mosmarrëveshjet e mbetura pezull prej kohesh ne mënyrë qe te ndiheni edhe me te qete. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do arrijnë ta gjejnë shpejt personin e tyre te ëndrrave. Sektori i financave nuk ka për te pasur probleme sepse ne çdo moment do dini mire si te veproni. Gjendja shëndetësore do vazhdoje te jete e qëndrueshme. Nuk do keni me as dhimbje koke dhe as dridhje trupi. Ne pune mund t’iu dalin here pas here disa probleme, por nuk duhet ta lëshoni veten. Gjithçka mund te kalohet me durim dhe këmbëngulje. Jeta familjare do jete si gjithmonë.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Hëna ka mundësi te ndikoje pozitivisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave dhe emocionet do jene shume here me te forta. Nuk do mungojnë as surprizat e këndshme nga ai qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me qetësi dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen. Kjo jave do jete e mbushur me te papritura fantastike. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë me probleme, por ka mundësi qe te jete edhe me e begate. Shëndeti do jete i mire dhe pa probleme. Nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Ne pune do jeni ne rrugën e duhur për te arritur atë qe dëshironi. Vazhdoni kështu dhe te gjithë do ju mbajnë ne goje për suksesin qe do arrini. Me familjaret duhet te silleni me mire.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jave e veçante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot momente romantike se bashku me partnerin tuaj dhe emocionet gjithë kohës do jene pozitive. Beqaret nuk duhet kurrsesi ta teprojnë me kërkesat për te gjetur princin e kaltër pasi askush nuk është perfekt dhe pa te meta. Buxheti nuk do jete i keq. Përfitoni për te shlyer sa me pare borxhet e mara sepse me vone do e keni me te vështirë. Shpenzimet kryeni me maturi gjithmonë. Shëndeti ka për te qene shume here me i mire. Tashme nuk do ndieni me as dhimbje shpine si me pare. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë sepse gabimi me i vogël mund t’ua prishe te gjitha planet. Jeta familjare do jete goxha e qëndrueshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Këtë jave do i përkushtoheni edhe me tepër jetës tuaj ne çift ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene me e ngrohte. Te kaluarën e trishte e te mbushur me probleme do e lini njëherë e mire pas krahëve. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe do e gjejnë me shpejt nga sa mendonin princin e tyre te kaltër. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Do arrini ta mbani gjithë kohës gjendjen te qëndrueshme dhe do i kryeni edhe shpenzimet e nevojshme. Gjendja shëndetësore do vazhdoje te mbetet e mire edhe pse mund te keni here pas here shqetësime elementare. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe te gjithë do ju adhurojnë. Do merrni edhe disa shpërblime. Familje do ketë tronditje.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Fale ndikimit te Saturnit, jeta juaj ne çift do jete me pozitive se me pare. Do shohin vetëm përpara dhe do mundoheni ta bëni çdo çast sa me interesant. Beqaret me ne fund do marrin fryme lirisht sepse do e gjejnë qe ditët e para personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm. Shfrytëzojeni mundësinë për te bere investimet e menduara dhe pse jo edhe për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti do jete tejet i paqëndrueshëm. Here do jeni ne forme e here do keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune do keni rivalitet shume te forte, por me pak kujdes dhe këmbëngulje do dilni te paret. Familjen do e keni mbështetje.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do merreni vesh me mirëkuptim me partnerin dhe nuk do ju dalin aspak telashe. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk e presin dhe jeta do ju marre tjetër drejtim. Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen pa u menduar gjate. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet e ekzagjeruara sepse situata do ju dale jashtë kontrollit atëherë kur te mos e prisni. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Lodhja dhe vapa do bëjnë punën e vet. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe shume te matur, prandaj gjithçka do ju ece ashtu si e kishit parashikuar. Jeta familjare do ketë përmirësime te mëdha.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Kjo jave do jete me e qete për te dashuruarit. Do ndiheni me te sigurte për ndjenjat e partnerit tuaj dhe nuk do kërkoni nga ai gjera ekstravagante. Beqaret duhet te bëjnë durim sepse vetëm ne fundjave do mund te gjejnë personin e duhur. Po u nxituan mund te bëjnë gabime. Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe disa rreziqe vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mund te merrni lavdërime, shpërblime, por edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet si ka qene.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume. Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ka rrezik qe rutina ta pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave dhe here pas here do ndiheni si te mbytur.  Mundohuni sa me pare te shtoni dozat e fantazisë sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme shume serioze. Beqaret nuk duhet kurrë te bëjnë premtime para se te jene te sigurte për hapat qe do hedhin sepse mund te pendohen dhe mund te lëndohen. Ne planin financiar gjendja do mbetet e njëjtë. Beni sa me shume kujdes qe te mundni me shpenzimet. Shëndeti nuk do jete i mire. Këshillohuni sa me pare me mjeket nëse nuk doni te keni probleme me serioze. Ne pune do bëni edhe sakrifica vetëm qe situata te ndryshoje për mire. Me pak mundim do ja dilni mbanë. Marrëdhënia me familjaret do jete e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Nuk do arrini dot te ruani harmoninë e jetës tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse shume persona do ndërhyjnë dhe do ua shkatërrojnë atë. Mire është te gjeni momentet e duhura dhe te flisni qetësisht me atë qe keni ne krah. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Gjendja e financave do jete me e mire se një jave me pare, megjithatë mire është qe te mos kryeni shpenzime te nxituara pa u menduar mire. Shëndetin duhet ta keni me tepër  nen kujdes sepse lodhje dhe i ftohti mund te sjellin probleme. Ne pune do jeni elokuente dhe bindes. Çdo gjë qe keni menduar do e arrini sa hap e mbyll sytë. Edhe jeta familjare do jete e mire.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.