Horoskopi javor nga 25 nentor deri 1 dhjetor 2019

0.1horoskopijavor525412 1 1

 DASHI21. mars – 20. prill

Dëgjojeni me shume kujdes partnerin gjate kësaj jave dhe mundohuni te mos i dilni kundër për asgjë. Nëse toleroni here pas here do keni një marrëdhënie shume me te mire se bashku. Beqaret ndryshe nga sa e imagjinonin, këtë periudhe do realizojnë një takim mbresëlënës i cili do ua ndryshoje përgjithmonë te ardhmen. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe keni për ta pare qe gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por do jete edhe me e kënaqshme. Shëndeti do jete i shkëlqyer nëse kujdeseni si duhet për veten dhe mbroheni nga i ftohti. Edhe për punën konfigurimi i yjeve duket i mire. Çdo plan qe keni bere do ju plotësohet. Jeta familjare do jete shume normale.

DEMI21. prill – 21. maj

Jeta juaj ne çift mund te ketë edhe probleme gjate kësaj jave dhe kjo për shkak te parave. Do ngatërroheni me partnerin dhe mund te kuptoni një tjetër ane te tij. Kujdes me fjalët. Beqaret, nen ndikimin e madh te Hënës, do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë një problem qe do ju dale ditët e para do ju behet mësim për sjelljen me tutje me to. Shëndeti duhet pasur shume kujdes sepse edhe ndonjë shqetësim i vogël mund te zmadhohet nëse nuk tregoni kujdes. Ne pune do keni goxha ngarkese, megjithatë me përpjekje dhe vendosmëri mund t’ia dilni mbanë. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia me partnerin do jete goxha e mire këtë jave. Do gjeni mirëkuptimin për gjithçka dhe do ndiheni me te qete se me pare. Ne disa momente do ndiheni edhe xheloze, por duhet te mundoheni ta mbani veten qe mos keni debate. Beqaret do i kalojnë te gjitha pengesat qe do ju dalin dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar do jeni shume me te kujdesshëm dhe do dini ta mbani situatën nen kontroll. Shëndeti duhet pasur kujdes sidomos nëse keni pasur me pare shqetësime me zemrën. Konsumoni me shume peshkun dhe shtoni sasinë e qepës dhe hudhrës. Ne pune do merrni një promocion qe do ua beje zemrën t’iu flakërojë. Familja pa probleme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Klima ne jetën tuaj ne çift do ngrohet tej mase këtë jave. Do mendoni për surpriza gjithë kohës dhe do argëtoheni pafund pranë njeri-tjetrit. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe ta gjejnë partnerin ideal. Ne fakt ëndrra e tyre do plotësohet vetëm ne fundjave. Ne planin financiar pritet te ketë disa përmirësime dhe kjo fale një promocioni qe do merrni ne pune. Përfitoni për te shlyer fillimisht borxhet. Shëndeti here pas here do jete i trazuar. Do keni shqetësime nga shpina, muskujt, barku, koka, megjithatë nuk priten gjera alarmante. Ne pune do mund t’i realizoni një e nga një te gjitha projektet fale mbështetjes se pakushtëzuar te yjeve. Jeta familjare do jete shume e ngrohte.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Do jeni shume te pamatur gjate kësaj jave dhe do kërkoni me zë te larte me shume liri e pavarësi nga partneri. Ne fakt me këtë sjellje do e përkeqësoni tej mase marrëdhënien tuaj pasi partneri nuk është munduar asnjë moment te përfitojë nga ju. Me mire sesa është sjelle ai nuk keni për te gjetur tjetër, mendojeni mire këtë. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te nxituar nëse kane dyshime. Me mire le te presin momentin e përshtatshëm. Me financat nuk do keni aspak vështirësi apo probleme nëse shpenzoni me kujdes. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por qe do kalojnë sa hap e mbyll sytë. Ne pune do ju duhet te zgjidhi disa probleme delikate. Durimi dhe kthjelltësia do ju ndihmojnë pa mase. Familja pa asnjë problem.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dita e pare e javës do jete disi e zbehte për te dashuruarit, por me pas situata do ndryshoje rrënjësisht. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe do i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje, por rrethanat do jene te tilla qe ta favorizojnë atë. Buxheti do jete shume me i mire nga me pare. Do jeni ne gjendje edhe te hiqni disa para mënjanë duke siguruar kështu një periudhe kohe. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire, por për sytë duhet te tregoni me tepër kujdes. Ne pune do jeni energjike dhe do mund te realizoni me sukses disa projekte gjigande. Bravo edhe për këmbënguljen dhe guximin. Ne familje mund te ketë disa konflikte, por pa pasoja.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Mjedisi yjor do ndikoje shume negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave. Do jeni dyshues e posesive, çka mund te sjelle debate te forta. Po nuk ndryshuar\t shpejt sjellje keni për te pasur probleme me vone. Beqaret do kenë mundësi te përjetojnë momente emocionuese fale një takimi qe do realizojnë ditën e mërkurë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe. Shpenzoni me maturi dhe duke menduar edhe për te ardhmen. Shëndeti do ketë goxha shqetësime, por me e sikletshmja do jete diarreja. Ne pune do keni nevoje te bëni ndryshime te planeve ne mënyrë qe te arrini me shpejt objektivat. Me familjaret do keni goxha probleme dhe nuk do ndiheni te qete.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do jeni me te afërt me partnerin tuaj dhe do arrini te merreni vesh me te për gjithçka. Do kërkoni edhe falje për disa gabime dhe do zgjidhni disa pengje qe ju kane munduar prej kohesh. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire sot dhe te përfitojnë nga çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar do bjere kambana e alarmit për shkak te disa gabimeve qe keni bere. Merrni masa sa pa qene vone. Shëndeti ne disa momente do ketë shqetësime. Shpesh do e ndieni stomakun te fryre, prandaj duhet te kujdeseni për ushqimet. Ne pune do jeni shume ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Kjo do ju shtyje te tentoni edhe gjera shume te vështira. Familja si përherë.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Kjo do jete një jave e qete dhe pa probleme për juve qe jeni ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqaret do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshoje jetën përgjithmonë. Ne fakt atë person shume here e kane ëndërruar dhe ja qe ëndrra do ju behet realitet. buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do e menaxhoni situatën. Po u treguat te kujdesshëm nuk do keni për çfarë te qaheni. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Jo vetëm qe nuk do keni shqetësime, por do ndiheni edhe ne forme perfekte morale e fizike. Ne pune rrethanat do jene te tilla qe do ju ndihmojnë juve te arrini atje ku dëshironi. Me familjaret nuk do keni debate.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Kjo jave do jete e mbushur me aventura dhe me kënaqësi te papërshkrueshme. Me partnerin do jeni gati te bëni çdo gjë qe lidhja te jete e jashtëzakonshme dhe ne asnjë moment te mos reshte entuziazmi. Beqaret do realizojnë një takim te papritur, por qe do mund t’ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do arrini t’i mbani nen kontroll dhe madje mund te kryeni edhe disa transaksione. Shëndeti nuk do jete gjithë kohës i mire. Ne disa momente mund te keni edhe shqetësime nga zemra. Mos neglizhoni asgjë sepse situata me vone do ju ndërlikohet me tepër. Ne pune do jeni me te logjikshëm dhe do keni me tepër besim tek koleget. Se bashku do keni arritje te jashtëzakonshme. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Asnjë planet nuk do ketë ndikim shume te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj jave dhe shume gjera do varen plotësisht nga sjellja juaj. Kujdesuni për fjalët dhe gjestet ne mënyrë qe te mos vuani me pas pasojat. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por qe ne mes te javës mund te fillojnë edhe lidhje pasionante. Ne planin financiar te gjitha përpjekjet qe keni bere do japin frytet e veta. Shëndeti do jete me i qete. Pas te martës do ju rikthehet edhe energjia qe keni pasur me pare. Ne pune do lodheni shume për te arritur objektivat, por rezultatet e mira do ju çlodhin menjëherë. Jeta familjare nuk do jete problematike.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift ka për te qene mjaft harmonike këtë jave. Partnerin do e keni mbështetje për gjithçka dhe ai do ua beje gjerat me te lehta ne çdo sektor. Marrëdhënia ne çift dhe jeta intime do jete gjithashtu e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do arrijnë dot te kenë asgjë konkrete edhe pse do bëjnë te pamundurën. Financat nuk do jene aspak te mira. Financat do jene paksa me delikate se kohet e fundit megjithatë jo aq keq sa për te vene alarmin. Gjendja shëndetësore do lere për te dashuruar. Shpesh do keni shqetësime nga barku, por edhe probleme me lëkurën. Ne pune do arrini atje ku keni dashuri edhe fale mbështetjes se disa kolegeve tuaj. Familja pa asnjë problem.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.