Horoskopi javor nga 30 dhjetor deri 5 janar 2020
Këtë jave do i shtoni dozat e fantazisë dhe origjinalitetit ju te dashuruarit dhe gjerat ne jetën ne çift kane për t’iu ecur akoma me mire. Për asgjë nuk do qaheni, përkundrazi do emocionoheni nga disa surpriza te jashtëzakonshme qe do ju përgatisë partneri. Beqaret ka mundësi te vendosin ta çojnë me tej një njohje te re dhe do ja kalojnë mjaft mire. Ne planin financiar mos u tregoni impulsive sepse keni për te pasur probleme serioze. Shëndeti për fat te mire do jete i shkëlqyer, pavarësisht lodhjes dhe situatave qe mund te kaloni. Ne pune me ne fund do i konkretizoni disa nga planet e hershme dhe rezultatet do jene pozitive. Jeta familjare do jete fiks ashtu si e keni ëndërruar.
Përfitoni nga influenca pozitive e planetëve për te përmirësuar jetën tuaj sentimentale. Tregohuni te sinqerte me te qe keni ne krah. Beqaret nuk do kalojnë javën qe ata prisnin. Edhe pse do keni takime nuk do e gjeni personin qe po kërkoni. Dëshira juaj për te ndërmarrë rreziqe mund te sjelle përfitime ne planin financiar. Do keni edhe mbështetjen e Plutonit. Probleme me shëndetin do kenë vetëm personat qe nuk tregohen te kujdesem edhe pse kane pasur shqetësime qe me pare. Gjithsesi nga fundi i javës përmirësimet do jene te ndjeshme. Ne jetën profesionale duhet te merreni me tepër me organizimin e punës. Pritet një periudhe e mire edhe ne familje.
Marrëdhënia me te qe ndani jetën do jete mjaft romantike. Dashuri, pasion, xhelozi…Gjithçka do te ndodhe por mjafton qe rutina do te largohet. Kjo është me e rëndësishme! Yjet do i ndihmojnë beqaret te kenë takime interesante neper vende shume te veçanta. Përfitoni! Hëna do iu ofroje ndihmën e saj ne planin financiar. Pas sakrificave qe do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jete i mire. Edhe ata qe kane pasur shqetësime kohet e fundit do kenë përmirësime te ndjeshme. Ne pune do ndikoheni nga Merkuri i cili do iu beje me këmbëngulës dhe te duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka. Familja ne përgjithësi do jete e qete.
Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuoje ne harmoninë dhe paqen e jetës ne çift. Për te përfituar sa me shume bëni me tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave beqaret do kenë mundësinë te bëjnë një takim premtues. Do ketë edhe dashuri me shikim te pare. Përfitoni! Kërkoni ndihmën e dikujt për t’i menaxhuar me mire te ardhurat tuaja. Sigurisht qe paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund te jesh e lumtur pa para. Kujdesuni me shume për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Ne jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu beje edhe një propozim interesant. Familja nuk do ketë probleme.
Do bëni gjithçka qe keni ne dore qe te krijoni një klime sa me romantike dhe sensuale ne lidhjen tuaj. Partneri do iu ofroje mbështetjen e tij. Beqaret duhet te përgatiten për një lidhje serioze këtë jave. Me ne fund as ju nuk do jeni me vetëm. Kujdes nga pamaturia ne sektorin financiar sepse problemet qe mund te lindin do jene shume te vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jete ne përgjithësi i qëndrueshëm, por here pas here do ndiheni edhe ne ankth. Merrni masat e duhura! Saturni do iu beje te reflektoni mire para se te merrni një vendim ne pune. karriera do te ece para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet. Do qëndroni me afër familjes.
Nëse nuk doni te keni debate e probleme ne jetën tuaj ne çift, këtë jave duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe sugjerimet e partnerit. Mos bëni gjera qe atij nuk i pëlqejnë sepse vetëm sa do mërziteni te dy palët. Beqaret me mire le te presin edhe disa kohe ashtu si janë sesa te hedhin hapa pa qene te bindur. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime te shumta sepse do ju nevojiten para për ditët ne vijim. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare. Edhe ata qe kane pasur shqetësime nga mesi, shpina apo barku do jene me te qete. Ne pune do jeni guximtare, këmbëngulës dhe sfidues. Arritjet do jene edhe me te mëdha nga sa mendonit. Jeta familjare do jete normale.
Ka rrezik qe këtë jave jeta juaj ne çift te ketë probleme. Do jeni gjithë kohës ne ankth dhe mjaft xheloze për atë qe keni ne krah. Kujdes mos e teproni! Për beqaret do jete një jave e mire. Do keni takime dhe nuk do ngurroni te hidhni hapat e pare. Për sa iu përket financave do i përmirësoni ato dhe do mundoheni te vendosni një ekuilibër. Shëndeti nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Do filloni edhe një aktivitet te ri sportiv qe do iu beje te ndiheni me mire. Jeta profesionale pritet te jete shume e favorshme gjate kësaj periudhe. Nëse keni një problem te vjetër për ta zgjidhur ka ardhur koha e përshtatshme. Ne familje do mbizotërojë harmonia.
Do ndërmerrni iniciativa këtë jave ju te dashuruarit dhe do i bëni ditët me te bukura. Emocionet do jene te forta dhe te ndryshme dite pas dite. Beqaret nuk do i realizojnë dot takimet qe kane ëndërruar, por nuk do kalojnë një periudhe te keqe. Duke dale me miqtë dhe te afërmit do argëtohen pafund. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni te qete për gjerat qe do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht kështu qe as ne këtë plan nuk do keni shqetësime. Ne pune qe ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu qe euforia do iu pushtoje. Edhe jeta familjare do jete e mire.
Jupiteri do ketë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Ai do ua qartësojë mendimet dhe do ju beje shume te logjikshëm. Edhe ata qe kane pasur vështirësi do ndihen shume me te qete. Beqaret do ndihmohen shume nga Venusi dhe do realizojnë disa takime sensacionale. Buxheti do ketë përmirësime qe ditët e para prandaj organizojini gjerat sa me mire qe te shlyeni edhe borxhet, por t’iu mbeten para edhe për te investuar. Dëgjojini edhe këshillat e miqve te ngushte. Shëndeti mund te ketë shqetësime ditët e para, por qe nga e mërkura e me tej do ndiheni me ne forme. Ne pune do ju dalin here pas here goxha sfida te vështira. Mos u dorëzoni, por bëni te gjitha përpjekjet e mundshme. Buxheti do jete i mire.
Jave ideale për te marre vendime te rëndësishme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Flisni paraprakisht me partnerin ne mënyrë qe te mos keni me pas probleme dhe tentoni te bëni edhe diçka ndryshe. Beqaret do realizojnë takime vërtet premtuese qe shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Buxheti do lere shume për te dëshiruar prandaj tregohuni te logjikshëm me shpenzimet nëse nuk doni tronditje e probleme serioze. Edhe gjendja shëndetësore nuk do jete ne periudhën me te mire te mundshme. Mund te vuani nga migrena ose nga problemet me frymëmarrjen. Ne pune do i keni idetë shume te qarta për ato qe duhet te bëni dhe nuk do gaboni aspak. Jeta familjare do jete e ngrohte.
Këtë jave, si ju ashtu edhe partneri, do mundoheni te krijoni një klime sa me te ngrohte përreth jush. Do i shprehni me hapur idetë, mendimet, por edhe ndjenjat. Dita e premte dhe e shtune do jene me te veçantat. Beqaret duhet te pranojnë te dalin neper takime, por jo te fillojnë menjëherë lidhje. Financat nuk do jene aspak te këqija, megjithatë mire është te shmangen investimet e tepruara dhe dhëniet e huave. Shume shpejt do ju duhen goxha para ne xhep për një nevoje te papritur. Për shëndet me te mire duhet te flisni sa duhet dhe duhet te ushqeheni me ushqime bio. Ne pune merrini gjerat shtruar dhe keni për t’ia dale. Familja do ketë një dite te zakonshme.
Këtë jave do e keni shume te thjeshte ju te dashuruarit ta përmirësoni marrëdhënien ne çift sepse te gjithë yjet do i keni ne krah. Bashkëpunimi do jete me i ngrohte dhe emocionet do i shprehni pafund te dy palët. Për beqaret do favorizohen dashuriçkat kalimtare pa ndonjë te ardhme, por tejet emocionuese. Do jene ata qe do e vendosin nëse do përfitojnë apo jo. Buxheti ka për te pasur goxha probleme pasi do jeni te palogjikshëm me shpenzimet dhe do bëni gabime te mëdha. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as i keq. Po bëtë pak me shume aktivitet fizik do ndiheni me mire. Ne pune mos bëni çfarë thonë te tjerët, por reflektoni dhe bëni ashtu si ju do logjikoni. Familja do jete mbështetje e madhe ne çdo moment.