Horoskopi javor nga 30 shtator deri 6 tetor 2019

0.1horoskopijavor525412 1 1

 

DASHI21. mars – 20. prill

Këtë jave duhet ta kaloni gjithë kohen e lire me partnerin tuaj sepse ai me te vërtetë do ketë nevoje për ju. Mos lini pas dore as jetën intime e cila është tejet e rëndësishme. Beqaret do përfitojnë pafund nga mundësitë për aventura dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara. Po bëtë te kundërtën do futeni ne probleme afatgjata. Gjendja shëndetësore do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë duhet te vazhdoni te përkujdeseni ende për ushqimin dhe gjumin. Ne pune do ju behet një propozim interesant nga i cili duhet te përfitoni sa me shume. Jeta familjare do jete me më shume alegri.

DEMI21. prill – 21. maj

Ka mundësi te jeni shume posesive këtë jave ju te dashuruarit dhe mund te bëni disa gabime te pafalshme. Po nuk ndryshuar sjellje dhe po nuk bëtë lëshime do keni goxha mosmarrëveshje. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, por nuk duhet ta neglizhojnë një person tjetër qe do i ftoje për te dale. Financat do mbeten te kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni me përkujdes. Shëndeti here pas here nuk do jete i mire. Stresi dhe ankthi do krijojnë probleme serioze sidomos me kokën dhe zemrën. Ne pune duhet te jeni dyfish te matur këtë jave sepse po filluan problemet nuk keni për ta mbaruar ne kohe një projekt te dhënë. Jetës familjare duhet t’i kushtoni me tepër kohe.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Këtë jave do lini çdo gjë tjetër pas dore ju te dashuruarit dhe do i përkushtoheni me shpirt personit qe keni ne krah. Lidhja me te do forcohet akoma me tepër. Beqaret duhet te mbështeten tek Jupiteri dhe Saturni për te gjetur dashurinë. Mundësitë për takime do jene te mëdha sidomos ne fundjave. Buxheti nuk do jete aspak i keq nëse dini si t’i menaxhoni te ardhurat. Shmangni dhëniet e huave. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Nuk do prekeni nga infeksionet, por nga sëmundjet kronike. Ne pune do merrni frytet e një pune te gjate dhe te lodhshme dhe do e kuptoni se gjithçka ja ka vlejtur. Me familjaret nuk do keni aspak probleme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Kjo do jete një jave shume e qete dhe e bukur për ju te dashuruarit. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin tuaj dhe mund te mendoni edhe te hidhni hapa te rëndësishme. Beqaret nuk do i takojnë dot personat qe kane ëndërruar, por gjithsesi nuk do mbeten vetëm. Ndonjëherë edhe gjerat qe nuk i ke menduar dalin mjaft mire. Neptuni do ju nxite te kryeni shpenzime te pamenduara dhe ka rrezik qe ekuilibri te ketë tronditje. Beni kujdes! Shëndeti here pas here mund te ketë probleme te vogla. Shqetësimet gastrike dhe ato urinare do jene me te përhapurat. Ne pune do ju konkretizohen te gjitha planet dhe do merrni edhe disa shpërblime. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Kjo do jete një jave shume e begate për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Do keni besim te verbër tek partneri dhe do jeni gati te bëni çdo gjë qe ai dëshiron. Ne fakt nuk do ju dale aspak keq. Beqaret do kenë dite te mbushura me emocione te forta sepse do takojnë persona interesante. Deri ne fundjave do e kenë vendosur se me cilin te vazhdojnë me tej. Për financat do përkujdeseni shume me tepër nga me pare dhe do arrini shpejt ta stabilizoni situatën. Rezistenca fizike dhe ajo morale ka për te qene e jashtëzakonshme. Ne pune do jeni ambicioze ne maksimum dhe do ndërmerrni edhe rreziqe për te arritur atje ku doni. Keni për t’ia dale mbanë edhe pse do lodheni pak. Familja do ketë një jave normale.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Jave e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Beni atë qe do ndieni çdo moment dhe mos mendoni me për problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë plot takime, por asnjë prej personave nuk do ju duket aq interesant sa për te filluar një lidhje. Le te presin edhe pak kohe nëse nuk janë te bindur. Për financat do pakujdeset Merkuri. Ai do ju nxite te jeni shume here me te matur dhe ta organizoni si duhet buxhetin. Shëndeti do jete delikat dy ditët e para, por do e rimerrni menjëherë veten dhe do i rifitoni energjitë e humbura. Ne pune do ecni para me hapa me te shpejta. Te gjithë do mahniten me ato qe do arrini. Me familjaret do keni një marrëdhënie për t’u pasur zili.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Këtë jave nuk do jeni shume te qëndrueshëm ne mendime ju te dashuruarit dhe here pas here do keni dyshime për dashurinë e partnerit. Mos e kontrolloni atë ne çdo moment, por me mire flisni dhe përballuni hapur. Fundi i javës ka për te qene shume here me i mire. Beqaret do kenë dite te ndërlikuara ne pune dhe nuk do mendojnë shume për dashurinë pavarësisht se ftesat nuk do mungojnë. Ne planin financiar kane për t’iu dale probleme goxha te mëdha te cilat nuk mund te zgjidhen aq lehtësisht nga sa ju mendonit. Shëndeti do jete i kënaqshëm. Ne pune duhet te keni me tepër besim tek vetja dhe duhet te tentoni te provoni fusha te reja. Ne familje duhet te bëni lëshime qe te mos keni probleme.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Këtë jave do kërkoni gjera ndryshe ju te dashuruarit dhe nuk do ju pëlqejë aspak rutina. Po nuk folët me delikatese me partnerin dhe po i bëtë kërkesat me ngulm nuk do fitoni asgjë. Beqaret nuk do jene aspak ne humor te mire për te filluar aventura apo lidhje serioze, kështu qe do i lënë pa i shfrytëzuar mundësitë qe do iu jepen. Yjet do kenë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Shëndeti nuk do jete i keq, përveç disa shqetësimeve te vogla nga koka. Gjithsesi këto do ndodhin rralle. Ne pune duhet te tregoheni shume te duruar qe te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mos u dorëzoni qe me sfidën e pare qe do ju dale. Ne familje do mbizotërojë harmonia.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni këtë jave ju te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra nga me te ndryshmet dhe do ju beje te ndiheni personi më me fat. Beqaret do flirtojnë ne çdo moment me disa persona dhe deri ne fund te javës mund te fillojnë një lidhje me njërin prej tyre. Buxhetin duhet ta mbani nen kontroll ne çdo moment pasi po filluan problemet askush nuk do ju nxjerre dot prej tyre lehtësisht. Shëndeti nuk do jete i mire. Do keni shqetësime te mëdha për te cilat vetëm mjeket mund t’iu japin këshillat dhe trajtimin e duhur. Jeta profesionale do jete e paqëndrueshme dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare. Kujdes! Familja nuk do ketë aspak ndryshime.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Jave përgjithësisht pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë tërësisht debatet, por ato do jene pa pasoja. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen edhe pse ato do jene thjesht për lidhje afatshkurtra. Për dashurinë e madhe do ju duhet te presin ende edhe pak. Ne planin financiar do keni goxha tronditje te cilat do ju shqetësojnë pa mase. Po nuk ja dolët dot vete kërkoni ndihme tek te afërmit. Për shëndet me te mire duhet te flini mjaftueshëm, te mos neglizhoni ushqimin dhe te merreni me pak aktivitet fizik. Ne pune nuk duhet te ndërmerrni rreziqe shume te mëdha vetëm qe te arrini atje ku doni. Bëjeni çdo gjë ne kohen e duhur. Jeta familjare do jete goxha e trazuar.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Me ne fund do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe gjate gjithë javës do mundoheni ta surprizoni njeri-tjetrin. Emocionet kane për te qene gjithë kohës te jashtëzakonshme. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Merkuri dhe ka mundësi te fillojnë lidhjen e ëndërruar. Për financat është koha e duhur qe te stabilizoni buxhetin. Po e late ende gjithçka pas dore mund te keni probleme serioze. Për shëndet me te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar dhe here pas here te bëni disa ushtrie fizike. Do jeni me te forme. Ne pune do jete Marsi ai qe do iu mbushe plot e përplot me energji. Çdo sfide qe do ndërmerrni do e përmbyllni me sukses. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Nëse bëni përpjekjet e duhura këtë jave do arrini te riktheni ngjyrat ne jetën tuaj ne çift. Nëse ja lini gjerat kohës, ambienti do vazhdoje te jete i zymte. Beqaret do tërhiqen nga persona shume me te vegjël se vetja dhe me karakter te ndryshëm. Ka mundësi qe te hedhin edhe hapa me tej me ta. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Lejojini vetes edhe ndonjë investim. Shëndeti ka për te qene edhe me i mire nga disa kohe me pare. Nuk do keni me as dhimbje koke apo mesi. Ne pune do jeni gati te bëni gjithçka vetëm për te arritur majat. Do merrni edhe shpërblime te majme nga shefat. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.