Horoskopi javor nga 16 dhjetor deri 22 dhjetor 2019

0.1horoskopijavor525412 1 1

DASHI21. mars – 20. prill

Mos u tregoni impulsive këtë jave juve qe jeni ne një lidhje sepse do bëni gabime te mëdha për te cilat do pendoheni pa mase. Për te kënaqur veten apo tjetrin nuk duhet kurrë te bëni gjera perverse. Beqaret do këmbëngulin fort për ta joshur atë qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit me shpejt nga sa e kishin menduar. Ne planin financiar do kaloni dite te vështira, por pas te mërkurës do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet. Familjaret do jene mbështetje e madhe. Shëndeti nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Stresi dhe lodhja mund te sjellin here pas here edhe shqetësime. Ne pune do jeni këmbëngulës, te vendosur dhe me besim tek vetja, prandaj do ja dilni mbanë. Jeta familjare do jete harmonike.

DEMI21. prill – 21. maj

Këtë jave nuk priten probleme apo mosmarrëveshje mes jush dhe atij qe keni ne krah. Ne pjesën me te madhe te kohës do jeni ne te njëjtën mendje. Beqaret do kenë shume flirte, por mundësitë për lidhje serioze nuk kane për te qene te mëdha. Beni durim edhe për pak kohe. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te reflektoni disa here para se te hidhni hapa te mëdha e te investoni shuma te konsiderueshme. Për shëndet me te mire bëni kujdes me yndyrnat, pikantet dhe kafen. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni derisa te arrini atë qe dëshironi. Neptuni dhe Urani do iu japin mbështetjen qe keni ëndërruar gjithmonë. Jeta familjare do jete disi e tensionuar.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj jave do ketë ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Përgatituni për momente pozitive, por edhe për momente te tilla kur do ju ngrije gjaku. Çfarëdo qe te ndodhe ju do e përballoni me sukses dhe fundjava ka për te qene me e mire. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë dhe do përfitojnë nga çdo moment i lire për te dale e për te njohur sa me shume persona. Me shpenzimet tregohuni vigjilente sepse çdo gabim i vogël mund t’iu sjelle probleme goxha te mëdha me vone. Shëndeti do jete i mire dhe ju do keni gjithë energjinë e nevojshme. Ne pune duhet t’i besoni me tepër instinktit te pare sepse ai ka për t’iu çuar ne rrugën e duhur. Jeta familjare do mbetet e paqëndrueshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Lidhja juaj do karakterizohet nga sinqeriteti dhe korrektësia gjate kësaj jave. Do jeni edhe me shprehës nga me pare dhe nuk do keni asnjë lloj probleme me partnerin tuaj. Ne fundjave do përjetoni emocione edhe me te mëdha. Beqaret me ne fund do kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe do fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme e cila do i beje te harrojnë përfundimisht te shkuarën e hidhur. Gjendja e financave do jete e jashtëzakonshme aq sa do hiqni edhe para mënjanë. Për shëndetin duhet te kujdeseni pak me tepër ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet me shume. Mos neglizhoni asnjë shqetësim sado i vogël qofte. Ne pune nuk duhet t’i refuzoni ftesat qe do iu bëhen pasi vetëm ashtu do mund te arrini suksesin qe keni ëndërruar gjithmonë. Me familjaret do merreni vesh për mrekulli.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Neptuni dhe Urani do bëhen bashka këtë jave dhe do ju mundësojnë një jete sentimentale si neper ëndrra. Nuk do ketë dite qe ju te mos keni surpriza te këndshme nga ai qe dashuroni. Beqaret do e kenë shume te vështirë qe ta joshin personin e përshtatshëm dhe ka mundësi qe deri ne mes te javës te mbeten me statusin qe kane. Financat nuk do jene te këqija, por për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme për produkte bukurie dhe përkujdesi gjendja mund te destabilizohet. Me shëndetin duhet pasur kujdes ne maksimum sidomos nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Ne pune edhe pse do hasni here pas here vështirësi, ne fund do arrini atje ku doni. Jeta familjare nuk do jete e qëndrueshme.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Venusi do ndikoje mjaft pozitivisht gjate kësaj jave për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni shume me te logjikshëm nga me pare dhe do dini si ta mbani pas vetes atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe nuk e presin, por ato do ua bëjnë jetën akoma me te bukur nga sa e kishin ëndërruar. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me goxha vështirësi. Nëse nuk jeni te logjikshëm mund te mos arrini as te kryeni shpenzimet me te nevojshme. Shëndeti here pas here do ketë shqetësime e probleme. Ju mundohuni te ushqeheni mire dhe te mos e teproni me asgjë sepse aq do keni ne dore. Ne pune ka për te qene një periudhe normale, e mbushur si me sfida e vështirësi, po aq edhe me arritje e gëzim.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e tensionuar këtë jave. Me partnerin do merreni vesh edhe me shikime, prandaj gjithçka ka për te qene me e thjeshte. Mbrëmjet do jene romantike dhe drithëruese. Beqaret do ndihen si te bllokuar dhe nuk do mund t’i shprehin dot ndjenjat edhe kur te gjenden përballë atyre qe pëlqejnë. Për financat ka për te qene një dite e qete dhe pa asnjë lloj tronditjeje. Shëndeti here pas here mund te jete delikat, por ne tërësi do ndiheni ne forme dhe energjike. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do dini si te veproni ne çdo lloj situate dhe do ketë vetëm sukses e arritje. Me familjaret do merreni vesh për mrekulli.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jave mjaft e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni njëherë e mire te gjithë problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi ne mendjen e tyre kane te tjera impenjime. Ne planin financiar situata do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Nuk duhet te përfitoni nga kjo e te rritni shpenzimet sepse do keni serish probleme. Ne planin shëndetësor nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Do jeni energjike. Ne pune do jene më me fat shkrimtaret dhe gazetaret. Do realizoni projekte te mëdha. Jeta familjare do jete e mrekullueshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Planetët do ju ndihmojnë gjate gjithë kohës qe te keni një jave sa me te bukur juve qe jeni ne një lidhje. Ditën e marte dhe te mërkurë do keni edhe disa surpriza mjaft te këndshme. Beqaret vërtet do kenë takime, por asnjeri prej tyre nuk do ju duket aq interesant sa për te hedhur ndonjë hap me tej. Ne planin financiar duhet te merrni masa me strikte dhe te përkujdeseni për çdo hap qe do hidhni. Vetëm ne këtë mënyrë do shmangni problemet. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni here pas here shqetësime nga barku dhe nga këmbët. Ne pune me ne fund problemet qe keni pasur do marrin fund njëherë e mire dhe mund te nënshkruani edhe kontrata me kompani te huaja. Familja e kënaqshme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme gjate kësaj jave ne mënyrë qe jeta juaj ne çift te jete sa me e qëndrueshme dhe me emocionuese. Here pas here do mendoni edhe për surpriza qe do ua mbushin zemrën me gëzim. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri, megjithatë nuk kane për te kaluar aspak një jave monotone. Miqtë nuk do i lënë vetëm asnjë çast. Ne planin financiar here pas here mund te gjendeni ne vështirësi, por serish do gjeni mënyrën për ta stabilizuar situatën. Shëndeti nuk do ketë asnjë shqetësim. Ne pune mos bëni asgjë me inat dhe duke shkelur mbi te tjerët sepse ne një moment çdo gjë do ju kthehet kundër. Jeta familjare ka për te qene shume me e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Venusi do e beje jetën tuaj ne çift fantastike dhe entuziazmuese. Çdo dite te javës do mendoni ta surprizoni atë qe keni ne krah dhe do ndiheni mire te dy palët. Beqaret nuk do lodhen aspak për te bere për vete dike pasi qe ditët e para do kenë dashuri me shikim te pare. Financat nuk do jene te shkëlqyera, kështu qe para çdo shpenzimi mendohuni mire. Shëndeti nuk do jete shume i keq, por ata qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te tregohen te kujdesshëm. Shqetësimet e vogla sot, nëse lihen pa dore mund te zmadhohen. Ne pune do jeni profesioniste, do keni arritje dhe do merrni plot lavdërime. Edhe ne familje do mbizotërojë gjithë kohës harmonia.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do ju duhet te bëni shume pak gjera qe ta kënaqni atë qe keni ne krah. Ai do ju dashuroje pa kushte dhe do i mjaftoje vetëm prezenca juaj. Beqaret do takojnë disa persona qe do i pranojnë ashtu si janë, me te mirat dhe tekat e tyre. Pas te enjtes mund te fillohen edhe lidhje. Ne planin financiar do jete Jupiteri ai qe do ju beje me te logjikshëm dhe me te matur. Do e kontrolloni gjithmonë veten dhe nuk do hidhni hapa te gabuara. Shëndeti ne disa momente do jete delikat. Mund te keni probleme inflamatore, mund te vuani nga artriti ose do keni shqetësime nga sytë. Mos e lini veten pas dore. Ne pune, një projekt i nisur se fundmi do filloje te marre formën e duhur. Ne familje mos u tregoni kapricoze.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.