Horoskopi javor nga 31 Tetor deri 6 Nentor 2016

Çiftet do te kalojnë një jave te paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’iu hape një plage te vjetër dhe ajo do iu dhembe. Kujdes! Ka shume mundësi qe një miqësi e nisur para disa kohesh te kthehet ne një lidhje dashurore. Mendohuni mire nëse kjo është ajo qe dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtoje te ardhurat dhe meqë janë festat para mund te shpenzoni edhe pak me shume. Me Marsin qe do ndikoje fuqishëm ne shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumice, mjafton te dini ta kanalizoni! Ne pune nuk duhet te filloni një projekt pa mare parasysh te gjitha pasojat qe mund te shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato. Ne familje do keni një ambient te ngrohte.

Edhe pse do keni disa mosmarrëveshje me partnerin ne ditët e para te javës, duhet te keni kurajën t’i përballoni ato. Klima do filloje te ngrohet pak nga pak nga fundi i javës. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura emocionuese. Përfitoni nëse kjo ehte ajo qe dëshironi. Ne planin financiar ka ardhur koha te tregoheni te kursyer nëse doni te financat mos kenë tronditje te mëdha. Ne sektorin e shëndetit gjerat do shkojnë me se miri. Do keni rezistence te mire dhe nuk pritet as shqetësimi me i vogël. Personat qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te bëjnë një vizite tjetër mjekësore. Ne pune do jete periudhe e favorshme për plotësimin e disa prej objektivave. Do e dini mire ku te orientoheni dhe do arrini atë qe keni programuar prej kohesh. Marrëdhënia me familjaret do jete paksa e tensionuar.

Jave e mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Partneri do iu surprizoje gjate gjithë kohës dhe do iu beje shpeshherë te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por ato shume shpejt do shndërrohen ne lidhje serioze ose martesa. Ne planin financiar mos prisni përmirësime te mëdha, por gëzohuni me situatën e qëndrueshme qe do ekzistoje. Lodhja do ndikoje se tepërmi tek shëndeti. Nga ana tjetër mbrohuni edhe nga i ftohti i cili nuk ehte i zakonshëm për këto dite pranvere. Mos u vishni hole sapo te shihni ndonjë rreze dielli. Ne planin profesional, planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu sjellin fat. Disave do iu bëhen edhe disa propozime te papritura, por mjaft interesante. Ne familje do mbizotërojë energjia pozitive.

Jeta juaj ne çift do përmirësohet dita ditës këtë jave dhe pas te mërkurës mund te ketë edhe surpriza te jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jene pikat tuaja me te forta. Beqaret nuk do ndihen gati te sakrifikojnë lirinë e tyre për te filluar një lidhje te qëndrueshme. Do bëjnë disa gabime te pafalshme. Buxheti do vazhdoje te mbetet i mire dhe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet qe keni menduar. Për shëndet me te mire ka ardhur momenti te kujdeseni për ushqimin dhe te shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shume shpejt do keni shqetësime. Ne pune do ju dalin pengesa te shumta dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni. Jeta familjare nuk do jete ashtu siç pritej.

Partneri do jete shume kokëfortë gjate gjithë javës dhe ju edhe pse do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka nuk do ia arrini qëllimit. Dashuria nuk do jete ne ditët me te mira. Për beqaret nga ana tjetër do ndodhe një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi qe as ua kishte marre mendja. Ka ardhur koha ta merrni me seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Ne planin shëndetësor nuk keni çfarë te kërkoni me tepër. Do ndiheni mire dhe do jeni ne forme te shkëlqyer. Ne pune edhe pse do merrni një vendim te nxituar do arrini atje ku doni. Ne familje do thoni atë qe mendoni për diçka.

Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire gjate kësaj jave. Nuk do mbani minat njeri-tjetrit dhe do dini te kërkoni falje. Ne fakt do e ndieni me shume se kurrë se keni nevoje për partnerin. Beqaret duhet te dalin neper takime, por nuk duhet t’i pranojnë sa hap e mbyll sytë, propozimet qe do iu bëhen. Paratë do jene shqetësimi juaj me i madh. Situata nuk do jete e qëndrueshme prandaj duhen marre masa edhe me strikte. Shëndeti nuk do jete i keq, por gjithsesi yjet këshillojnë te bëni pak me tepër kujdes me ushqimet. Ata qe kane pasur probleme me qarkullimin e gjakut do kenë përmirësime. Nëse puna ne te cilën jeni nuk iu përmbush dhe nuk ndiheni rehat, kërkoni diçka tjetër. Jave do jete e përshtatshme. Familja mire!

Do i jepni prioritet absolut këtë jave jetës tuaj ne çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia ne çift do jete fantastike pas te martës dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do kënaqen pafund pasi do arrijnë ta bëjnë për vete një person qe ju bënte rezistence prej kohesh. Ne planin financiar gjerat do ecin shume here me mire se ditët e fundit. Do arrini te hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet te përkujdeseni akoma me shume. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni neper vene ku bën korent. Ne pune nuk do preferoni te bëni shume ndryshime, por ne fakt do jeni te detyruar dhe keni për te përfituar nga te mirat qe këto ndryshime do sjellin. Familja e qete.

Marrëdhënia me partnerin nuk do jete shume e mire gjate kësaj jave. Do tregoheni shume kërkues dhe kritikues njëkohësisht, çka nuk do i pëlqejë aspak atij qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur dhe te shohin nga do i çoje rruga sepse do përballen me zhgënjime dhe do vuajnë. Nëse shpenzoni vetëm për gjerat e nevojshme dhe nuk e teproni me blerjen e gjerave te qejfit, financat do jene te qëndrueshme. Fizikisht do ndiheni mire, megjithatë disa ushtrime fizike dhe pak me tepër kujdes me ushqimin do iu ndihmonte te kishit energji me shume. Ne planin profesional do keni fat me shumice dhe do jeni me te suksesshmit nga koleget. Shefat do iu japin edhe mundësi te shprehni mendimet qe keni mbi një teme delikate. Dielli do e beje jetën tuaj familjare me emocionuese sot. Do ndiheni mire.

Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni nje klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. karriera do te ece para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.

Kjo jave do jete mjaft sensuale dhe e bukur për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka qe kane dashur do ju realizohet me se miri. Beqaret duhet te tregohen shume te kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi te pranojnë te dalin me persona fanatike dhe xheloze. Do vuajnë ne te ardhmen. Me financat do jeni me te organizuar dhe me te arsyeshëm. Nuk do ndonjë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mire. Do keni imunitet te forte dhe nuk do prekeni nga asgjë. Ne pune do jeni mjaft profesioniste dhe do i habisni qe te gjithë me ato qe do arrini. Vazhdoni ne këtë rruge dhe keni për ta pare se ku do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Tregohuni me te respektueshëm me partnerin këtë jave dhe mos e ndrydhni atë. Nese i kërkoni llogari gjithë kohës do e lodhni atë dhe do e shtyni te kërkojë dike tjetër. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare. Lërjani çdo gjë kohës dhe mos bëni asgjë me ngut. Financat do jene përgjithësisht te mbrojtura dhe ju do vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet. Influenca e yjeve do jete kontradiktore ne sektorin e shëndetit. Tregohuni me te kujdesshëm dhe për çdo shqetësim këshillohuni sa me pare me mjekun. Mos dëgjoni çfarë mund t’iu thonë mjeket popullore. Ne pune do përballeni me probleme te vështira dhe do jeni gjithë kohës te stresuar. Nëse pranoni ndihmën e miqve do gjeni shpejt zgjidhje. Jeta familjare do jete shume e qete.

Gjate kësaj jave, te nxitur nga planetët, do keni kurajën te flisni edhe për tema delikate me atë qe keni ne krah. Do ndiheni shume me te qete pasi te keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe me tepër. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet e mëdha qe kane ëndërruar. Ne planin financiar nuk pritet te keni as problemin me te vogël pasi se fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri te ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur me tepër nen kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat dhe do i arrini me ne fund objektivat qe i kishit vene vetes. Me familjaret mund te keni mosmarrëveshje te vogla.