Horoskopi javor nga 10 shkurt deri 16 shkurt 2020
Jave e tensionuar do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do gjendeni shpesh neper udhëkryqe dhe nuk do dini çfarë te bëni. Te gjitha gabimet e se shkuarës do peshojnë tek e ardhmja juaj. Beqaret do afrohen me disa persona jo shume te pashëm, por me një bote shpirtërore te adhurueshme. Nga emocionet qe do ju krijojnë mund te bëjnë edhe projekte mbi te ardhmen. Buxhetin do dini gjithmonë si ta organizoni dhe si ta keni nen kujdes. Ne këtë sektor nuk do ndodhe as problemi me i vogël. Shëndeti fizik do jete i mire, ndërkohë qe ai moral do lere goxha për te dëshiruar. Praktikoni me tepër yoga. Ne pune do jeni guximtare dhe ambicioze kështu qe do arrini atje ku doni. Familja do jete mbështetëse.
Jave e mbushur me momente interesante dhe emocione te njëpasnjëshme do jete kjo. Ne disa momente çdo gjë do jete aq magjike saqë emocionet do shtohen fuqishëm. Beqaret nuk do takojnë dot personat qe kane ëndërruar dhe nuk do guxojnë te hedhin as hapa. Buxheti me ne fund do ekuilibrohet ndjeshëm dhe nuk do e keni problem te kryeni as investime. Shëndeti duhet pasur paksa me ne vëmendje se me pare sepse disa do kenë organizma te ndjeshëm dhe mund te helmohen lehtësisht nga disa ushqime. Ne pune do triumfoni dhe do ndiheni me krenare se kurrë për veten tuaj. Jeta familjare do jete e jashtëzakonshme edhe për ata qe kane pasur me pare mosmarrëveshje.
Nuk do vini asgjë tjetër para harmoninë çift ketë jave ju te dashuruarit dhe për këtë gjë madje mund te debatoni edhe me disa familjare. Do jeni te vendosur ta shfrytëzoni ne maksimum çdo moment. Beqaret, te nxitur nga Marsi, do kenë veçse tërheqje seksuale për disa persona dhe asgjë me shume. Disa mund te flirtojnë ose mund te kenë edhe ndonjë aventura kalimtare. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj dhe me ne fund te gjitha problemet qe keni9 pasur do gjejnë një zgjidhje. Shëndeti do jete dinamik dhe do ndiheni gjithë kohës te relaksuar. Ne pune mund te keni rritje gradash ose page dhe do ndiheni me mire. Marrëdhënia me familjaret do jete disi e ftohte.
Këtë jave do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah dhe do doni qe te qëndroni çdo sekonde pranë tij. Ditët e mbushura me emocione nuk do jene te pakta. Beqaret do kenë qe ditët e para takime ne dukje te bukura, por “xixat” nuk do qëndrojnë gjate ne qiell. Financat nuk do ndikohen negativisht nga yjet, por do jeni ju ata qe do kryeni shpenzime te mëdha dhe nuk do mendoni për te nesërmen. Shëndeti do jete gjate gjithë kohës dinamik. Edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen shume me te qete. Ne pune çdo dite do jete e njëjte dhe nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Mundohuni vetëm qe te mos i besoni verbërisht kujtdo qe do iu dale para. Ne familje klima do jete e ngrohte.
Nëse jeni ne një lidhje, këtë jave vetëm do ëndërroni gjate gjithë kohës dhe nuk do keni guxim te bëni diçka ndryshe dhe me emocionuese. Mos prisni gjithmonë nga te tjerët. Beqaret kane për te pasur një nga periudhat me te bukura dhe me te veçanta për sektorin e ndjenjave. Zemra do iu rrahe fort dhe fjalët do dalin natyrshëm. Nëse buxhetin e menaxhoni gjithë kohës me kujdes dhe largpamësi, gjendja nuk do jete aspak e keqe. Shëndeti nuk do ketë asnjë lloj problemi, madje ne disa momente do ndiheni edhe me energjike e ne forme si kurrë me pare. Ne pune me te favorizuar do jene ata qe punojnë privatisht dhe nuk varen nga askush tjetër. Jeta familjare do jete e mire.
Marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase gjate gjithë kësaj jave. Çdo dite e me shume do i shprehni ndjenjat përkundrejt partnerit dhe nuk do ngurroni për asnjë çast te përgatisni edhe surpriza. Beqaret nuk do kenë aspak komplekse dhe do e joshin cilindo qe do pëlqejnë. Nga mesi i javës për disa do ndryshoje rrjedha e jetës. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe shmangni çdo lloj investimi sepse mund te mbeteni pa para. Shëndeti here pas here do ketë disa tronditje te vogla, te cilat do ju detyrojnë te merrni masa strikte. Ne pune ne tërësi gjerat do ju ecin mire përveç ndonjë momenti kur nuk do dini mire çfarë hapash te hidhni. Gjithsesi koleget do i keni ne krah. Jeta familjare do jete e qete.
Edhe pse do jeni goxha te ngarkuar me pune gjate kësaj jave, duhet te gjeni pak kohe për t’ia përkushtuar partnerit. Po e late atë shume pas dore do e mërzisni dhe ai do kërkojë dike tjetër. Beqareve do ju ndodhe një mrekulli qe nuk e kishin menduar me pare. Për ta çdo gjë ka për te qene fantastike pas te martës. Financat do kenë përmirësime fale fitimit te ndonjë lotarie te majme. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Here pas here lodhja dhe stresi do ju bëjnë te jeni pa fuqi. Ne pune do jeni plot e përplot me projekte te mëdha. Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur ne këtë sektor, përkundrazi arritjet do jene me te mëdha nga sa mendonit, Jeta familjare do ketë vetëm çaste te lumtura.
Nëse kohet e fundit keni pasur probleme apo debate ne jetën tuaj ne çift është mire qe këtë jave do jeni sa me te kujdesshëm dhe te gjeni mënyra për t’i zgjidhur. Me inat, kokëfortësi dhe mospranim te të metave nuk do arrini askund. Për beqaret ka mundësi te ndodhe një takim i rëndësishëm, por me mire do jete te mos i përshpejtoni gjerat ne mënyrë qe mos lëndoheni. Sektori i financave do favorizohet edhe fale një shume te majme qe do merrni nga një projekt i madh. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes. Ka rrezik qe këtë jave te ketë ndonjë aksident te vogël. Ne pune do jeni shume strikte, te kujdesshëm dhe cilido qofte sektori do keni vetëm arritje. Edhe jeta familjare do jete e ngrohte.
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e me qete gjate kësaj jave. Do jeni shume me pozitive dhe ne humor te shkëlqyer. Ne ditët e fundit mund te programoni edhe një udhëtim romantik. Edhe për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Do përjetojnë goxha emocione dhe kënaqësi. Nëse me financat tregoheni te arsyeshëm dhe shpenzoni me maturi gjendja ka për te qene e kënaqshme. Ne fakt edhe ndihma e familjareve do jete e vyer. Shëndeti here pas here mund te ketë edhe ndonjë shqetësim për shkak te lodhjes rraskapitëse. Punës do i jepni prioritet absolut dhe do i arrini me shpejt objektivat. Jeta familjare do jete gjithë kohës e mbrojtur.
Jave shume euforike ka për te qene kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do i bëni mjaft komplimente partnerit dhe do merrni po aq edhe prej tij. Beqaret do kenë dite shume intensive dhe te mbushura me takime. Shfrytëzojeni gjithsecilin, por pa u nxituar për asgjë. situata financiare do jete e qëndrueshme ne çdo moment. Sensi i logjikes dhe përkujdesi i treguar se fundmi do japin frytet e veta. Shëndeti mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël, por nuk duhet kurrsesi te alarmoheni. Beni pak me shume aktivitet fizik, pini ujë dhe ushqehuni me mire, pasi kështu do e kaloni gjendjen e vështirë. Ne pune yjet do i keni gjithë kohës ne anën tuaj dhe ata do ju ndihmojnë te arrini atë qe dëshironi. Me familjaret do jeni me tolerante.
Edhe pse te shumte do jene personat qe do iu joshin dhe do ju bëjnë propozime interesante, ju do i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Me e rëndësishme për ju është thellimi i lidhjes qe keni ndërtuar dhe afrimiteti me i madh. Beqaret do ndihen te lumtur sepse yjet do iu sjellin pranë personin te cilin ata e kishin ëndërruar deri me sot. Jupiteri dhe Plutoni do favorizojnë financat dhe gjendja do jete e mire ditët e para. Pas te mërkurës, pamatura dhe dëshira për shpenzime do e përkeqësoje disi situatën. Shëndeti nuk do jetë i keq. Ne pune do jeni ambicioze dhe te pandalshëm. Nuk do dorëzoheni para sfidave dhe do e arrini atë qe dëshironi. Ne familje do mbizotërojë dialogu e bashkëpunimi.
Gjerat do ju ecin aq mire sot ju te dashuruarve saqë here pas here do ju duket vetja si ne një muaj mjalti. Partneri do i mbaje te gjitha premtimet qe ju ka bere me pare. Beqaret do kenë nevoje jetike për te bere ndryshime dhe do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm për te mos qene vetëm. Me financat do lodheni pak, por ne fund do arrini ta stabilizoni situatën. Borxhet e mëdha mundohuni t’i shmangni për çdo lloj arsyeje. Shëndeti nuk do jete i keq, megjithatë bëni shume kujdes me dietat qe do mbani sepse ato mund t’iu sjellin me shume probleme nga sa mund ta mendoni. Ne pune do jeni dinamike dhe me vullnet. Do i kaloni pengesat dhe do arrini atje ku doni. Ne familje do mbizotërojë harmonia.