Horoskopi Javor 19 Shtator - 25 Shtator 2022

0.1horoskopijavor525412 1

 

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Jupiteri është në anën tuaj në dashuri, por kujdes nga diskutimet dhe problemet e vogla në familje. Mund të jeni pak të shqetësuar sidomos në datat 19 dhe 20, ndaj në fillim të javës është mirë të shmangni debatet.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Yjet janë në anën tuaj. Lëreni veten të dashuroheni, përpiquni të keni një marrëdhënie të mirë pasi keni në krah Venusin pozitiv. Mos u zhysni në marrëdhënie të vështira dhe mos harroni historitë që lindin tani mund të bëhen vërtet të rëndësishme.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri po përpiqeni të mbyllni një kapitull të keq dhe të jetoni një lidhje të re. Por disa që janë beqarë nuk e kanë pranuar refuzimin dhe kanë frikë të fillojnë një lidhje të re. Gjithsesi, përgjigjet janë gati për të mbërritur dhe ditët ideale janë ato rreth 21 shtatorit.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Ndjenjat janë teknika juaj e shpëtimit. Lëreni veten të rrjedhë pas dashurisë dhe besojini ata që ju rrethojnë, mjaft më me kaq shumë skepticizëm për çdokënd. Projektet e reja të jetës janë emocionuese dhe historitë e tipit duket se i shihni si të dobishme. Me pak fjalë, pasioni është rindezur.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Jupiteri është në anën tuaj, ju jeni të pasionuar dhe shpërblesat do të vijnë. Nga data 29, në fakt. Ditë kur ndjenjat do të jenë sërish protagoniste. Lëreni veten të hidhet pas ndjenjës së te, përpiquni të njihni një person dhe tregojini vetes se ju mundeni.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri, njohjet e reja janë të rëndësishme, sidomos tani që Afërdita është në anën tuaj. Nëse jeni beqar, "lëshohuni", keni nevojë të takoni një person të rëndësishëm. Jupiteri së shpejti do të jetë i favorshëm dhe historitë që lindin gjatë kësaj jave, janë premtuese.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Afërdita nga data 29 shtator do të jetë në në avantazh dhe dashuria do të trokasë në anën tuaj. Një miqësi mund të shndërrohet në diçka të rëndësishme. Lëre veten të shtendoset, dëgjo zemrën. Dhe kështu do të jeni në gjendje të buzëqeshni përsëri, pas një kohe të vështirë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri, përpiquni të përfshiheni, të lini veten të hidheni në ndjenjat që për ju janë tërheqëse. Favorizohen takime të reja, por përpiquni të mos breheni nga dyshimet. Ndaj tregohuni të kujdesshëm, veçanërisht nëse duhet t’i besoni dikujt.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Afërdita është kundërshtare në dashuri, por ende për pak kohë dhe pas stuhisë dielli do të dalë përsëri. Marrëdhënia me një person të lindur në shenjën e Luanit është e mirë. Do të mund të përjetoni emocione të veçanta. Yjësia është premtuese, është plot pasion.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Yjet janë në anën tuaj, duhet ta lini veten të dashuroheni dhe të takoni njerëz të rinj. Megjithatë, ju i urreni ata që ju presin krahët dhe e ndalin lirinë tuaj. Në punë idetë janë të qarta dhe po i miratojnë. Jeni konsistentë, të vendosur dhe sigurisht nuk dini si ta ndryshoni fytyrën në varësi të situatës. Një pikë në favorin tuaj!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri lëreni veten të hidhet pas ndjenjave, pasioni është rindezur. Ju duhet një person me të cilin të bisedoni, të ndjeni se jeni vetvetja, pa paragjykime. Në punë ndjeheni pak të lodhur. Ndonjëherë mendoni se nuk ia dilni dot ju kalon, por duhet të qëndroni të qetë. Do të shihni që me qetësi do të jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka dhe të kapërceni çdo pengesë!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Një lajm i mirë vjen sepse kjo është java e fundit e Venusit në dizavantazh, ndërsa Marsi do të vazhdojë një tranzit të trazuar. Takimet e reja në dashuri nuk ju kënaqin shumë, kujdes nga një ish dhe rikthimi i tij.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.