Horoskopi javor nga 8 korrik deri 15 korrik 2019

Këtë javë do ëndërroni vetëm harmoninë dhe do bëni te pamundurën për te qene ne te njëjtën linje me partnerin tuaj. Venusi do ju mbështesë dhe gjerat do jene me te lehta. Beqaret do realizojnë njohje te reja, por do jene shume përzgjedhës e te pavendosur për te marre ndonjë vendim. Ne planin financiar mundohuni te mos i tejkaloni limitet sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do jete goxha me e mire se me pare. Do bëni te pamundurën për ta larguar stresin dhe nervozizmin. Fundjava do jete edhe me e kënaqshme. Ne pune do keni përshtypjen sikur mundeni te arrini gjithçka dhe nuk do i trembeni asgjëje. Do ndërmerrni edhe iniciativa te reja. Dielli do ua mbroje jetën familjare.

Këtë jave çdo gjë do shkoje për mrekulli për juve qe jeni ne një lidhje. Komunikimi gjithë kohës do jete i ngrohte dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm te bëjnë ndryshime te statusit. Hëna do ju mbështesë ne planin financiar dhe do ju beje me te logjikshëm me shpenzimet. Mire do jete qe po patet mundësi t’i shlyeni disa borxhe. Shëndeti duhet pasur me tepër kujdes nga me pare. Mund te keni shqetësime nga pjese te ndryshme te trupit. Ne pune do jeni me më shume fat se asnjëherë me pare dhe do arrini atje ku keni planifikuar. Me familjaret do keni një marrëdhënie te shkëlqyer.

Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete. Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja. Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta këtë jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë me shume fat se asnjëherë me pare dhe çdo gjë do ju ndryshoje brenda pak orësh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë mire do jete te bëni kujdes nga temperaturat e larta. Ne pune do i keni te gjithë planetët ne krah kështu qe keni për te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e vështirë te ruani një komunikim te ngrohte.

Këtë jave do mundoheni te vendosni ekuilibrin dhe qetësinë ne jetën tuaj ne çift, por nëse partneri është autoritar do e keni paksa me te vështirë. Beqaret do kenë gjithë kohës njohje te reja, por takimi vendimtar do ndihe ditën e enjte. Duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ai do vije prej nga nuk e presin. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjerat qe do ju nevojiten me tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime se fundmi do ndihen me mire. Ne pune nuk do jeni te motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas te enjtes gjerat do fillojnë te ndryshojnë disi. Ne familje do i rregulloni te gjitha problemet.

Do jeni shume te përkushtuar ndaj partnerit tuaj gjate kësaj jave dhe do mundoheni ta bëni atë te ndihet sa me mire te jete e mundur. Ne disa dite mund te mendoni se bashku edhe te kaloni ndonjë aventure te çmendur. Beqaret do jene joshës dhe do tërheqin pas vetes persona te ndryshëm. Me shpejt nga sa ata mendonin, jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Saturni do ndikoje negativisht tek financat dhe situata do behet goxha delikate. Shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se here pas here mund te ndiheni disi nervoze. Ne pune do ju duhen sakrifica dhe mund për te arritur atje ku keni dëshiruar. Do lodheni pak, por ato qe do arrini do ju bëjnë krenare për veten. Ne familje çdo gjë do ece mire.

Jave e mbushur me sensualitet dhe emocione te forta do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shume i trishte. Ata duhet te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe për këtë duhet te falënderoni yjet. Marsi do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer fizike. Nuk do ndiheni as të lodhur si me pare. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni te gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bere ju shefa. Jeta familjare do kërkojë me shume përkushtim.

Do jeni shume joshës këtë jave ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Ai do ndihet krenar qe ju ka ne krah dhe mund t’iu beje edhe një premtime qe as nuk e kishit pritur. Beqaret gjithashtu do realizojnë disa takime premtuese dhe shume shpejt do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar do jete Plutoni ai qe do ju ndihmoje dhe do ju beje me te arsyeshëm. Shëndeti mund te ketë shqetësime te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ushqehuni si duhet dhe merruni me pak sport, pasi ato do ju mbajnë ne forme. Ne pune mos kërkoni te dominoni gjate gjithë kohës, por kënaquni me arritjen e disa objektivave. Për familjen duhet te përkujdeseni me tepër.

Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Komunikimi ne çift do jete i shkëlqyer gjate kësaj jave. Kjo do ju ndihmoje t’i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret duhet te jene me te duruar sepse personi ideal nuk do shfaqet qe ne mëngjes. Financat me ne fund do i stabilizoni, kështu qe mund ta bëni ndonjë investim te vogël. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mekanizmat mbrojtëse do jene delikate. Mundohuni te konsumoni sa me shume proteina dhe vitamina si dhe te praktikoni not ose te ecni me tepër. Ne pune me ne fund do i vini ne praktike te gjitha planet qe keni bere. Keni për te pasur sukses te madh. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

Fale mbështetjes se Uranit dhe Neptunit kjo jave do jete me e bukur dhe me harmonike. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe do kenë fat. Deri ne fund te javës ata kane për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse ne te kundërt mund te keni shume probleme. Mendoni pak me tepër edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer, prandaj nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune do jete periudhe konfuze dhe shpesh do gjendeni neper udhëkryqe. Me familjaret do keni një marrëdhënie harmonike dhe thuajse do mungojnë debatet.