Horoskopi Javor 12 Shtator - 18 Shtator 2022
Favorizohen njohjet e reja. Duhet ta lini veten të shkojë pas pasionit, pas ndjenjave dashurore. Nëse nuk mundeni, atëherë përpiquni të jetoni momentin. Nga ana tjetër, keni frikë të lidheni me dikë, por do të ishte e turpshme! Qielli është në anën tuaj.
Beqarët do të jenë të zënë, sidomos që nga e marta. Afërdita është sërish në anën tuaj dhe e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të veçanta. Përfitoni nga kjo. Por gjithçka, natyrisht, varet nga ju dhe vullneti juaj, çfarë doni të bëni? Në punë jeni të lodhur duke bërë atë që bëni gjithmonë, duke demonstruar atë që të gjithë tashmë e dinë.
Afërdita ka nisur një tranzit disi të veçantë. Në dashuri jeni kontrovers, nuk doni të përfshiheni, thjesht dëshironi të përjetoni aventura, pa angazhim. Në këtë pikë, më mirë mundohuni të mos shpenzoni energji për njerëzit e padobishëm.
Afërdita është përsëri në anën tuaj, por ju nuk dëshironi ta vendosni veten në një raport të qëndrueshëm në dashuri. Dhe doni të jetoni në një aventurë, pa detyrime. Megjithatë, një person mund t’ju interesojë vërtet.
Në dashuri, yjet janë në anën tuaj dhe e hëna mund të jetë dita e duhur për të bërë përshtypje tek dikush. Mundohuni ta lini veten të shkojë pas një pasioni. Gjithçka varet nga ju, mos u ndjeni të sforcuar. Në punë, tani mund të shkoni larg lajmi i mirë është afër, veçanërisht nëse keni biznesin tuaj për të drejtuar!
Lajm i mirë në frontin sentimental me Venusin në anën tuaj. Lëreni veten të hidhet pas emocioneve të reja, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten. Në punë jeni pak të stresuar, por tani do t’ju duhet të përvishni mëngët dhe të filloni nga e para.
Afërdita është ende në anën tuaj dhe do të jetë në shenjën tuaj deri në fund të muajit. Mos u përfshini në situata të komplikuara në frontin sentimental. Përpiquni të qëndroni të qetë, të gjeni ekuilibrin e duhur dhe të gjeni një person bashkëpunëtor.
Ju dëshironi ta lini veten të hidhet pas një historie dashurie, Venusi nuk është më kundër dhe ky është një lajm i mirë. Mundohuni të shmangni dilemat dhe të rizbuloni sensualitetin me pak fjalë, përfshihuni. Në punë dëshironi të ndryshoni, por tani nuk është e mundur.
Një person është pak më ndryshe, ju e keni imagjinuar ndryshe, kështu që po reflektoni dhe mendoni nëse duhet të ecni përpara në atë marrëdhënie apo jo. Mundohuni të mos sforcoheni shumë, veçanërisht të premten.
Afërdita është në anën tuaj, ndaj në dashuri mund të merrni frymë lirisht dhe të mërkurën ju këshilloj të lini veten të hidhet pas një pasioni të ri. Jeni pak të lodhur, të mbytur në punë, por duhet të gjeni hapësirë edhe për jetën private. Në punë nuk mungojnë kënaqësitë dhe mundësitë.
Mundohuni të harroni muajin gusht dhe kënaquni me histori të reja, të cilat tani janë bërë vërtet të rëndësishme. Nuk mund të kaloni pa u vënë re. Në sy të të tjerëve po shfaqeni më simpatik se zakonisht.
Në dashuri nuk mund të rrini duarkryq, por kini kujdes nga kokëçarjet e vogla. Ndoshta keni dhënë shumë për një person, për një mik. Dhe, prandaj, tani duhet të qëndroni të qetë dhe t’i mbani problemet larg. Në punë, shumë kërkesa mund të mos jenë pranuar dhe do t’ju duhet të prisni pak.