Horoskopi javor nga 14 Nentor deri 20 Nentor 2016

0033horo

DASHI21. mars – 20. prill

Fale ndikimit te madh te Neptunit, jeta juaj ne cift do jete goxha  etrazuar. Per disa mund te kete probeme me komunikimin dhe kjo do sjelle mosmarreveshjet me te medha. Gjithesesi nese i kuptoni gabimet dhe toleroni nga pak, gjithcka do zgjidhet shpejt. Beqaret do jene te vendosur ta shfrytezojne sa me shume lirine e tyre dhe mund te bejne edhe ndonje cmenduri te vogel. Te ardhurat do fillojne te permiresohen tej mase pas dites se marte. Cdo gje do e keni nen kontroll tashme. Shendeti do kete shqetesime te vogla, por asgje serioze dhe shqetesuese. Mund te rini te qete. Ne pune nuk duhet te ndermerrni shume rreziqe sepse mund te humbisni edhe ato qe keni arritur. Me familjaret do merreni vesh me se miri.

DEMI21. prill – 21. maj

Nese doni te keni me shume momente te lumtura ne jeten tuaj ne cift kete jave, duhet te beni me teper leshime ndaj partnerit. Po u treguat strikte mund te keni goxha mosmarreveshje dhe do merziteni. Beqaret do kene nje periudhe me fat. ata do realizojne takime te njepasnjeshme dhe do e fillojne edhe lidhjen me nje person teper te pershtatshem. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha veshtiresite dhe do ndiheni me te qete. Falenderojini edhe miqte. Gjendja shendetesore nuk do jete e qendrueshme, megjithate mos u alarmoni per gjene me te vogel. Ne pune do ia dilni mbane dhe do i perfundoni me sukses projektet e nisura me heret. Me familjaret mund te keni disa mosmarreveshje te vogla.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ndryshoni për mire atmosferën e jetës ne çift. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Kjo jave nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Do ketë çaste te këndshme, por nuk do mungojnë as debatet dhe mosmarrëveshjet, shpesh te ashpra. e mira është te mos merrni vendime te nxituara ne gjaknxehtësi e sipër. Beqareve do ju pëlqejnë çmendurie dhe do fillojnë aventura emocionuese. Financat do kërkojnë me tepër vëmendje se me pare. Po i late gjerat te rrjedhin vete mund te keni me tepër vështirësi. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Kujdes me alkoolin dhe me yndyrën e tepruar. Ne pune do bëni çfarëdo lloj lëvizjeje qe te arrini atje ku dëshironi. Do i mahnitni te gjithë me arritjet tuaja. Ambienti ne familje do jete konfliktuar.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Jave shume e bukur kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do argëtoheni mjaft me njeri tjetrin. Ditën e enjte mund te merrni edhe një propozim qe do ju habite. Beqaret do tërhiqen nga persona te papërshtatshëm prandaj mire është te mos hedhin hapa te nxituara. me financat do keni goxha vështirësi. Nëse vazhdoni te shpenzoni me te njëjtin ritëm do keni edhe probleme serioze. Shëndeti këtë jave do lere për te dëshiruar, prandaj tregoheni te kujdesshëm si me ushqimin ashtu edhe me lodhjen. Ne pune, pas shume peripecive do arrini atje ku dëshironi. Me familjaret duhet te tregoheni te matur dhe te mos tregoheni posesive.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Kete jave do kaloni momente te paharruara prane atij qe dashuroni dhe ndjenjat do i shprehni akoma me teper. Emocionet kane per te qene te forta dhe te vecanta. Beqaret do jene plot gjalleri dhe deshire per te provuar kenaqesi te reja. Ata do jene gati edhe per aventura kalimtare vetem qe te mos qendrojne vetem. Ne planin financiar do keni shume fat. GJendja do stabilizohet aq shume saqe do ju duket cudi qe para disa kohesh keni pasur veshtiresi. Shendeti mund te jete paksa i trazuar dy ditet e para, megjithate gjendja do ndryshoje shpejt. Ne pune duhet t’i dyfishoni perpjekjet qe te arrini majat. Jeta familjare do jete si zakonisht. Nuk pritet asnje problem.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene aspak e mire. Shpesh do debatoni me atë qe keni ne krah dhe nuk do e pranoni kurrsesi se mund ta keni gabim për diçka. Beqaret do preferojnë t’i shmangin njohjet e reja, pasi nuk do ndihen gati për ta ndare jetën me dike. Tani për tani ju pëlqen vetmia dhe pavarësia. Me financat nuk keni për te pasur probleme, kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e menduara. Për te pasur një shëndet te mire duhet te kujdeseni me tepër për veten. Mos neglizhoni gjumin, te ngrënin apo edhe ushtrimet fizike. Ne pune do merrni një tjetër drejtim edhe me te suksesshëm se ai qe kishit pasur me herët. Marrëdhënia me familjaret do jete akoma me e ngrohte se me pare.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Mos kërkoni te bëni çmenduri ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave sepse partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm. Mire do ishte t’i merrnit gjerat shtruar dhe me realizëm. Beqaret ka gjase te realizojnë një takim te veçante i cili edhe mund t’i çoje drejt një lidhjeje serioze. Gjithsesi shkallet duhen ngjitur me ngadalë. Financat do jene disi me te qëndrueshme, megjithatë ende nuk është koha për te kryer shpenzime te mëdha. Shëndeti do vije duke u përmirësuar nga dita ne dite. Ne pune nuk do dorëzoheni derisa te arrini atje ku e kishit planifikuar. Disa miq te ngushte do iu mbështesin fort. Ne familje do keni një gëzim te madh.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Mos u tregoni posesive gjate kësaj jave ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme dhe vështirësi te mëdha ne jetën sentimentale. Te gjithë kane kontradikta, por duhet te mësoni ta menaxhoni edhe ne ato raste situatën. Beqaret do marrin propozime te ndryshme, por as vete nuk do e dini se çfarë te bëjnë. Nëse doni qe financat te jene pozitive, duhet patjetër te ulni sa me shume shpenzimet. Nuk është ende koha e duhur. shëndeti do ketë probleme te vogle. Do ndiheni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune do i zgjidhni edhe problemet delikate dhe do ndiheni shume me te qete. Mund t’iu bëhen edhe propozime te reja mjaft interesante. Jeta familjare do jete e trazuar.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jave edhe me pozitive sesa mendohej kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe se bashku do hidhni hapat e duhura. Beqaret do kenë një takim shume te papritur ne momentin qe do jene edhe te zënë me pune. Gjithsesi ajo qe është e shkruar do ndodhe dhe shume gjera do ndryshojnë për ta. Yjet gjithashtu do iu mbështesin ne planin financiar dhe do iu shtyjnë te tregoheni me kursimtare. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç lodhjes qe here pas here mund te shkaktoje dhimbje muskujsh apo dhimbje koke. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me pak. Jeta familjare pritet te jete me e ngrohte.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Jave mjaft harmonike kjo edhe për ju te kësaj shenje dhe qe jeni ne një lidhje. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do e forconi bashkëpunimin. Beqaret do kenë tërheqje fizike për disa persona me te mëdhenj se ata. Kujdes mos hidhni hapa për te cilat te pendoheni shpejt. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini ta përmirësoni situatën. Shëndeti do jete edhe me i mire nëse merreni me ndonjë aktivitet fizik dhe tregoheni te kujdesshëm me ushqimin. Ne te kundërt mund te lindin disa probleme. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do merrni te gjitha meritat qe iu takojnë. Me familjaret marrëdhënia do ftohet paksa.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Kjo jave do ketë edhe dite shume te trazuara, por edhe nga ato pasionantet dhe te mbushura me gëzim. Shfrytëzojeni gjithsecilën dhe tregohuni gjithmonë te matur. Beqaret me ne fund nuk do ndihen te vetmuar pasi persona inteligjente do kërkojnë t’i kenë pranë. financat do vazhdojnë te mbeten delikate e ndërkohë do ju duhet te kryeni shpenzime te domosdoshme. Kujdes! Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe merrni masa për çdo lloj shqetësime qe te keni. Puna do ece me se miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë me tepër besim tek ju. Jeta familjare nuk do jete shume e qëndrueshme. 

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.