Horoskopi javor deri 1 mars 2020

0.1horoskopijavor525412 1 1

DASHI21. mars – 20. prill

Do jeni mjaft nostalgjike këtë jave ju te dashuruarit dhe do rikujtoni te shkuarën e këndshme qe keni kaluar. Emocionet do rikthehen si me pare. Beqaret jo vetëm qe do kenë mundësi për dashuri me shikim te pare, por mund te fillojnë edhe lidhje pasionante te cilat do ua bëjnë jetën me te bukur. Sektori i financave për fatin e mire dhe te keq nuk do ketë ndryshime. Mundohuni t’i menaxhoni me kujdes te ardhurat qe keni ne mënyrë qe t’ia dilni. Shëndeti ne tërësi do jete i mire, përveç ndonjë dite kur mund te keni shqetësime nga sistemi i tretjes. Ne pune duhet te bashkëpunoni sa me shume me koleget qe ju besoni dhe keni për te arritur me shpejt majat. Jeta familjare do jete e shkëlqyer.

DEMI21. prill – 21. maj

Kjo jave do jete e mbushur me ngjarje emocionuese për juve qe jeni ne një lidhje. Do dini si ta surprizoni gjithë kohës njeri-tjetrin dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Beqaret do jene gati për flirtime, por jo për te filluar lidhje serioze dhe do humbasin kështu disa mundësi qe nuk do ju vijnë me ne jete. Financat do dini si t’i menaxhoni gjate gjithë kohës dhe nga ana tjetër ndihma e familjareve do beje qe gjendja te përmirësohet edhe me tepër. Shëndeti ditët e para do ketë disa probleme te vogla. Stomaku dhe shpina do ju sjellin disa shqetësime. Ne pune duhet te bëni pak me shume përpjekje për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Ambienti familjar do jete i animuar.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave marrëdhënia juaj ne çift do jete shume here me e qete, me e sensuale dhe me e ngrohte se disa kohe me pare. Do dini si t’ia bëni qejfin atij qe dashuroni. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak do i presin, por qe shume shpejt do i bëjnë ta dashurojnë jetën. Financat deri ditën e mërkure duhen pasur me ne vëmendje sepse me pas gjendja ka për te ndryshuar rrënjësisht. Marsi do jete planeti qe do iu beje me rezistente dhe me imunitet te forte. Nuk do ndieni me as dhimbje muskujsh apo shpine. Ne pune do gjendeni here pas here ne vështirësi dhe nuk do dini çfarë hapi te hidhni. Mire është qe asnjëherë te mos nxitoheni. Jeta familjare do jete si normalisht.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft harmonike këtë jave. Partnerin do e keni mbështetje për gjithçka dhe ai do ua beje gjerat me te lehta ne çdo sektor. Marrëdhënia ne çift dhe jeta intime do jete gjithashtu e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën. Financat nuk do jene aspak te mira. Paratë qe do keni nuk do ju mjaftojnë as për shpenzimet me te domosdoshme. As gjendja shëndetësore nuk do jete ashtu si e keni pritur. Lodhja do beje te veten dhe ne disa momente do ndiheni pa fuqi. Ne pune tregohuni te matur dhe mos hidhni hapa te pamenduara sepse po gabuat mund te rrënoni te ardhmen. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Këtë jave do i mendoni me seriozisht gjerat ju te dashuruarit dhe here pas here do hapni edhe rruge. Pas te martës gjithçka ka për te qene fantastike. Beqaret do jene te ndërgjegjshëm për atë qe ndiejnë dhe atë qe duan te bëjnë ne jetën e tyre kështu qe do hedhin hapat e duhur. Ne planin financiar vërtet do jeni me shume fat, por kjo nuk do te thotë qe te rrezikoni pafund. Po u treguat te matur gjendja ka për te qene e mire edhe me vone. Sektori i shëndetit do mbetet i mire për aq kohe sa ju te kujdeseni për çdo gjë qe do konsumoni dhe te praktikoni here pas here edhe ndonjë aktivitet fizik. Ne pune do jeni shume te përgjegjshëm për detyrat qe do iu jepen dhe do bëni te pamundurën për t’i përmbyllur me sukses. Familja do ketë disa probleme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Juve qe jeni ne një lidhje keni për te pasur një jave te qete dhe pa ndryshime. Mundohuni te paktën te shmangni çdo lloj konflikti me njeri-tjetrin sidomos për gjera pa rëndësi. Beqaret do kenë fite fantastike dhe emocionuese. Edhe sikur te mos fillojnë lidhje, serish do ndiheni me se miri. Me shpenzimet vazhdoni te tregoheni te kujdesshëm sepse do vije një dite qete gjitha sakrificat qe po bëni sot do shpërblehen. Shëndeti jo vetëm qe nuk do jete i keq, por do keni edhe një energji te paimagjinueshme. Ne pune do i kaloni një e nga një te gjitha pengesat dhe nuk do dorëzoheni para asgjëje. Shefat do ju vlerësojnë tej mase dhe mund t’iu ngrenë edhe ne detyre. Me familjaret do keni një marrëdhënie te zakonshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave do e keni te vështirë te merreni vesh me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe mosmarrëveshjet do jene te vazhdueshme. Partneri do tregohet shume i largët dhe nuk do i përjetoni emocionet qe keni menduar. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe angazhime dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene paksa me delikate se kohet e fundit megjithatë jo aq keq sa për te vene alarmin. Gjendja shëndetësore do lere për te dëshiruar. Shpesh do keni shqetësime nga barku, por edhe probleme me lëkurën. Ne pune do arrini atje ku keni dashuri edhe fale mbështetjes se disa kolegeve tuaj. Familja pa asnjë problem.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Venusi dhe disa planetë te tjerë do e mbrojnë gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Marrëdhënia me partnerin do forcohet edhe me tepër dhe do ndiheni mjaft mire për këtë gjë. Beqaret do futen ne një periudhe me te qëndrueshme. Personi me te cilin kam pak kohe qe po shoqërohen do ju beje një propozim dhe jeta do ju ndryshoje shpejt. Ne planin financiar duhet ta ruani vetëkontrollin sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme. Para hua dhe investime ekstravagante mos bëni. Shëndeti ne tërësi do jete i mire edhe pse ne disa momente lodhja do ju beje te ndiheni pa fuqi. Ne pune do filloni disa projekte shume te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Ambienti familjar do jete i ngrohte.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Marsi nuk do ndikoje shume pozitivisht këtë jave ne jetën tuaj ne çift kështu qe disa dite mund te keni probleme vërtet serioze dhe atmosfera do behet shqetësuese. Beqaret do bëjnë mire te dalin dhe te njihen me sa me shume persona sepse vetëm ashtu mund te gjejnë personin e përshtatshëm. Po priten nga te tjerët do mbeten ashtu si janë. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete delikat dhe po nuk morën masa mund te mbeten pa para. Shëndeti nuk ka për te pasur probleme nëse nuk abuzoni me asgjë. Pak aktivitet fizik do ju beje shume mire. Ne pune do ju duhet te merrni vendime te rëndësishme qe do e ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Marrëdhënia me familjaret do jete e qete.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jave e mbushur me çaste te lumtura dhe shkëlqim do jete kjo e sotmja. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu vinte ne këtë mënyrë. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjithsesi mire është qe te mos nxitohen për te hedhur hapa te mëdha. Financat do varen nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te matur me shpenzimet dhe po nuk bëtë investime te mëdha gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Mund te vuani nga pagjumësia dhe lodhja do sjelle dhimbje muskujsh. Ne pune Marsi do ju beje edhe me dinamike kështu qe nuk do i trembeni sfidave. Familja do ketë jete normale.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do keni diskutime te stuhishme me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe mund te prekni pa dashje disa tema delikate. Mërzitja do mbizotërojë gjithë kohës ne jetën tuaj. Beqaret duhet te tregoheni sa me te arsyeshëm sepse po gabuan kane për te djegur shume vite nga jeta e tyre. Ne planin financiar ka ardhur koha te merreni seriozisht me menaxhimin e tyre. Fale edhe mbështetjes se disa miqve do arrini te bëni edhe investime te mëdha. Shëndeti ne disa momente mund te jete delikat për shkak te lodhjes, por situata do përmirësohet menjëherë. Ne pune do arrini çdo qellim qe do i vini vetes madje edhe ato qe dikur ju dukeshin te pamundura. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire pranë tij dhe do ja shprehni ndjenjat si kurrë me pare. Beqaret do kenë plot njohje, por nga disa ka rrezik te zhgënjehen mjaft. Me e mira është te mos hedhin hapa te nxituara. Për financat ka për te qene një dite e favorizuar. Do ja dilni mbanë te kryeni edhe shpenzimet e menduara edhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Rezistenca fizike dhe ajo morale nuk do lere aspak për te dëshiruar. Do ndiheni ne forme sidomos ne fundjave. Ne pune duhet te veproni me shume diplomaci dhe keni për te arritur sukses te garantuar. Ata qe dine disa gjuhe te huaja do favorizojnë me tepër. Jeta familjare do jete e kënaqshme gjithë kohës.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.